ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 25.03.2022

Ndizen qirinj në nderim të ish-sekretares Albright

Evropaelire.org 

Në Prishtinë më 25 mars, qytetarë dhe politikanë, ndezën qirinj në nderim të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Në ngjarjen që u zhvillua në Prishtinë pranë bustit dedikuar ish-sekretares Albright, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se SHBA-ja është e nderuar që sot në Kosovë është shpallur ditë zie dhe për respektin që ka populli i Kosovës për Albrightin. Albright ka qenë sekretare e Shtetit gjatë luftës në Kosovë. Читать дальше...

Kush po e rrezikon Marrëveshjen e Brukselit?

Evropaelire.org 

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 mars, se “Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, është formë e kërcënimit, që po përcillet me veprime konkrete nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Dushan Janjiq. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 24 mars, ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.  Suspendimi i Stevanoviqit erdhi pas pranisë së saj dhe të disa komandantëve... Читать дальше...

Ukraina thotë se bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”

Evropaelire.org 

Ukraina tha më 25 mars se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj. “Procesi negociues është shumë i vështirë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. “Delegacioni ukrainas ka një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci të sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai. Ai po ashtu tha se “nuk ka konsensus” në çështjet kyçe me Rusinë, që... Читать дальше...

Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vizituar trupat amerikane që gjenden në qytetin polak pranë kufirit me Ukrainën, teksa Moska ka sinjalizuar se do të përqendrojë luftën në lindje të Ukrainës. Biden u takua me dhjetëra ushtarë gjatë një vizite të realizuar më 25 mars në Rzeszow, që gjendet më pak 160 kilometra larg bazës ushtarake në perëndim të Ukrainës, që u sulmua nga Rusia më 13 mars. Mijëra trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni si pjesë e batalioneve të NATO-s. Ky shtet po ashtu... Читать дальше...

Serbët protestojnë kundër vendimit të Kurtit për zgjedhjet serbe

Evropaelire.org 

Serbët në Kosovë protestuan në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë më 25 mars, për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Serbisë që t’i drejtohet me kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve, kërkesë të cilën Beogradi e ka refuzuar.

Rusia thotë se mbi 1,300 ushtarë kanë vdekur në Ukrianë

Evropaelire.org 

Rusia ka thënë se 1,351 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë, thanë zyrtar të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse. Gjeneralkolonel Sergey Rudskoy tha se edhe 3,825 ushtarë janë plagosur, që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. NATO tha më herët gjatë javës se 7,000 deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në katër javët e para të luftës në Ukrainë. Në shifrat e prezantuara nga Rusia duhet se nuk janë përfshirë edhe separatistët që luftojnë në lindje të Ukrainës – të cilët mbështeten nga Rusia ... Читать дальше...

Putin: Perëndimi po tenton ta bojkotojë kulturën ruse

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, të premten, më 25 mars, e akuzoi Perëndimin se po tenton që ta bojkotojë kulturën ruse, përfshirë edhe punën e kompozitorëve të mëdhenj si Pyotr Tchaikovsky, Dmitry Shostakovich dhe Sergei Rachmaninov. Gjatë një takimi me figurat e kulturës, që u transmetua në televizion, Putin e krahasoi anulimin e një sërë ngjarjesh kulturore ruse në javët e fundit, me veprimet e Gjermanisë Naziste në vitet ’30. “Sot, ata po tentojnë ta bojkotojnë kulturën njëmijëvjeçare, popullin tonë”... Читать дальше...

Një 24-orësh lufte në Ukrainë

Evropaelire.org 

Pasi ngeci përparimi i rusëve në Ukrainë, dhuna vazhdoi më 23 dhe 24 mars - sulmet me raketa dhe artileri tronditën disa nga qytetet e mëdha, ndërsa një anije ruse thuhet se u shkatërrua në Ukrainën jugore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)



Lavrov: Rusia po përballet me një "luftë totale" nga Perëndimi

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia po përballet me një luftë totale të shpallur nga Perëndimi. Në një takim të premten, Lavrov tha se "për ne është shpallur një luftë e vërtetë hibride, një luftë totale". Ai shtoi se qëllimi ishte "shkatërrimi, thyerja, mbytja e ekonomisë ruse dhe Rusisë në tërësi". Gjatë muajit të parë të pushtimit të Ukrainës, të cilin Rusia e përshkruan si "operacion special ushtarak", Perëndimi prezantoi masa të ashpra që synonin ekonominë dhe sistemin financiar rus... Читать дальше...

Si e ka ndryshuar partneritetin Kinë-Rusi lufta në Ukrainë?  

Evropaelire.org 

Që prej të shtënave të para në orët e hershme të 24 shkurtit, Kina ka mbajtur një linjë të çuditshme të mbështetjes së pushtimit të Ukrainës nga Moska, teksa ka tentuar që ta distancojë veten nga shkatërrimi që ushtria ruse ka shkaktuar.   Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë. Më 4 shkurt, presidenti kinez, Xi Jinping, u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Pekin në margjinat e Olimpiadës, teksa dy liderët sinjalizuan për thellim të partneritetit të tyre... Читать дальше...

