ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 27.04.2022

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-liderit boshnjak, Ejup Ganiq

Evropaelire.org 

Autoritetet në Sarajevë kanë ngritur aktakuza për krime lufte ndaj disa ish-politikanëve boshnjakë dhe liderëve ushtarakë për rolin e tyre në vrasjen e ushtarëve jugosllavë në fillim të luftës së Bosnjës në vitet ’90. Prokurorët në Sarajevë kanë ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për përfshirje në sulmin e vitit 1992, kur një konvoj i forcave të Ushtrisë Popullore Jugosllave po tërhiqej nga Sarajeva, dhe ishte i shoqëruar nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara. Në mesin e të dyshuarve janë edhe Ejup Ganiq... Читать дальше...

Raporti i Këshillit të Evropës: Rriten kërcënimet ndaj gazetarëve

Evropaelire.org 

Numri më i madh i rasteve të maltretimeve dhe frikësimit të gazetarëve gjatë vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022 u regjistrua në Poloni, Rusi, Serbi, Slloveni dhe Britani, sipas raportit të Këshillit të Evropës “Mbrojtja e lirisë së shtypit në kohë tensionesh dhe konfliktesh”, botuar më 27 prill. Raporti i 15 organizatave të medias, partnerë të Këshillit të Evropës, tregoi se përqindja e kërcënimeve ndaj lirive të medias u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2021 dhe se po këtë vit u regjistruan... Читать дальше...

Rusia njofton për shkëmbim të burgosurish me SHBA-në

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se piloti i burgosur, Konstantin Yaroshenko, është shkëmbyer me ish-marinsin amerikan, Trevor Reed, dhe se ky shkëmbim ka ndodhur në një shtet të paspecifikuar evropian. Reed, 30-vjeçar nga Teksasi, ishte dënuar më 2020 nën akuza se kishte sulmuar dy policë rusë më 2019. Qeveria amerikane dhe Reed kanë dënuar akuzat dhe kanë vënë në pikëpyetje procedurat gjyqësore. Yaroshenko ishte arrestuar në Liberi më 2010 dhe ishte dërguar në SHBA. Një vit pas kësaj, ai... Читать дальше...

Danimarka nënshkruan marrëveshjen për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë

Evropaelire.org 

Danimarka nënshkroi të mërkurën (27 prill) një marrëveshje me Kosovën për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet e  Danimarkës. Të dy vendet ranë dakord fillimisht në dhjetor që vendi skandinav të marrë me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh. "Ne kemi nënshkruar tani një marrëveshje  që do të sigurojë kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët tanë të burgjeve,"... Читать дальше...

Gjukanoviq kërkon hetim urgjent mbi kërcënimet me bomba në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat në këtë vend. Më herët gjatë së mërkurës, më 27 prill, është ndërprerë mësimi në 41 shkolla që kanë marrë mesazhe anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba. “Megjithatë, Ministria vendosi të pezullojë mësimin në të gjitha shkollat për shkak të panikut që u ngrit”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezheviq. Në Mal të Zi ka 162 shkolla fillore dhe 50 shkolla të mesme. Pjestarët e policisë tashmë gjenden në terren. Читать дальше...

Bota nderon sekretaren Madeleine Albright 

Evropaelire.org 

Udhëheqës botërorë nderojnë sot (27 prill) ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars. Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj. Albright, e zgjedhur nga Clinton, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare. Në ceremoninë përkujtimore... Читать дальше...

Aung San Suu Kyi dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Mianmar, më 27 prill, dënoi udhëheqësen e rrëzuar civile Aung San Suu Kyi me pesë vjet të tjera burg për korrupsion. Në këtë pjesë të gjykimit, 76-vjeçja fituese e çmimit Nobel për Paqe u akuzua për marrjen e një ryshfeti prej 600,000 dollarësh dhe më shumë se njëmbëdhjetë kilogramë ar nga një ish-zyrtar i rajonit Jangon. Ajo i mohon të gjitha akuzat. Aung San Suu Kyi u rrëzua në një grusht shteti në shkurt të vitit 2021 dhe që atëherë ka qenë në burg. Në procesin gjyqësor kundër saj... Читать дальше...

"Zhdukja më e rëndë se vdekja"

Evropaelire.org 

Shaip Ramabaja nga lagjja Hajvali e Prishtinës, tash e 23 vjet, është duke kërkuar djalin e tij, Bashkimin, të cilin për herë të fundit e ka parë më 18 prill të vitit 1999. Asokohe, familja e tij, për shkak të dhunës së forcave serbe në Kosovë, është zhvendosur në fshatin Mramor, rreth 15 kilometra në lindje të kryeqytetit. Por, të përndjekur sërish nga forcat serbe, Shaipi, sikurse edhe një numër shumë i madh i të zhvendosurve të tjerë shqiptarë që ua kishin mësyrë fshatrave të Gollakut, është detyruar të kthehet në Hajvali. Читать дальше...

Rasti i parë në Kinë i gripit të shpendëve H3N8

Evropaelire.org 

Kina ka raportuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, por autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët. Lloji H3N8 dihet se infekton kuajt, qentë dhe fokat, por nuk ishte zbuluar te njerëzit. Ministria kineze e Shëndetësisë deklaroi se një djalë katër vjeçar, i cili jeton në provincën qendrore të Henanit, ishte pozitiv me llojin H3N8. Ai u shtrua në spital në fillim të prillit me ethe dhe simptoma të tjera të gripit. Familja... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина приблизилась к первой ракетке мира






Отопительный сезон в Подмосковье может завершиться в пятницу

Главные тренды образования в 2024 году: итоги V Международного «Инфофорума» для педагогов

Профилактическая работа в преддверии праздника Светлой Пасхи

Ольга Романив: 5 сигналов, что мужчина тайно влюблен