ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 20.04.2022

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se shteti i Kosovës nuk ka dalë nga “lëvizjet separatiste, por nga gjenocidi”, ndërkaq homologu i saj serb, Nikolla Sellakoviq, akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër serbëve, përfshirë edhe për trafikim organesh. Gjatë kësaj mbledhjeje, Gërvalla tha se është krenare me UÇK-në... Читать дальше...

Lajçak: U takon kryenegociatorëve të arrijnë marrëveshje për targat

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se më 20 prill është mbajtur takimi i fundit i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me çështjen e targave. Sipas tij, u takon kryenegociatorëve të të dyja shteteve të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje, gjatë takimit të tyre më 21 prill.  “Sot, ekspertët nga Kosova dhe Serbia u takuan për herë të fundit në kuadër të grupit punues për targat e makinave, para afatit të fundit të 21 prillit. Me punën e tyre... Читать дальше...

Senatorët amerikanë të shqetësuar me ndikimin kinez në Ballkan

Evropaelire.org 

Senatorja demokrate nga Shtetet e Bashkuara, Jeanne Shaheen, dhe dy anëtarë të tjerë të Komitetit për Punë të Jashtme, vizituan më 20 prill Sarajevën. Nga Bosnjë e Hercegovina ajo tha se ishte e “shqetësuar me atë që vjen me përpjekjet kineze” dhe se “shtetet duhet të kuptojnë që investimet kineze, të tilla si ato në infrastrukturë, nuk vijnë pa kosto shtesë”. “Kam biseduar për këtë çështje me përfaqësuesit e shteteve në mbarë botën, përfshirë edhe shtetet evropiane ku kompanitë kineze bëjnë biznes. Читать дальше...

Kë e furnizuan me naftë kompanitë e pezulluara? 

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, Ministria e Pushtetit Lokal, Posta e Kosovës, Kombinati Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompanitë rajonale të ujësjellësit dhe mbeturinave janë vetëm disa institucione shtetërore, që në muajt e fundit janë furnizuar me naftë dhe benzinë nga kompania Petrol Company. Por, Petrol Company është një prej katër kompanive të derivateve të naftës në Kosovë, të cilave, një ditë më herët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ua ka pezulluar lejet për importin dhe deponimin e lëndës së parë... Читать дальше...

Platformë online për aplikim të shtesave prej 100 eurosh 

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të platformës online për aplikim për shtesat prej 100 eurosh për punëtorët në sektorin privat dhe studentët. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë shpejt do të dalin me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit.  “Është çështje ditësh”, tha Kryeziu. Ai shtoi se edhe për shtesat prej 100 euro për studentët janë duke punuar në platformën ku do të mund të bëhet aplikimi. Më 12 prill, kryeministri i Kosovës... Читать дальше...

Thellohet kontesti Shkup - Sofje

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut, bazuar në zhvillimet fundit me Sofjen sa i përket kontestit lidhur me të kaluarën historike, por edhe polemikat së fundi pas hapjes së një qendre kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, ka fare pak gjasa që në qershor të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve bullgarë se Sofja ka refuzuar propozimin e fundit për zgjidhjen e kontestit, për përmbajtjen... Читать дальше...

Pesë të arrestuar në një aksion kundër drogës në Kosovë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë persona, nën dyshimet për veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”. Aksioni, sipas njoftimit, është zhvilluar në Mitrovicë të Jugut dhe Fushë Kosovë, ku janë konfiskuar 56 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. “Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin... Читать дальше...

Mariupoli: Si u shndërrua në varrezë një qytet i begatshëm

Evropaelire.org 

Qyteti-port i Mariupolit ishte vendbanim i 400,000 personave, para pushtimit nga Rusia. Ai është rrethuar nga trupat ruse dhe po bombardohet vazhdimisht qe më shumë se 50 ditë. Qyteti është shndërruar në gërmadha, teksa Rusia pohon se tani e ka në kontroll gati të plotë. Mijëra civilë besohet të jenë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të kenë mbetur të ngujuar në qytet. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)



Lajçak në Beograd: Presim që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 20 prill, tha se shtetet e bllokut presin që të dyja palët të zbatojnë të gjitha gjërat për të cilat janë marr vesh gjatë dialogut të zhvilluar në dhjetë vjetët e fundit. Sipas një njoftimi të publikuar nga Presidenca serbe, Lajçak tha se do të vazhdojë të angazhohet në vazhdimin e dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, pa vonesa të mëtejme. Ndërkaq, në një postim në Twitter... Читать дальше...

Gjykata britanike lëshon urdhër për ekstradim të Assange në SHBA

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi të mërkurën, më 20 prill, një urdhër zyrtar për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me gjyqin për publikimin e dosjeve sekrete në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan. Vendimi tani i takon ministres së Brendshme britanike, Priti Patel, megjithëse Assange ka ende mundësi që brenda 14 ditësh të apelojë çdo vendim për miratimin e ekstradimit. Vendimi i 20 prillit e sjell sagën e gjatë ligjore... Читать дальше...

Opozita bojkoton Kuvendin, insiston në hetimin e krizës energjetike

Evropaelire.org 

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës. Të mërkurën, më 20 prill, deputetët e këtyre partive opozitare kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Ky veprim i opozitës për bojkotim u bë pasi të martën, më 19 prill, në seancën e Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të futej në rend të ditës formimi i një komisioni hetimor parlamentar... Читать дальше...

FH: Kosova shënon përparim në shkallën e demokracisë

Evropaelire.org 

Zëri i Amerikës Në raportin e organizatës Freedom House për vendet në tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25. Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar... Читать дальше...

Shangai fillon daljen nga bllokimi

Evropaelire.org 

Qyteti kinez Shangai raportoi të mërkurën se nuk kishte identifikuar asnjë rast të ri të infektimit me COVID-19 jashtë zonave të karantinuara në dy rrethe, duke rritur shpresat se situata do të normalizohej. Pas lehtësimit të pjesshëm të masave disa fabrika filluan rikthimin në punë, në mesin e tyre edhe prodhuesi amerikan i veturave, Tesla e cila  kishte ndaluar prodhimin për gati tri javë. Prodhuesi amerikan i veturave ishte në një listë prej 666 firmash të shpallura nga qeveria kineze javën e kaluar... Читать дальше...

Çështja e targave rrezikon të kthehet në pikën zero 

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, porositi se u takon kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë "një marrëveshje për të lëvizur përpara” sa i përket çështjes së targave, kur të takohen më 21 prill. Ai tha përmes një postimi në Twitter se ekspertët e Kosovës dhe Serbisë kanë mbajtur në Bruksel takimin e fundit të grupeve punuese, para 21 prillit, kur skadon edhe afati për të arritur një marrëveshje afatgjatë për targat.  “Sot, ekspertët nga... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной






В Москве мошенник похитили со счета 79-летней женщины 16 млн рублей

Прогноз на матч «Балтика» - «Крылья Советов» от Бубнова

Запущен крупнейший в России завод по переработке пластика

Вильфанд предсказал 20-градусное тепло в Москве