Bisedimet: Shpresë a blerje kohe?

Evropaelire.org 

Paralelisht me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, Rusia është duke zhvilluar edhe një proces negociatash me Kievin - me sa thuhet, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur vetë. Dhuna ka hyrë tashmë në muajin e dytë. Mijëra njerëz të vrarë, miliona të zhvendosur nga shtëpitë. A mund të ketë rrugëdalje përmes dialogut?

Quint-i shpreh shqetësim për rrezik të përshkallëzimit apo dhunës në protesta

Evropaelire.org 

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e planifikuara të premten. Në deklaratën e Quint-it dhe BE-së nuk është përmendur lokacioni, mirëpo të premten, 25 mars, në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë janë duke u zhvilluar protesta të popullsisë lokale serbe, kundër vendimit Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen... Читать дальше...

Lista Serbe dhe stafi gjyqësor pezullojnë punën në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se Lista Serbe dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës derisa të kthehet në postin e saj Lilana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për pjesëmarrje në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë protestës së serbëve në Mitrovicë të Veriut nuk ka pasur fjalime, ndërsa njoftimin për pezullimin e punës në insititucionet e Kosovës Rakiq e tha për mediat, pas protestës. Читать дальше...

Ukraina akuzon Moskën për dëbim të civilëve në Rusi

Evropaelire.org 

Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka akuzuar Moskën për largim të dhunshëm të mijëra civilëve nga qytetet e shkatërruara ukrainase për në Rusi, për të rritur presionin ndaj Kievit që të dorëzohet. Denisova ka thënë më 25 mars se 402,000 njerëz, duke përfshirë 84,000 fëmijë, janë dërguar kundër dëshirës së tyre në Rusi, ku disa mund të shfrytëzohen si “pengje”. Kremlini ka njoftuar për numër gati të njëjtë për ata që kanë ndryshuar lokacion, mirëpo ka pretenduar se ata kanë dëshiruar që të shkojnë në Rusi. Читать дальше...

Inspektorati po shqyrton pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Policisë në takim me Vuçiqin

Evropaelire.org 

Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë të premten, 25 mars, për Radion Evropa e Lirë, se është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Më 22 mars, Vuçiq është takuar me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për moslejimin që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit të mbahen në Kosovë. Vuçiq ka pretenduar se të premten, 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët... Читать дальше...

BE arrin marrëveshje për gaz me SHBA-në

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit. Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Kjo gjë nënkupton rritje të importeve... Читать дальше...

Medvedev: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në Moskë

Evropaelire.org 

Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë dhe tani zëvendësshef i Këshillit shtetëror të Sigurisë, ka thënë se do të ishte “budallallëk” të besohet se sanksionet e Perëndimit kundër bizneseve ruse mund të kenë ndikim në Qeverinë në Moskë. Perëndimi ka vendosur një mori sanksionesh ndaj Rusisë, dhe disa sanksione shënjestrojnë oligarkë rusë, që besohet se janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. “Le të pyesim veten: A mund të kenë këta biznesmenë, qoftë edhe ndikimin më të vogël në udhëheqësinë e shtetit?"... Читать дальше...

Të gjitha “kërcënimet” e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës 

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë ka “penguar” daljen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës. Kësaj radhe, arsyeja për “gatishmërinë” e tyre për të braktisur këto institucione është, siç kanë thënë ata, “terrori që po kalojnë” dhe për shkak se Prishtina zyrtare nuk po e lejon votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit. Më 22 mars, Vuçiq u takua në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët “jo vetëm që njëzëri... Читать дальше...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë për mbrojtje të civilëve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë, si dhe ndaljen e menjëhershme të luftës. Rezoluta, e cila është miratuar më 24 mars në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka siguruar 140 vota në të mirë të saj nga 193 në total. Katër shtete – Siria, Bjellorusia, Koreja Veriore dhe Eritrea – i janë bashkuar Rusisë me votë kundër dhe 38 shtete kanë abstenuar. Rezoluta “kërkon ndalje të menjëhershme... Читать дальше...

Ukraina dëbon diplomatë bjellorusë

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleh Nikolenko, i tha Radios Evropa e Lirë më 24 mars, se ky vendim ishte përgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Minsku një ditë më parë. Qeveria bjelloruse tha më 23 mars se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme ukrainase që gjendet në Brest, dhe urdhëroi një numër të paspecifikuar të diplomatëve ukrainas të largohen nga ambasada në Minsk... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде






Рябков: Недопуск россиян на рейсы из Турции в Мексику связан с давлением США

В подмосковном Пущине заменили лабораторных мышей бессмертными червями

Собянин: На майских праздниках парковка в Москве будет бесплатной

Психолог Наумова: субкультура фурри не опасна для детей, пока игра не перерастет