ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 03.05.2022

Biden: E drejta e abortit është themelore

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes në publik të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar. Biden tha se administrata e tij është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e abortit. “Do të jemi gati kur të lëshohet ndonjë vendim”, tha ai. Читать дальше...

Ndryshimet klimatike "rrezikojnë 4 për qind të GDP-së globale"

Evropaelire.org 

Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë që të humbet 4 për qind e prodhimit të përvitshëm ekonomik global deri më 2050, dhe mund t’i godasin shumë më ashpër pjesët më të varfra të botës, ka vlerësuar një studim që ka përfshirë 135 vende të botës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Media dhe Qeveria s’e shohin me një sy njëra-tjetrën

Evropaelire.org 

Viti 2021 nuk ka qenë aspak i lehtë për gazetarët dhe mediat, në kuptimin e një terreni të përshtatshëm për kryerjen e punës së tyre, vlerësojnë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Trendi i ngjashëm ka vazhduar edhe në katër muajt e parë të vitit 2022, thonë nga ky asociacion. Gjatë vitit 2021, në këtë organizatë janë raportuar 29 raste të sulmeve dhe kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve, forma të ndryshme të shantazhit, tendenca për frikësimin e gazetarëve, përdorim i gjuhës linçuese... Читать дальше...

OBSH paralajmëron për “epideminë” e obezitetit në Evropë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mi 1.2 milion vdekje në vit në të gjithë Evropën. Në raportin e publikuar të martën, OBSH-ja tha se normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138 për qind në pesë dekadat e fundit. Gati një e katërta e të rriturve tani janë obezë në Evropë - më shumë se në çdo rajon tjetër, përveç Amerikës, tha OBSH-ja. “Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit kanë arritur përmasa epidemike në të gjithë rajonin dhe janë duke u përshkallëzuar”... Читать дальше...

Grupet islamike “po humbin popullaritetin” në Gjermani

Evropaelire.org 

Popullariteti i salafistëve dhe lëvizjeve të tjera islamike në Gjermani është duke u zbehur për herë të parë prej krijimit të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka thënë Qeveria gjermane. “Për dallim prej të kaluarës, numri total i njerëzve të përfshirë në salafizëm është duke rënë për herë të parë”, ka thënë Qeveria si përgjigje ndaj pyetjes së një deputeti të partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë. Arsyet për rënie të popullaritetit përfshijnë vënien e ndalesave ndaj grupeve të caktuara... Читать дальше...

Australia rrit normat e interesit për herë të parë prej 2010-ës

Evropaelire.org 

Banka Qendrore e Australisë ka rritur normat e interesit për herë të madh në më shumë se një dekadë, me qëllim të zbutjes së çmimeve në rritje të konsumit. Norma kryesore e kredisë është rritur për 25 pikë bazike në 0.35 për qind, duke shënuar rritjen e parë prej nëntorit të vitit 2010. Banka ka thënë se inflacioni “është rritur dukshëm dhe më shumë sesa është pritur” duke dhënë shenja se mund të ketë rritje shtesë në normën e interesit. Ky vendim e ka vendosur institucionin bankar në qendër... Читать дальше...

SHBA: Raportohet se e drejta për abortin mund të shfuqizohet

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë vendimin që mundëson abortin, sipas një draft-opinioni që ka rrjedhur nga ky institucion, raporton e përditshmja Politico. Sipas saj, gjyqtari, Samuel Alito, ka thënë në dokument se vendimi i vitit 1973 është i gabuar. Nëse verifikohet ky dokument, ai do të përbënte një rast të pashembullt në historinë moderne të kësaj gjykate. Gjyqtarët pritet të bëjnë të ditur vendimin për këtë rast në fillim të muajit korrik. As Gjykata Supreme... Читать дальше...

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Evropaelire.org 

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021. Trendi i rritjes vjen pas rënies që ka shënuar vitin e kaluar - për tetë pozita - në krahasim me renditjen e vitit 2020. Por, edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, siç e vlerësojnë Reporterët pa Kufij. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Александрова впервые войдет в топ-15 мирового рейтинга






Антонов назвал непристойными оскорбления Байдена в адрес Путина

S7 Airlines переходит на летнее расписание

Синоптики спрогнозировали небольшой дождь в Москве 29 марта

Ученые выяснили, что лекарства от паразитов угрожают жизни 1% домашних кошек