ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 22.04.2022

Mbi 30 të vrarë në një xhami në Afganistan

Evropaelire.org 

Të paktën 33 vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm në një xhami dhe shkollë fetare në Afganistanin verior gjatë lutjeve të premten, më 22 prill. Shumë prej tyre janë studentë, tha një zyrtar taliban. Zaibulah Mujahid, zëvendësministri i Kulturës dhe Informacionit taliban, tha se sulmi ndodhi në qytetin Imam Saheb në provincën Kunduz dhe se talibanët e dënuan krimin dhe shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për viktimat. Sulmi i sotëm është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë Afganistanin. Читать дальше...

Kosova nuk do të marrë veprime të menjëhershme për targat

Evropaelire.org 

Kosova ka treguar gatishmërinë dhe ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e targave të automjeteve, por Serbia nuk ka treguar gatishmëri dhe interesim për një gjë të tillë, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Kryenegaciatorët në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dështuan të arrijnë një marrëveshje të përhershme për targat, më 21 prill, në Bruksel. Po këtë ditë ka skaduar afati i marrëveshjes së përkohshme për targat... Читать дальше...

Faturat e rrymës s’ulen, beteja vazhdon në gjykatë 

Evropaelire.org 

Me gjithë urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës - të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji - qytetarët e Kosovës edhe këtë muaj janë faturuar me çmime të rritura.  “Faturat kanë ardhur - të papërballueshme, çmimi është i lartë”, thotë Shemsi Kastrati, banor në Prishtinë.  Gjykata ka marrë vendimin për pezullim më 9 prill - dy muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit për shtrenjtimin e rrymës.  Procesi ka nisur në gjykatë pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës... Читать дальше...

Mungesë kuadrosh për luftën kundër korrupsionit në polici

Evropaelire.org 

Dyshimi për përfshirjen e pjesëtarëve të policisë në korrupsion, paraqet një goditje të fortë ndaj luftës kundër korrupsionit, theksojnë organizatat që në fokus kanë luftën kundër kësaj dukurie.  Këto reagime vijnë pas dyshimeve të ngritura për përfshirje të pjesëtarëve të policisë në korrupsion siç ishte rasti në Bllacë javën e kaluar, si dhe vjedhjes së magazinave të Stacionit të Policisë në Ohër gjatë kësaj jave.  Organet e policisë thanë se në këto magazina ka pasur gaz lotsjellës, si dhe materiale higjienike për nevojat e policisë... Читать дальше...

Petkoviq: Beogradi po bllokon gënjeshtrat e Prishtinës dhe jo dialogun

Evropaelire.org 

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, përmes një komunikate të lëshuar nga kjo zyre, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila fajësoi Serbinë për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat. Më 21 prill, në Bruksel, kryenegociatorët në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje të përhershme për targat, pasi që marrëveshja e përkohshme e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, ka pasur afat deri më 21 prill. Читать дальше...

Vazhdohet në heshtje marrëveshja e përkohshme për targat

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia më 21 prill dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel për targat e automjeteve. Por, ky fakt nuk e pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët. Çdo veturë nga Serbia që futet në Kosovë dhe anasjelltas, vazhdon t’i mbulojë simbolet shtetërore në targat automjeteve.

A janë zhdukur dokumente nga Presidenca e Kosovës? 

Evropaelire.org 

Shërbimi Inspektues i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës pritet ta vizitojë Presidencën e Kosovës javën e ardhshme, për të parë nëse gjithçka është në rregull me dokumentacionin.   Kjo, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Televizionin Dukagjini në Kosovë, më 19 prill, ka thënë se ka vërejtur se në institucionin që drejton, mungojnë dokumente nga e kaluara, të cilat do të duhej të ishin të arkivuara.  Osmani, e cila ka marrë detyrën e presidentes në prill të vitit 2021... Читать дальше...

BE: Vazhdon regjimi i letrave ngjitëse për targat

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se BE-ja shpreh keqardhje për mosarritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat në takimet e fundit në kuadër të dialogut, porse, në mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse. “Të mërkurën grupet punuese për targat e automjeteve përfunduan punën e tyre në kërkimin e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Читать дальше...

Osmani: Do të vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për targat

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 22 prill se në ditët në vijim do të ketë përpjekje që të arrihet një zgjidhje e përhershme për targat e makinave, pasi një ditë më parë, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, dështuan që të arrinin një marrëveshje për këtë çështje. Bashkimi Evropian u bëri thirrje palëve që të vazhdojnë bisedimet, pasi më 21 prill ishte data kur skadonte një marrëveshje e përkohshme për targat, e cila parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa. Читать дальше...

PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj bordit të ZRRE-së 

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar në Kuvend, më 22 prill dorëzoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës kallëzim penal ndaj anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Kallëzimi penal ndaj këtij bordi është bërë për siç thuhet, “moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë”. Kallëzimi penal është dorëzuar nga Faton Fetahu, avokat i angazhuar nga PDK-ja. Читать дальше...

Përleshje midis policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aksa

Evropaelire.org 

Policia izraelite ka ndërhyrë të premten në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pasi të rinj palestinezë kanë hedhur gurë në portën e xhamisë, ku ishin të vendosur policia. Associated Press raportoi se pas hedhjes së gurëve, policia izraelite hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, duke shtënë plumba gome dhe duke hedhur shok bomba, teksa është raportuar edhe për të lënduar. Rikthimi i dhunës në këtë xhami vjen pavarësisht se Izraeli ka ndaluar përkohësisht që hebrenjtë ta vizitojnë këtë xhami... Читать дальше...

Letrat ngjitëse "arnojnë" marrëveshjen për targat

Evropaelire.org 

Në pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, shoferët nga të dyja anët e kufirit edhe më 22 prill po qarkullojnë duke përdorur letrat ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave të tyre. Ndërkaq, në rrugën Zveçan-Jarinjë janë parë disa kontrolle policore. Letrat ngjitëse po përdoren pavarësisht se marrëveshja e përkohshme për këtë gjë, e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, skadoi më 21 prill. Kosova dhe Serbia nuk u pajtuan për ndonjë zgjidhje të përhershme për targat... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде






Как правильно зарегистрировать новостройку – полезные советы и инструкции

Медики спустили с четвертого этажа москвичку весом 300 кг

Строители раскрыли технологии возведения монолитного моста через Упу в Туле

«Этот проект был исторически необходим нашей стране»: Путин — о 50-летии строительства БАМа