ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 18.04.2022

Punonjësit e arsimit nuk zmbrapsen nga greva

Evropaelire.org 

“Do të hamë bukë e djathë, por asnjë presion nuk do të na lëkundë nga qëndrimi për të vazhduar grevën deri në përmbushjen e kërkesave tona të drejta për rritjen e pagave”, thotë Sukti Ismaili, mësues nga Tetova. Kështu ai komenton njoftimin e Qeverisë maqedonase se punonjësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, nuk do të marrin paga për aq ditë sa do të jenë në grevë të përgjithshme. “Nëse kanë mbetur për një rrogë të mësuesit, le t’i ndalin edhe tri rroga. Nuk do të ha kushedi çfarë ushqimi. Читать дальше...

Nëpër “fushën e vrasjes” në kufirin Iran-Irak

Evropaelire.org 

Tregtarët kurdë, të njohur si kulbarë, bëjnë rrugëtim të rrezikshëm nga Kurdistani iranian deri tek ai irakian, për të fituar para vetëm sa për të siguruar bukën e gojës. Disa kanë pësuar me jetë. Shumë të tjerë janë vrarë nga rojat kufitare iraniane. Gjatë vitit 2021 janë vrarë 52 persona, sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut - Hengaw. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Somunet, tradita shekullore e Prizrenit

Evropaelire.org 

Në një furrë buke të vjetër më shumë se një shekull, që gjendet në qendër të Prizrenit, disa anëtarë të familjes Qollaku fillojnë përgatitet në orën 14:00 me qëllim që të kënaqin bashkëqytetarët e tyre, të cilët vijnë për të blerë somune ose bukë për Ramazan. Pa këtë produkt, iftari nuk mund të imagjinohet në këtë qytet në jugperëndim të Kosovës. Nga rreth 50 furra buke, as sa ka në këtë qytet, kjo është një nga furrat e pakta ku somunet përgatiten në mënyrë tradicionale. Ato piqen me dru, ashtu siç është bërë me shekuj. Читать дальше...

Petkoviq i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit për marrëveshjen e targave

Evropaelire.org 

Drejtori  i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për marrëveshjen për targat, parimi i reciprocitetit është i “padiskutueshëm dhe i panegociueshëm”. Përmes një komunikate për media, Petkoviq tha se Kurti nuk ka kredibilitet që të flasë për reciprocitetin në dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Beogradin. “Deklarata të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i parakohshëm dhe nuk kanë... Читать дальше...

Rrëfimet e nuseve fëmijë: Na morën fëmijërinë

Evropaelire.org 

Sipas statistikave zyrtare në Iran, numri i vajzave të martuara midis moshës 10 dhe 14 vjeçe është rritur për 32 për qind në çerekun e parë të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Dy gra që janë martuar kur kanë qenë fëmijë, rrëfejnë pasojat psikologjike dhe fizike që u ka shkaktuar martesa e hershme. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)

Kosova thotë se parimi i reciprocitetit për targat “është i panegociueshëm”  

Evropaelire.org 

Për Kosovën, parimi i reciprocitetit për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje për targat, pasi aktualisht është në fuqi një marrëveshje e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa. “Më 21 prill... Читать дальше...

Kurti: Asnjë gram tolerancë për strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “sulm terrorist” sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit më 15 prill, duke shtuar se nuk do të ketë “asnjë gram tolerancë” nga Qeveria për strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë. Duke folur me gazetarët në Prishtinë më 18 prill, pas homazheve pranë bustit të Zahir Pajazitit, Kurti tha se u takon organeve të rendit që të hetojnë dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë, pas disa sulmeve të raportuara ndaj policisë në veri të Kosovës. Читать дальше...

Turqia nis ofensivë të re kundër militantëve kurdë në Irak

Evropaelire.org 

Turqia ka nisur një ofensivë të re ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, tha më 18 prill ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Njësitë ushtarake dhe forcat speciale, të mbështetur nga një numër i paspecifikuar i avionëve dhe helikopterëve, janë përfshirë në ofensivën kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan, që gjenden në veri të Irakut, tha Akar. PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Читать дальше...

Teherani paralajmëron se do ta shënjestrojë Izraelin nëse vepron kundër Iranit   

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka paralajmëruar se forcat e armatosura të shtetit të tij do ta shënjestrojnë Izraelin, nëse ky i fundit ndërmerr veprime kundër Republikës Islamike. “Nëse ndodh lëvizja më e vogël nga ana juaj kundër shtetit të Iranit, qendra e regjimit Zionist do të jetë destinacion i forcave tona të armatosura”, tha Raisi, duke iu referuar Iraelit. Ai nuk dha më shumë detaje, por shtoi se Irani po shikon “nga afër” çdo lëvizje të Izraelit. Raisi i bëri këto komente më... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Сафиуллин не смог выйти во второй круг турнира ATP в Барселоне






Интервью Лаврова российским радиостанциям Sputnik, «Говорит Москва» и «Комсомольская правда»

Посольство: российские организации работают в штатном режиме в Иране

Более 30 мировых премьер вошло в программу 46-го ММКФ

Мужчину с травмой позвоночника спасли в Долгопрудном