ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 04.04.2022

Votuesit ‘joekzistentë’ të Luginës 

Evropaelire.org 

Teuta Fazliu, një pjesë të madhe të jetës së saj e ka kaluar në qytetin e saj të vendlindjes, Bujanoc të Serbisë. Viteve të fundit është shpërngulur në Kosovë, por atje ende jeton familja e saj, në pronën familjare. Megjithatë, Teutës, autoritet serbe në vitin 2020 ia pasivizuan adresën. Kjo ia pamundësoi asaj të votonte në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u zhvilluan të dielën, më 3 prill në Serbi. “Unë në mëngjes dje [e diel 3 prill] kam hyrë në listën e votuesve të shtetit për të parë se a ekzistoj ende në listën e votuesve. Читать дальше...

Rizgjedhja e Vuçiqit bllokon më tej dialogun

Evropaelire.org 

Rizgjedhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk pritet të sjellë asgjë pozitive në marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën e, rrjedhimisht, as në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tha të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Komentet e saj pasojnë një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të cilat, sipas rezultateve paraprake, nxorën fitues Vuçiqin, me gati 60 për qind të votave. Duke folur para gazetarëve në Prishtinë, Osmani tha se Serbia... Читать дальше...

Osmani: Ka interes të madh që të hiqet regjimi i vizave me Bosnjën

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka asnjë arsye që Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina që të mos gjejnë modalitete që do t’u lejonin qytetarëve të të dyja shteteve që të udhëtonin me letërnjoftime apo pasaporta. Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina aplikojnë regjimin e vizave për udhëtimet mes dy shteteve. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 prill, Osmani tha se ka biseduar për çështjen e heqjes së regjimit të vizave me dy prej tre anëtarëve të Presidencës së Bosnjës, përkatësisht me anëtarin boshnjak... Читать дальше...

Humb jetën një person në vendin e punës 

Evropaelire.org 

Një punëtor i angazhuar në një objekt në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës, ka humbur jetën më 4 prill, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Agron Boroci, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Boroci tha se rasti ka ndodhur të hënën në orën 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti”, ku viktima ka rënë nga lartësia në objektin ku punonte. “Viktima mashkull nuk ka arritur t'i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh ai. Policia e Kosovës... Читать дальше...

Osmani: Serbia udhëhiqet nga një mentalitet i viteve '90

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk pret ndryshime pozitive nga zgjedhjet parlamentare dhe presideciale serbe, që u mbajtën më 3 prill. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 prill, Osmani tha se Serbia udhëhiqet nga një mentalitet i viteve '90. “Është për fat të keq edhe të Serbisë dhe të rajonit që nuk ka një ndryshim pozitiv, në kontekst të mentalitetit politik që e udhëheq Serbinë. Pra, edhe nëse flasim për të djathtë, të majtën apo qendrën, për fat të keq vazhdon një... Читать дальше...

Suedia miraton dozën e katërt për mbi 65-vjeçarët

Evropaelire.org 

Suedia ka rekomanduar dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për banorët e moshës mbi 65-vjeçare, si dhe për ata që jetojnë në shtëpi të të moshuarve. Në këtë rekomandim përmendet që doza e katërt mund të jepet edhe për banorët e moshave 18-64, të cilët kanë imunitet të dobët. “Synimi është që, sikurse më herët, të parandalojmë sëmurjen serioze dhe vdekjet nga COVID-19”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, udhëheqëse e Agjencisë për Shëndetin Publik në Suedi. Ajo ka thënë se marrja e dozës... Читать дальше...

Irani fajëson Uashingtonin për vonesë të bisedimeve për çështje bërthamore

Evropaelire.org 

Irani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet fajësuar për vonesën e fundit në vazhdim të bisedimeve për finalizim të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, e cila është “shumë e arritshme”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, ka thënë më 4 prill se Teherani “nuk do të presë përgjithmonë”, pasi pengesat e minutës së fundit kanë rrezikuar disa muaj të përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015, e cila parasheh heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor. Читать дальше...

Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë konfirmon fitoren e listës së Vuçiqit 

Evropaelire.org 

Lista “Aleksandar Vuçiq - Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat janë mbajtur të dielën.  Me mbi 87 për qind të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4 për qind të tyre, ka bërë të ditur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.  Në vend të dytë ka dalë koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13.1 për qind të votave dhe në vend të tretë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me 11.7 për qind. Читать дальше...

Kina angazhon ushtrinë për menaxhim të COVID-19 në Shangai

Evropaelire.org 

Kina ka dërguar më shumë se 10,000 punëtorë shëndetësorë në Shangai, duke përfshirë 2,000 pjesëtarë të stafit mjekësor të ushtrisë, teksa tenton të ndalë valën e koronavirusit në qytetin më të madh të Kinës. Ky qytet ka kryer testime masive të popullsisë prej 25 milionë banorësh të hënën, teksa faza e izolimit ka hyrë në javën e dytë. Ndonëse shumë fabrika dhe kompani financiare kanë arritur të funksionojnë edhe pas izolimit të punëtorëve të tyre, shqetësimet janë rritur për ndikimin ekonomik... Читать дальше...

Sllovakia në linjë me BE-në për pagesën e gazit rus

Evropaelire.org 

Sllovakia do të veprojë në linjë me Bashkimin Evropian ndaj kërkesave të Rusisë për pagesë të gazit, ka thënë kryeministri sllovak, Eduard Heger, pasi një ministër ka folur për mundësinë e pagesës në rubla, nëse ashtu mundësohet rrjedhja e gazit. Sllovakia varet shumë nga furnizimet ruse me gaz dhe Moska ka kërkuar pagesa në rubla. Megjithatë, Komisioni Evropian ka thënë të premten se kompanitë evropiane, të cilat sipas kontratës i bëjnë pagesat në euro dhe dollarë, nuk duhet të përmbushin këtë kërkesë. Читать дальше...

Liderja e Hong Kongut nuk synon mandat të dytë

Evropaelire.org 

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar se nuk synon mandat të dytë në zyrë, pas një udhëheqësie të diskutueshme, e cila është përcjellë me gërryerje të shumë lirive civile. Si shefe ekzekutive, Lam ka mbikëqyrur një fazë turbulente, pasi është vërejtur ndikim më i madh i Kinës në Hong Kong, pas protestave masive të vitit 2019. Lam, 64-vjeçare, ka qenë zgjedhje e Pekinit për të fituar mandatin më 2017. Të hënën ajo u ka thënë gazetarëve se ka prioritet familjen. “Kam konsideruar vetëm një gjë, dhe ajo është familja. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Певица Валерия посчитала нужным восстановить Crocus City Hall после теракта

Певица из Коми участвует в телеконкурсе "Звезда"

Директора структурного подразделения «Росатома» Сахарова арестовали за взятку

Кубок Орловской области по спортивной гимнастике