ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 10.05.2022

Musk thotë se do ta kthente Trumpin në Twitter

Evropaelire.org 

Pronari i kompanisë Tesla, Elon Musk, thotë se nëse oferta e tij për të blerë rrjetin social Twitter është e suksesshme, ai do të anulojë suspendimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga kjo platformë. Njeriu më i pasur në botë ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh me bordin e Twitter muajin e kaluar. Por ai tha se nuk ishte një marrëveshje e përfunduar dhe se në mënyrë ideale marrëveshja do të përfundohej në dy deri në tre muajt e ardhshëm. Vendimi i Twitter-it për të... Читать дальше...

Dyshohet për varrezë masive, nisin gërmimet në Sijenicë të Serbisë

Evropaelire.org 

Në fshatin Shtaval në komunën e Sijenicës në Serbi, të martën më 10 maj, kanë nisur gërmimet për dyshimet për një varreze masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar nisjen e gërmimeve. “Gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive”... Читать дальше...

I bllokuar në Prizren, Sakibi ëndërron Bosnjën

Evropaelire.org 

Sakib Ademoviq ka 28 vjet që jeton në afërsi të Prizrenit, por vazhdimisht e ëndërron vendlindjen e tij, Gornja Vërsinjën, që gjendet në afëri të Vlasenicës në lindje të Bosnjë e Hercegovinës. Aktualisht, ky 70-vjeçar, i përkatësisë boshnjake, nuk ka mundësi të vizitojë fshatin e tij. Ai nuk ka dokumente të vlefshme udhëtimi as të Kosovës, e as të Bosnjë e Hercegovinës. Sakibi erdhi në Kosovë në vitet ’90, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Lufta e gjeti me prindërit në qytetin e Han Pijeskut... Читать дальше...

VMRO bojkoton Kuvendin, pushteti s’pranon mbajtjen e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase të martën, më 10 maj, ka nisur me bojkotin e punës së Kuvendit duke pamundësuar kështu miratimin e të gjitha ligjeve që kërkojnë dy të tretat e votave, por edhe mbajtjen e seancave të rregullta për shkak të shumicës së brishtë parlamentare, pasi nga 120 deputetë sa numëron Kuvendit, shumica ka 64. Deri te bojkoti erdhi pasi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që drejton Lidhjen Social Demokrate, refuzoi kërkesën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski... Читать дальше...

Gratë afgane protestojnë kundër dekretit të ri për mbulesë në publik

Evropaelire.org 

Dhjetëra gra dhe aktiviste për të drejtat e grave kanë protestuar kundër një urdhri që nxorën talibanët përmes së cilit bëhet e detyrueshme që gratë të mbulohen tërësisht kur dalin në publik. Gratë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, Kabul, më 10 maj duke mbajtur pankarta përmes së cilave bënin thirrje për drejtësi, pavarësisht përpjekjeve të frikësimit nga operativët talebanë, të cilët i kërcënuan me dhunë. "Ne u përballëm me sjellje të ashpër nga talibanët. Ishte e frikshme... Ata madje na thanë nëse ecim edhe një hap më përpara... Читать дальше...

Rusia me paradë ushtarake në Mariupol

Evropaelire.org 

Në sfondin e një qyteti të shkatërruar dhe nën zhurmën e bombardimeve të fabrikës së rrethuar të çelikut, Azovstal, Rusia festoi më 9 maj, Ditën e Fitores në qytetin "e çliruar" të Mariupolit. Kishte vetëm një problem: shumë pak banorë përfituan nga ushqimi falas dhe koncerti. (Përgatiti: Besmir Nenaj)

SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, megjithëse rikujtuan se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha 30 vendeve anëtare të Aleancës. Mbështetjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim e ka shprehur zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffrey Adler. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”... Читать дальше...

Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm për akuzat e reja

Evropaelire.org 

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Në seanca të ndara pranë Dhomave të Specializuara, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, por edhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja, që i janë shtuar më 29 prill aktakuzës fillestare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme më 10 maj... Читать дальше...

Lideri i ri i Koresë së Jugut ofron mbështetje nëse Veriu denuklearizohet

Evropaelire.org 

Yoon Suk Yeol, i cili të martën mori postin e presidentit të Koresë së Jugut, u zotua se do të punojë për një marrëveshje për programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe ofroi një “plan të guximshëm” për ekonominë e Phenjanit, nëse ky i fundit zgjedh të braktisë zhvillimin e armëve bërthamore. Mandati pesëvjeçar i Yoon nis në një prej kohëve më sfiduese, pasi përballet me probleme të sigurisë, probleme ekonomike e sociale. Po ashtu ka skepticizëm se Koreja e Veriut do të përfill ofertën e tij për programin bërthamor. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой






Бизнес-астролог Александра Секачева дала интервью журналу “Фокус внимания”

На месте будущей школы в подмосковном ЖК «Люберцы» заложили капсулу времени

Texas LNG подписала второе соглашение c EQT о поставках СПГ

Жителям Подмосковья рассказали о работе транспорта в праздники