ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 24.04.2022

Projeksionet e nxjerrin Macronin fitues të zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Projeksionet e televizioneve franceze tregojnë se Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të Francës me 58 për qind të votave. Francezët kanë votuar më 24 prill për të zgjedhur presidentin e tyre për pesë vjetët e ardhshëm. Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Ajo besohet se ka fituar 42 për qind të votave. Projeksionet e përgatitura nga mediat franceze janë kombinim i rezultateve reale dhe atyre të sondazheve, andaj konsiderohen tejet të besueshme. Читать дальше...

OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije nga një lloj misterioz i hepatitit

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë të shtunën në mbrëmje se është në dijeni për të paktën 169 raste të "hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur” në disa shtete. Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga një deri në 16-vjeçare dhe 17 prej të sëmurëve është dashur të kryejnë transplant të mëlçisë. Читать дальше...

Ndihma për fëmijët me nevoja të veçanta s’mjafton as për ilaçe 

Evropaelire.org 

Nurtene Idrizi, djali i së cilës është me sindromën Down nuk mund të punojë pasi tërë kohën ia kushton të birit 10-vjeçar, i cili ka nevojë për ndihmë në çdo pjesë të ditës. Ajo shprehet e zhgënjyer që gjatë kësaj jave është hedhur poshtë propozimi i partisë, E Majta, që ndihma që merr nga shteti prej rreth 5 mijë e 200 denarësh (85 euro) të rritet dyfish pasi, siç thotë, këto mjete nuk dalin as për ilaçe, si dhe pagesën e logopedit për shërbimet e të cilit djali i saj ka nevojë. “Shkollën e fëmijëve... Читать дальше...

Ethet e PISA-s zënë prapë Kosovën 

Evropaelire.org 

Njohuritë e nxënësve kosovarë do t’i nënshtrohen edhe njëherë testit ndërkombëtar PISA. Shtatë mijë nxënës, nga 15 vjeç, të përzgjedhur nga 237 shkolla të Kosovës, do të testohen në ditë të caktuara nga 25 prilli deri më 20 maj. PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore. Në vitin 2015 dhe në vitin 2018, ky test... Читать дальше...

Sulmohet me thikë një prift në Francë

Evropaelire.org 

Një burrë i përshkruar si jostabil mendërisht ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nicës në Francë, kanë thënë zyrtarët të dielën. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë në llogarinë e tij në Twiter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin. Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i qytetit të Nicës, Christian Estrosi, ka thënë se sulmuesi ka qenë jostabil mendërisht... Читать дальше...

Qysh me kursy?

Evropaelire.org 

Kursimi është hapi i parë drejt pavarësimit financiar. Në këtë edicion të rubrikës Të flasim, mund të mësoni disa mënyra si të kurseni dhe si mund t’i shfrytëzoni ato në të ardhmen.

Tregu i Kamenicës - vendi për shoqërim mes shqiptarëve e serbëve

Evropaelire.org 

Tregu në Kamenicë, rreth 60 kilometra nga Prishtina, është vendi ku serbët dhe shqiptarët mblidhen për dy dekada. Disa vijnë për të blerë prodhime vendase, të tjerë për të fituar para. Ndërsa e premtja është ditë tregu në Kamenicë për Gjorgje dhe Nada Gjordjeviqin, kjo është ditë për shoqërim dhe "argëtim".

Dhjetëra të vdekur në Nigeri pas shpërthimit në një rafineri ilegale

Evropaelire.org 

Të paktën 50 njerëz kanë vdekur në jug të Nigerisë si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale të naftës, kanë thënë autoritetet. Dhjetëra njerëz besohet se kanë qenë duke punuar në fabrikë kur është përhapur zjarri. Shumë prej tyre nuk kanë mundur as të identifikohen për shkak të djegies së madhe. Shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë e ka kthyer rafinimin e paligjshëm të naftës në biznes atraktiv për shumë banorë në jug të Nigerisë. Numri i viktimave mund të rritet, pas një... Читать дальше...

Japoni: Konfirmohen 10 njerëz të vdekur që ishin në barkën e zhdukur

Evropaelire.org 

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet janë në kërkim të 16 njerëzve tjerë që kanë qenë në bordin e barkës Kazu 1. Barka besohet se është nisur në një udhëtim tre-orësh në Gadishullin Shiretoko. Ajo zonë është e mbrojtur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe vizitat me barka janë të shpeshta pasi aty mund të shihen shumë gjallesa ujore. Читать дальше...

Macron apo Le Pen: Francezët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Evropaelire.org 

Francezët kanë nisur të votojnë të dielën, 24 prill, në zgjedhjet që do të vendosin nëse presidenti aktual pro-Bashkimit Evropian, Emmanual Macron, do të vazhdojë punën edhe për një mandat apo do të mundet nga Marine Le Pen, euroskeptike. Sondazhet e ditëve të fundit i kanë dhënë Macronit një rritje të lehtë dhe analistët kanë thënë se Le Pen – pavarësisht përpjekjeve të saj për të zbutur tonet dhe imazhin – ka mbetur jo shumë popullore për një pjesë të konsiderueshme të votuesve. Mirëpo një... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов объяснил, почему снялся с турнира ATP 500 в Барселоне






Акушер-гинеколог Диана Ибрагимова начала работу в МОЦОМД

Посольство РФ разочаровано просьбой ФРГ не участвовать в памятных церемониях

Церемония открытия ММКФ началась с минуты молчания в память о жертвах «Крокуса»

Свердловские подростки приняли участие в уникальном медиапроекте: «Пронзительные воспоминания детей»