ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 13.04.2022

Bredhja nëpër spitale të huaja për të kërkuar shërim   

Evropaelire.org 

Që nga 14 shkurti i këtij viti, Safet Bytyçi nga fshati Nishor i Suharekës - komunë në pjesën jugore të Kosovës - është duke e trajtuar vajzën e tij në një spital të Shkupit në Maqedoni të Veriut. Vajza e Safetit, Melisa, 18 vjeçe, u rrëzua nga kati i pestë i një objekti të lartë, më 24 janar, duke pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë thyerje të gjymtyrëve. Një javë ishte në gjendje kome dhe kreu disa intervenime në Prishtinë, por, siç tregon babai i saj, pas tri javësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)... Читать дальше...

Ndalohet për ryshfet një zyrtar policie në Bllacë

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka ndaluar një punonjës të saj nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, respektivisht marrjes së ryshfetit në vendkalimin kufitar në Bllacë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Rasti është denoncuar në emisionin Stop në televizionin Klan në Shqipëri. Sipas videos të publikuar, përgjegjësi i turnit në pikën kufitare me inicialet E.SH i ka marrë një shoferi të transportuesve të pasagjerëve 120 euro për kalimin e kufirit. Читать дальше...

Qentë endacakë: Rrezik i vazhdueshëm, zgjidhje ende

Evropaelire.org 

Qentë endacakë bredhin rrugëve të Prishtinës me vite. Disa prej tyre janë edhe agresivë dhe sulmojnë qytetarët. Komuna e Prishtinës thotë se ka nisur së zbatuari një strategji, përmes së cilës synon të ulë numrin e qenve endacakë, si dhe të bëjë menaxhimin e tyre. Fidan Ymeri tregon se është sulmuar prej tyre dhe se ka përfunduar në emergjencë më 26 mars.

Jep dorëheqje i sanksionuari i SHBA-së nga Bosnja

Evropaelire.org 

Asim Sarajliq, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha të mërkurën dorëheqje nga të gjitha funksionet politike.  Në një konferencë për media, Sarajliq tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Departamenti amerikan i Thesarit, më 11 prill.  “Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se - për shkak të vendimit të autoriteteve... Читать дальше...

Qeveria miraton projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale  

Evropaelire.org 

Pas njëmbëdhjetë vjetësh, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur më 13 prill.  Në mbledhje po ashtu është vendosur që paga deri në 250 euro të lirohet nga tatimi. Rritje të pagës minimale vazhdimisht kanë kërkuar Bashkimi... Читать дальше...

Johnson dhe Sunak hedhin poshtë kërkesat për dorëheqje

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari britanik, Rishi Sunak, kanë hedhur poshtë thirrjet për të dhënë dorëheqje, pavarësisht se janë gjobitur nga Policia për shkelje të rregullave për luftim të koronavirusit në qershor të vitit 2020. Johnson, Sunak dhe gruaja e kryeministrit, kanë marrë vërejtje për pjesëmarrje në një festë ditëlindjeje në zyrën e kryeministrisë. Si rezultat, Johnson është bërë kryeministri i parë në pushtet i Britanisë së Madhe që është sanksionuar për shkelje të ligjit. Читать дальше...

Ndalet prodhimi i iPhone-ve në dy fabrika në Kinë

Evropaelire.org 

Pegatron është bërë kompania e fundit teknologjike, e cila ka ndalur operacionet për prodhim të telefonave të kompanisë amerikane Apple, iPhone, për shkak të masave të izolimit në Shangai. Kompania ka thënë se ka pezulluar përkohësisht prodhimin në dy fabrikat e saj në Kinë. Ky njoftim vjen pasi autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve për koronavirus në Shangai më 12 prill. Kjo ka nënkuptuar që disa prej 25 milionë banorëve të qytetit mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas disa javëve. Читать дальше...

Identifikohet një “person me interes” pas sulmit në Nju Jork

Evropaelire.org 

Policia në qytetin e Nju Jorkut ka identifikuar “një person me interes” pas të shtënave me armë zjarri në mëngjesin e 12 prillit, si pasojë e të cilave janë plagosur 20 persona në një stacion metroje. Policia ka thënë se është në kërkim të Frank R James, 62-vjeçar, në lidhje me sulmin, pasi ai ka marrë me qira një automjet, që mund të jetë i lidhur me të shtënat me armë zjarri. Çelësat e makinës së marrë me qira në Filadelfia janë gjetur në skenën e sulmit. Detektivët e Nju Jorkut kanë thënë se janë duke kryer hetime. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Янник Синнер

Янник Синнер поделился впечатлениями от общения с игроками сборной Италии по футболу






«Моментально деморализует»: названо самое эффективное средство самообороны

Погибшие в «Крокусе» сёстры пережили теракт в Волгодонске в 1999 году

Усков: нарушения по выдаче чеков в Подмосковье сократились более чем на 30%

Телеведущий Куличков опроверг информацию об инсульте