ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 19.05.2022

​Kurti: Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por nënvizoi se nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në Uashington, Kurti tha se dëshiron që procesi i dialogut midis dy vendeve të përfundojë me njohje reciproke. “Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka... Читать дальше...

Vëmendje "momentale" kundër diskriminimit

Evropaelire.org 

Kenan Aliu i komunitetit ashkali nga Ferizaj thotë se i është dashur t’i përgatisë pesë fëmijët e tij se në shkollë mund të ballafaqohen me paragjykime dhe ofendime. Kjo pasi, siç thotë ai, edhe vetë është ballafaquar me to. “Mua si fëmijë më ka ndodhur... Në atë kohë, një mësuese më pati thënë, pse ti fytyra e zezë, je ulur në dy karrige e unë në asnjë?! Unë e kisha pasur një karrige më tepër. Kjo ka ndodhur para lufte, në shkollën fillore ‘Tefik Çanga’. Por, gjithmonë u kam thënë fëmijëve se... Читать дальше...

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

Evropaelire.org 

Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit. Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”. Deklarata iu dërgua “Moby Group”... Читать дальше...

Policia e Shqipërisë arreston 18 persona të përfshirë në grupe kriminale

Evropaelire.org 

Policia në Shqipëri arrestoi 18 persona të enjten në një operacion në tërë territorin e saj në përpjekje për të shpërbërë grupe kriminale. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuza prej tentim-vrasjes e deri prodhimi i armëve dhe mjeteve shpërthyese dhe armëmbajtjeve pa leje. Të arrestuarit supozohet se janë pjesë e ndërmarrjeve t përbashkëta kriminale. Këto arrestime janë gjysma e fletë arresteve të lëshuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (SPAK). Читать дальше...

Geer: Unioni i ri politik nuk zëvendëson anëtarësimin në BE

Evropaelire.org 

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Gere tha të enjten se vendi i Maqedonisë së Veriut është në  Bashkimin Evropian pasi interesi strategjik i unionit është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. “Ne jemi absolutisht të vendosur të ecim përpara. E dimë se është në interes strategjik të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që këto vende të anëtarësohen në Union dhe presim që procesi të vazhdojë dhe ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ambasadori Gere. Читать дальше...

Trazira në Armeni: Qindra të arrestuar në protestat e vazhdueshme

Evropaelire.org 

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Jerevanit duke kundërshtuar dhënien e mundshme të territorit të diskutueshëm Azerbajxhanit. Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë më 2020 për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku mbetën të vdekur të paktën 6.500 persona. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Michel inkurajon krijimin e “Bashkësisë gjeopolitike evropiane”

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka propozuar krijimin e një Bashkësie gjeopolitike evropiane, në të cilën do të përfshiheshin vendet evropiane që ende nuk janë anëtare të BE-së. Kjo do të përfshinte edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, Michel ka konfirmuar se më 23 qershor në Bruksel do të zhvillohet një samit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Burimet në Bruksel pohojnë se ky samit do të jetë ai që presidenti i Francës, Emmanuel Macron,... Читать дальше...

Emigrimi i vazhdueshëm ruan rrjedhën e remitencave

Evropaelire.org 

Korab Krasniqi, i cili jeton në Francë, thotë se, çdo muaj, i ndihmon prindërit e tij në Kosovë me 200 euro. Ai ka emigruar atje në vitin 2014 për, siç thotë, jetë më të mirë dhe siguri ekonomike. Në Francë jeton me gruan dhe tre fëmijët dhe thotë se, dy vjet pas zhvendosjes, ka arritur të stabilizohet financiarisht. “Kushtet janë më të mira se në Kosovë. Tani varet - nëse je punëtor, gjen punë”, thotë Korabi, i cili vetë punon në një punëtori makinash. Remitencat, apo dërgesat e parave nga diaspora... Читать дальше...

“Teoria e zëvendësimit të madh” që nxit sulme raciste

Evropaelire.org 

Associated Press Një teori raciste është duke u hetuar si faktor motivues i sulmit në Bufallo të Nju Jorkut, i cili ka lënë të vrarë dhjetë persona. Shumica e viktimave kanë qenë afrikano-amerikanë. I akuzuari për të shtënat masive, më 14 maj, është një 18-vjeçar. Në mediat sociale, ai besohet se ka postuar vazhdimisht ide nga “teoria e zëvendësimit të madh”. Çfarë është “teoria e zëvendësimit të madh”? Thënë thjesht, kjo teori pretendon se ka një komplot për të zvogëluar ndikimin e njerëzve të bardhë. Читать дальше...

Shangai lehtëson masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Qyteti kinez i Shangait ka rihapur katër nga 20 linjat e saj të metrosë, teksa qyteti po lehtëson masat kundër koronavirusit, të cilat i kanë detyruar banorët e këtij qyteti të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shumë se gjashtë javë. Shangai po ashtu ka rinisur operimin e 273 linjave të autobusëve, tha Yu Fulin, drejtor i Komisionit të Transportit të Shangait. Izolimi në Shangai, qyteti më i madh i Kinës, erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Kina ka aplikuar masa të ashpra kundër koronavirusit. Читать дальше...

Të premten mësimdhënësit protestojnë, nuk mbajnë mësim 

Evropaelire.org 

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASH) tha se të premten, më 20 maj, nuk do të mbahet mësim, për shkak të protestës së thirrur nga punëtorët e arsimit. Ky vendim, sipas SBASHK-ut, është marrë të mërkurën në mbrëmje, gjatë një takimi të federatave sindikale që janë në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). “Po ashtu, apelojmë te prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre, nesër mos t’i nisin për në shkollë, sepse shkollat janë pa personel arsimor... Читать дальше...

MPJD: Tetë të lënduar nga aksidenti në Austri

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës. Në njoftim thuhet se shtatë persona janë liruar nga spitali, ndërkaq një po vazhdon trajtimin mjekësor.  "Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t'ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin", thuhet në njoftim. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Теннисист Рублев разбил ракетку после поражения на турнире в Барселоне






Ефимов: Технопарк в сфере пищевой промышленности получил льготу на аренду земли

В Московском регионе выпало от 10 до 20 мм осадков за день

Почта России стала больше обрабатывать посылок с маркетплейсов и интернет-магазинов

Аксенов: в Крыму ради безопасности не проведут Парад Победы и «Бессмертный полк»