ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 15.05.2022

Blinken optimist për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete zyrtarisht të aplikojnë, pavarësisht se Turqia ka shprehur shqetësime për anëtarësimin e mundshëm të këtyre dy shteteve nordike.   “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm aplikimin në NATO edhe të Suedisë dhe Finlandës, nëse këto dy shtete vendosin që zyrtarisht të aplikojnë për anëtarësim në aleancë”, tha Blinken për gazetarët të dielën, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Berlin. Читать дальше...

Shkup: Gjysma e personave që kërkojnë punë, mbi 45 vjeç

Evropaelire.org 

Nijazi Neziri, 57 vjeç, më shumë se një dekadë kërkon punë si punëtor krahu në tregun në Shkup, pasi nuk po arrin që të gjejë një punë të përhershme. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe pse e njeh mirë rrjetin e dyqaneve, ai nuk po arrin të angazhohet si shpërndarës mallrash edhe pse për një gjë të tillë tregon se i duhet të mësojë shkathtësi elektronike për regjistrimin e mallrave, aftësi të cilat, ai thotë se e ka vështirë t’i mësojë në këtë moshë. “Kam kërkuar punë, por nuk ka, nuk po mund të gjej. Читать дальше...

Pse nuk funksionon ende fabrika e vaksinave Sinofarm në Serbi?

Evropaelire.org 

Flamuj të Serbisë, Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe valojnë përpara fabrikës së sapondërtuar të vaksinave Sinofarm, në pjesën industriale të Beogradit. Të tria vendet nisën projektin e përbashkët të ndërtimit në mesin e vitit 2021, por fabrika nuk funksionon ende. Është thënë se shishet e para me vaksinën kineze kundër sëmundjes COVID-19 do të jenë gati deri në fund të marsit, 2022. Megjithatë, kanë kaluar tetë muaj nga vendosja e gurthemelit, më 9 shtator, 2021, dhe gati një muaj e gjysmë nga afati i premtuar dhe vaksina s’ka ende. Читать дальше...

Përfitimet nga blerja e rrobave të përdorura

Evropaelire.org 

A bleni ju rroba të përdorura? Nëse po, jeni duke shpëtuar shumë ujë dhe drunj. Nëse jo, shqyrtojeni si mundësi. Në këtë edicion të rubrikës Të flasim, Agnesa dhe Barbara na tregojnë pse kanë vendosur të blejnë kryesisht këso rroba dhe cilat janë përfitimet tjera, përveç atyre në ambient.

SHBA: 10 të vdekur pas të shtënave në një dyqan ushqimor

Evropaelire.org 

Një person i bardhë, 18 vjeç, i veshur me rroba ushtarake hapi zjarr me një pushkë në një dyqan ushqimor në Bufalo, duke vrarë dhjetë persona dhe duke plagosur tre të tjerë të shtunën. Autoritetet amerikane e përshkruan rastin si “ekstremizëm të dhunshëm me motive racore”. Policia tha se personi i armatosur qëlloi 11 persona me ngjyrë dhe dy persona të bardhë para se të dorëzohej para autoriteteve. Ai kishte transmetuar drejtpërdrejt të gjithë ngjarjen në platformën Twitch. Më vonë, ai doli para një gjykatësi nën akuza për vrasje. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой






Opinion: на юбилей высадки союзников в Нормандии могут приехать Обама и Трамп

Суд отправил в колонию жителя Новозыбкова за торговлю наркотиками

Вторая река Москвы – обзор новостроек вдоль Яузы

Первый межнациональный турнир по длинным нардам прошел в нижегородском Доме народного единства