ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 03.06.2022

Partia Socialiste propozon ushtarakun Bajram Begaj për president

Evropaelire.org 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj është kandidati që do të propozohet për t’u zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë nga Partia Socialiste (PS) që udhëheqë vendin. Emri i tij është përzgjedhur përmes një votimi në selinë e kësaj partie, siç është bërë e ditur, mes 26 emrave që janë diskutuar. Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama ka thënë se emri i Begajt u propozua për shkak të profilit të tij ushtarak dhe... Читать дальше...

Komuna e Deçanit nën hetime për pronat e Manastirit

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime ndaj Komunës së Deçanit për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës - të vitit 2016 - përmes të cilit, Manastirit të Deçanit i njihet pronësia edhe mbi 24 hektarë tokë. Nisjen e hetimeve për këtë rast e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj. “Po, hetimet i kemi filluar. Procedura është te ne, kaq mund të them tani. Janë duke u marrë disa veprime në këtë drejtim”, ka thënë shkurtimisht Kurmehaj. Читать дальше...

Izraeli i shqetësuar për programin bërthamor iranian

Evropaelire.org 

Izraeli është i gatshëm të përdorë “të drejtën për vetëmbrojtje” për të parandaluar Iranin të zhvillojë armët bërthamore, tha kryeministri izraelit Naftali Bennett në një takim me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Në një takim në Jerusalem, më 3 qershor, Bennett akuzoi Teheranin se po mashtronte botën për aktivitetet e tij bërthamore. Ai tha se ishte i shqetësuar për “përparimin e vazhdueshëm të Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore”, tha zyra e Bennett. Читать дальше...

Gjykata në Beograd ka shtyrë vendimin për ekstradimin e Ecevit Piroglu në Turqi

Evropaelire.org 

Gjykata e Apelit në Beograd ka shtyrë deri më 17 qershor vendimin për ankesën e avokatëve mbrojtës kundër vendimit të gjykatës më të ulët për ekstradimin në Turqi të politikanit dhe aktivistit kurd Ecevit Piroglu. Më herët Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim se ekzistojnë kushtet për ekstradimin e shtetasi turk. Siç tha avokati i tij Milan Vukoviq për Radion Evropa e Lirë, seanca publike në procedurën që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit është shtyrë, për shkak të problemeve me përkthimin. Читать дальше...

Tmerret e luftës në sytë e fëmijëve

Evropaelire.org 

Edisona Deliu, nga komuna e Skënderajt, Kosovë, tash e gati 24 vjet jeton me pasojat e plagëve të marra në luftë, më 1998. Atëbotë 14-muajshe, Edisona u plagos në kokë. E pashëruar plotësisht, sot bën thirrje për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në luftëra e konflikte.

Administrata kërcënon me grevë, kërkon rritje pagash

Evropaelire.org 

Rreth 130 mijë persona të punësuar në administratën shtetërore, si ministri, ndërmarrje, drejtori e fonde të ndryshme shtetërore, ndihen të mashtruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila u kishte premtuar rritje të pagave në vlerë prej 2,806 denarësh, apo rreth 45 euro. Bëhet fjalë për të punësuar në pozita të ndryshme, paga e disa prej të cilëve sillet prej 18,000 deri 24,000 denarë (300 deri 400 euro). Ivan Pesheski, punonjës në administratë, thotë se me pagën prej 18,000 denarësh nuk arrin... Читать дальше...

Kosova arreston një serb të dyshuar për krime lufte

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën 1998-1999 në fshatin Gurakoc të Istogut. Detaje të tjera për këtë rast nuk bëhen të ditura në njoftimin e policisë. Megjithatë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se bëhet fjalë për Çasllav Jolliq, 54 vjeç. Sipas kësaj zyreje, Jolliq është banor i Serbisë dhe për... Читать дальше...

SHBA-ja thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test bërthamor

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut tha të premten se Uashingtoni, në koordinim të ngushtë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe aleatët po “përgatitet për të gjitha mundësitë”, teksa po monitorojnë Korenë e Veriut për një testim të mundshëm bërthamor. Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe të Koresë së Jugut kanë thënë se kanë detektuar përpjekjet e Koresë së Veriut për të përgatitur një vend testues në verilindje të vendit, për të kryer një testim të ri bërthamor, që do të ishte... Читать дальше...

Biden kërkon ashpërsim të ligjeve për armët

Evropaelire.org 

Duke thënë “Mjaft, mjaft”, presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Kongresit që të ndalojë armët sulmuese, të zgjerojë kontrollet e të kaluarës dhe të zbatojë masa të tjera kontrolli për të adresuar një sërë të shtënash masive që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë më 2 qershor, Biden pyeti popullin amerikan se edhe sa jetë duhet të humben para se të ndryshohen ligjet e armëve në Amerikë. “Për hir të Zotit, edhe sa masakra të tjera duhet të ndodhin?”, pyeti Biden. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Битые корты: Медведев и Александрова вышли в четвертьфинал Miami Open






Президент Польши подписал закон о приостановке действия ДОВСЕ

В России определились с пилотными зонами 5G — связь нового поколения протестируют сразу в нескольких регионах

Перерождение Новосибирска: концепция «город в городе»

Россия закрыла мониторинговую миссию ООН по КНДР