ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 06.05.2022

Tetë persona të vdekur pas shpërthimit në një hotel në Havana

Evropaelire.org 

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi masiv që ka goditur një prej hoteleve më ekskluzive të Havanës në Kubë. Shpërthimi në Hotelin Saratoga, të premten, 6 maj, duket se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, kanë thënë autoritetet lokale. Ndërtesa historike pesëkatëshe ishte duke u përgatitur për rihapje pas periudhës së pandemisë së koronavirusit. Aktualisht janë duke u kryer operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja. Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet e afërta. Читать дальше...

Dy persona të vrarë pas sulmit në një qendër kujdesi në Holandë

Evropaelire.org 

Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në një qendër holandeze që ofron terapi për personat me nevoja të veçanta apo me probleme mendore. Një vajzë 16-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare janë vrarë në qendrën Tro Tardi në qytetezën, Alblasserdam, në lindje të Roterdamit. Policia holandeze ka arrestuar më vonë të dyshuarin në një park të afërt. Një djalosh 13-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare janë plagosur seriozisht, derisa personi i pestë është lënduar lehtë. Radioja holandeze... Читать дальше...

NATO: Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

Evropaelire.org 

Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, shihen si dëshmi e përkushtimit të këtij shteti për të ndjekur rrugën e integrimeve euroatlantike, por diplomatët në Bruksel rikujtojnë se realizimi i këtyre aspiratave varet nga vullneti kolektiv i të gjitha 30 vendeve anëtare të aleancës. Shtetësinë e Kosovës nuk e njohin katër vende anëtare të NATO-s: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja dhe ky fakt mund të bëhet pengesë edhe për përfshirjen formale të Kosovës në Partneritetin për Paqe. Читать дальше...

Përçarja e shqiptarëve thellon problemet në Luginë 

Evropaelire.org 

Mungesa e unitetit midis shqiptarëve në Luginën e Preshevës po i thellon edhe më problemet me të cilat përballet ky komunitet në pjesën jugore të Serbisë. Nga tre deputetë, sa kanë pasur në legjislaturën e kaluar serbe, shqiptarët kanë përfunduar me asnjë - së paku tash për tash, nëse adresimi i disa ankesave nuk tregon ndryshe. “Kjo gjendje do të na kthejë shumë kohë pas dhe do të na sjellë energji negative në ambientin tonë. Nuk do të ketë zhvillim ekonomik, nuk do të ketë prosperitet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Almin Shaqiri... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Россиянин Сафиуллин потерял четыре места в рейтинге ATP






Сводный оркестр Мариинского и Большого театров приедет в Екатеринбург на Пасхальный фестиваль

Салливан: США считают, что Россия создает спутник, способный нести ядерный заряд

Мужчины стали в 2 раза активнее пользоваться маркетплейсами

Mash: актриса Александра Урсуляк задолжала 86 тыс. рублей из-за занятости