ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 23.04.2022

Rusia synon të pajisë ushtrinë me raketën e re në vjeshtë

Evropaelire.org 

Raketa e re interkontinentale e Rusisë me kapacitet bërthamor, Sarmat, do të bëhet pjesë e arsenalit ushtarak në vjeshtë, ka thënë një zyrtar i lartë rus për mediat shtetërore. Ky koment vjen disa ditë pas testimit të kësaj rakete. Raketa Sarmat do të vazhdojë të testohet derisa t’i dorëzohet ushtrisë, ka thënë Dmitry Rogozin, udhëheqës i Agjencisë hapësinore ruse “Ne planifikojmë ta bëjmë këtë gjë deri në vjeshte”, ka thënë ai në një intervistë televizive. Raketa është testuar të mërkurën në veri të Rusisë. Читать дальше...

Për nxënësit turq mungojnë tekstet shkollore  

Evropaelire.org 

Nxënësit e komunitetit turk në Kosovë, që ndjekin mësimin fillor, nuk i kanë të gjitha librat në gjuhën e tyre - sidomos ato për lëndët kombëtare. Lëndë kombëtare të komuniteteve, sipas plan-programit mësimor në Kosovë, janë: gjuha, historia, arti dhe muzika, ndërsa te lëndët e përgjithshme klasifikohen: matematika, fizika, gjeografia, kimia e të tjera. Tekstet për lëndët kombëtare të turqve hartohen nga ekspertë të komunitetit turk, kurse ato për lëndët e përgjithshme i hartojnë ekspertë shqiptarë dhe pastaj përkthehen në turqisht. Читать дальше...

Poliomeliti paralizon një fëmijë në Pakistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë në Pakistan kanë bërë të ditur infektimin e parë me poliomelit pas më shumë se një viti, duke nxitur kryeministrin e sapozgjedhur Shehbaz Sharif që të organizojë takim urgjent të task-forcës kombëtare për luftim të sëmundjes. Autoritetet kanë thënë se djaloshi 15-vjeçar është paralizuar nga virusi në Vaziristan. Ky është rasti i parë i tillë i infektimit në 15 muajt e fundit në Pakistan, sipas autoriteve përgjegjëse për programin e zhdukjes së poliomelitit. Pakistani... Читать дальше...

BE finalizon projektligjin për të luftuar abuzimet në internet

Evropaelire.org 

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të shtunën, 23 prill, e cila detyron platformat si Facebook, Twitter dhe Google që të menaxhojnë përmbajtjen e dëmshme, sikurse gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka përshkruar marrëveshjen si “historike”, e cila do të ketë shtrirje përtej Evropës. “Rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, do të sigurojnë liri të shprehjes dhe mundësi për bizneset”... Читать дальше...

Me zejen shekullore të plisit mban familjen

Evropaelire.org 

Tash e tri dekada e gjysmë, Ergyle Gjurgjialo nga Prizreni merret me prodhimin e plisit. Kjo zeje, që tradicionalisht është kultivuar dhe ushtruar nga burrat në Kosovë, është burim jetese për familjen e saj 4-anëtarëshe. Ergylja thotë se prodhimi i plisit është traditë familjare, e vjetër mbi 100 vjet. Me këtë produkt, ajo furnizon sot dyqane të shumta në Kosovë.

Shangai regjistron edhe 12 vdekje tjera me COVID-19

Evropaelire.org 

Qyteti i Shangait ka regjistruar 12 vdekje shtesë me koronavirus më 22 prill, për dallim nga 11 në ditën e mëparshme. Në mesin e banorëve është duke u rritur zemërimi për shkak të kufizimeve në lëvizje dhe censurës online. Ky qytet, i cili është duke u përballur me valën më të madhe të pandemisë në Kinë, ka regjistruar 20,634 raste të reja pa simptoma të premten. Numri i rasteve të reja me simptoma ka shkuar në 2,736. Pacientët që kanë vdekur kanë pasur një moshë mesatare prej 88 vjetësh, ka thënë Qeveria në Shangai. Читать дальше...

Izraeli mbyll pikëkalimin për banorët e Gazës pas sulmeve me raketa

Evropaelire.org 

Izraeli ka thënë se do të mbyllë të dielën pikëkalimin e vetëm për punëtorët nga Rripi i Gazës, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa natën e kaluar. Sulmet me raketa në mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës vijnë pas disa ditëve të përleshjeve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem dhe pas një muaji të dhunës vdekjeprurëse. Trazirat – të cilat kanë ndodhur teksa festivali hebre përkon në kohën kur myslimanët agjërojnë në Muajin e shenjtë të Ramazanit – ka nxitur shqetësimet ndërkombëtare për konflikt... Читать дальше...

Vdes një grua si pasojë e tërmetit në Bosnje-Hercegovinë

Evropaelire.org 

Një grua e re ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur Bosnje-Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit. Tërmeti, për të cilin është raportuar pak pas orës 23:00, është ndier në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë. Drejtori i spitalit në Mostar ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gruaja që ka vdekur është plagosur në qytetin e Stolacit. Viktima - e lindur më 1992 -  është gjetur mes rrënojave pasi një pjesë... Читать дальше...

Tërmet i fuqishëm në Bosnjë, raportohet për të lënduar

Evropaelire.org 

Të paktën një person ka pësuar lëndime të rënda nga një tërmet i fuqishëm prej 5.7 ballësh të Rihterit që goditi Bosnjë e Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit. Qendra Shëndetësore në Stolac ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se një grua është lënduar rëndë në këtë qytet. Siç u tha, bëhet fjalë për një grua të lindur në vitin 1992. Ajo u gjet nën rrënoja... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






Традиции проводить субботники в Москве исполнилось 105 лет

Как путешествовать с детьми: три лайфхака для комфортного отдыха

Тело мужчины с огнестрельным ранением найдено в Балашихе

Москвич в шортах забрался на снежную гору в Сочи и не смог сам спуститься