ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 05.05.2022

Tre njerëz të vdekur pas sulmeve në qendër të Izraelit

Evropaelire.org 

Tre njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në atë që policia ka thënë se dyshohet të jetë sulm terrorist në qendër të qytetit izraelit, Elad. Dy sulmuesit – njëri i armatosur me armë dhe tjetri me sëpatë – kanë shënjestruar kalimtarët në parkun e qytetit, kanë raportuar mediat izraelite. Të dyshuarit janë ende në arrati. Ky sulm ka ndodhur teksa Izraeli ka shënuar Ditën e Pavarësisë, ditë pushimi për nder të themelimit të shtetit. Ky sulm vjen edhe pas sulmeve vdekjeprurëse që janë... Читать дальше...

Iraku goditet nga stuhia e pluhurit, mijëra njerëz kërkojnë trajtim

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur dhe më shumë se 5,000 të tjerë janë shtruar nëpër spitale në Irak, për shkak të problemeve me frymëmarrje, si pasojë e stuhisë së shtatë të pluhurit brenda një muaji. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr, ka thënë se në Bagdad është raportuar për 2,000 raste të “zënies së frymës”, sipas agjencive irakiane të lajmeve. Ai ka këshilluar njerëzit me astmë dhe sëmundje tjera kronike që të qëndrojnë në ambiente të brendshme. Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në Irak... Читать дальше...

Lambrecht: Shpresoj që dialogu të marrë dinamikë të re

Evropaelire.org 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë të enjten, 5 maj, në Prishtinë se Gjermania mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ajo ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të ofrojë trajnime për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe se forcat gjermane do të vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s në këtë vend, KFOR. Por, për përafrim me BE-në... Читать дальше...

OBSH: Rreth 15 milionë njerëz kanë vdekur nga COVID-19

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se numri i vdekjeve me koronavirus në botë mund të ketë shkuar në rreth 15 milionë. Kjo shifër është për 13 për qind më e madhe sesa ajo që është parashikuar përgjatë dy vjetëve. OBSH beson se shumë shtete nuk kanë raportuar situatën reale për viktimat me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Zyrtarisht besohet se 5.4 milionë njerëz kanë vdekur me këtë virus. Sipas OBSH-së, në Indi kanë vdekur 4.7 milionë njerëz, apo 10 herë më shumë sesa është raportuar. Читать дальше...

SHBA-ja kërkon marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut, MIA. Ai tha se SHBA-ja po zhvillon bisedime me Shkupin dhe Sofjen për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, por... Читать дальше...

Kuvendi voton për formimin e dy komisioneve hetimore për energjinë

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike gjatë seancës së 5 majit, gjatë së cilës pati debate të ashpra.  Një komision hetimor është iniciuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe i njëjti do të kryesohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj. Ndërkaq, komisioni hetimor i iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të udhëhiqet nga deputeti Hajdar Beqaj i PDK-së. Читать дальше...

Evropa mund ta ketë të vështirë eliminimin e naftës ruse

Evropaelire.org 

Reuters Bashkimi Evropian (BE) ka propozuar një embargo në disa faza për naftën ruse, por mund ta ketë të ndërlikuar për ta zbatuar, duke pasur parasysh rrjetin kompleks evropian të shpërndarjes, si dhe sfidat në gjurmimin e naftës së papërpunuar pasi ajo të përzihet apo rafinohet. Nëse plani miratohet nga shtetet anëtare, do të hyjë në fuqi pas gjashtë muajsh për naftën e papërpunuar dhe pas tetë muajsh për naftën dhe produktet e tjera të naftës. Sa të përkryera mund të jenë sanksionet e BE-së? Читать дальше...

Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme për COVID-19

Evropaelire.org 

Republika Çeke i ka dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, që ishte vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nga 5 maji, masat e fundit që ishin në fuqi, siç ishin mbajtja e maskave në spitale dhe shtëpi kujdesi, nuk do të aplikohen më. “Incidenca po vazhdon të bie”, tha ministri i Shëndetësisë së Çekisë, Vlastimil Valek. Brenda shtatë ditësh, Republika Çeke ka regjistruar 77 infektime për 100,000 banorë. Qytetarët tani do të paguajnë për teste për koronavirus me metodën PCR... Читать дальше...

Rritet inflacioni në Turqi

Evropaelire.org 

Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj. Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind. Ekonomistët... Читать дальше...

Policia izraelite hyn në xhaminë Al-Aksa

Evropaelire.org 

Policia izraelite ka hyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për të larguar protestuesit palestinezë të enjten, pasi vizitat e hebrenjve  në këtë vend të shenjtë rinisën pas një ndërprerjeje gjatë festave myslimane. Në javët e fundit ka pasur një sërë përleshjesh në kompleksin Al-Aksa, që është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët, i cili është i ndërtuar në majën e një kodre, që konsiderohet vendi më i shenjtë i hebrenjve, të cilët i referohen si Mali i Tempullit. Teksa vizitat e hebrenjve rinisën... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: В Москве и Московской области более 4,3 тысячи многодетных мам досрочно вышли на пенсию в 2023 году

Нижегородцам покажут "Смуту": исторический фестиваль состоится 5-7 апреля

В Тюмени насмерть сбили 9-летнего мальчика на велосипеде

"На пожарную безопасность они тоже забили": жадность Агаларовых повлекла массовые жертвы в ходе теракта