ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 06.04.2022

Kryeministri i Italisë: Ndalimi i importeve të gazit rus "nuk është në tryezë"

Evropaelire.org 

Kryeministri italian, Mario Draghi tha të mërkurën (6 prill) se ndalimi i importeve të gazit nga Rusia nuk po konsiderohet në nivel të BE-së, por nëse arrihet një konsensus për këtë çështje, Italia do të pajtohet me të. "Një embargo gazi nuk është ende në tryezë dhe nuk e di nëse do të jetë ndonjëherë," u tha Draghi gazetarëve në një konferencë shtypi. Ai tha se nëse flukset e gazit nga Moska do të pezulloheshin, Italia kishte ende rezerva për të mbuluar nevojat e saj deri në fund të tetorit. Читать дальше...

Zyrtarët e BE-së: Është herët për të konsideruar dozën e katërt të vaksinës

Evropaelire.org 

Zyrtarët evropianë të shëndetësisë thonë se është shumë herët për të marrë në konsideratë dhënien e një doze të katërt të vaksinave të koronavirusit për shumicën e njerëzve, por thonë se një përforcues shtesë mund të administrohet për ata mbi moshën 80 vjeç. Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, Agjencia Evropiane e Barnave dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thanë se kishin shqyrtuar të dhënat për një dozë të katërt të vaksinave COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna Inc. Читать дальше...

Hungaria thotë se është e gatshme të paguajë gazin rus në rubla

Evropaelire.org 

Hungaria tha të mërkurën (6 prill) se ishte e përgatitur të paguante rubla për gazin rus, duke thyer qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili ka kërkuar një front të bashkuar në kundërshtimin e kërkesës së Moskës për pagesën në rubla. Hungaria do të paguajë për dërgesat në rubla nëse Rusia e kërkon këtë, tha kryeministri Viktor Orban në një konferencë shtypi të mërkurën. Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Evropën se rrezikon të ndërpresë furnizimin me gaz nëse nuk paguan në rubla. Me kalimin e javëve para mbylljes së faturave... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut po e humbë fuqinë punëtore

Evropaelire.org 

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë në pah se në Maqedoninë e Veriut është ulur dukshëm numri i të rinjve, me këtë dhe i fuqisë punëtore. Ana Eftimova, 30-vjeçare, tashmë tre vjet punon në Gjermani, në një kompani e cila ndërmjetëson për punësim. Ajo rrëfen për Radion Evropa e Lirë se kur e ka marrë ofertën për punë jashtë vendit në asnjë moment nuk është hamendur nëse duhet të largohet për shkak të standardit më të lartë jetësor. “Edhe pse nuk ishte fare e lehtë, e dija se ky është vendimi më i mirë. Читать дальше...

Japonia do të largojë ndalimin e hyrjes për 106 vende, përfshirë SHBA-në

Evropaelire.org 

Japonia planifikon të lehtësojë kufizimet kufitare të lidhura me COVID- 19 duke hequr ndalimin e hyrjes për shtetasit e huaj nga 106 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën të premten (8 prill), tha qeveria. Tokio ka relaksuar gradualisht kufizimet e shkaktuara nga pandemia, por largimi i kufizimit në kufi nuk do të thotë një rihapje e plotë për turistët. Ministria e Jashtme tha të mërkurën se të huajt nga 106 vendet nuk do t'i nënshtrohen refuzimit të lejes për të hyrë në Japoni nga e premtja... Читать дальше...

Presidentja e Kosovës pranon kredencialet nga ambasadorja e Izraelit

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën (6 prill) ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021. Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Читать дальше...

LDK-ja dorëzon kallëzim penal për punësimet në KEK  

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit që janë bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).   Shkëmb Manaj, koordinator i Departamentit për rend dhe ligj në LDK,  ka thënë se partia në pushtet ka kapur institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike.    “Ky kallëzim penal është një thirrje në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e fundit të KEK-ut. Dhe, ky kallëzim penal është një thirrje për drejtësi për të gjithë kandidatët... Читать дальше...

Koalicioni qeverisës në Izrael humb shumicën

Evropaelire.org 

Një anëtare kyçe e partisë Yamina të kryeministrit të Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën se do të largohej nga koalicioni qeverisës. Kjo është një lëvizje e papritur që e lë Bennettin pa shumicë parlamentare. Njoftimi i Idit Silman bën që koalicioni i kryeministrit Bennett, i përbërë nga tetë parti, duke filluar nga islamistët, nacionalistët e linjës së ashpër dhe liberalët, të ketë 60 ulëse në Parlament, aq sa ka edhe opozita. “Kam tentuar të ndjek rrugën e unitetit. Kam punuar shumë për këtë koalicion”... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде






Mash: замминистра обороны Тимур Иванов жил в особняке из романа «Мастер и Маргарита»

Достойная смена

Мария Захарова объяснила, почему Россия заблокировала резолюцию Совбеза ООН о запрете ядерного оружия в космосе

AFP: правительство Конго обвинило Apple в незаконном использовании ископаемых