ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 07.06.2022

BE-ja pajtohet që për pajisjet elektronike të përdoret mbushës i njëjtë

Evropaelire.org 

Shumë shpejt evropianët do të kenë vetëm një kabllo për të mbushur telefonat e tyre të mençur dhe pajisjet e tjera elektronike. Zyrtarët e Bashkimit Evropian nënshkruan të martën një marrëveshje të përkohshme që kërkon që në 27 shtetet e bllokut të ketë një mbushës uniform. Kjo marrëveshje është pjesë e një përpjekjeje më të madhe të BE-së për të bërë që produktet që shiten në bllok të jenë më të qëndrueshme dhe të zvogëlojnë sasinë e mbetjeve elektronike. Rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi në vjeshtën e vitit 2024... Читать дальше...

Plus apo minus? Kosova jashtë "Ballkanit të Hapur"

Evropaelire.org 

Duke refuzuar t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, Kosova humb një lëvizje më të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe një treg më të madh për prodhuesit vendorë, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, me seli në Prishtinë. Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019. Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj... Читать дальше...

Kosova shqyrton mundësinë e rikthimit në projektin e gazit

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës duket se po i rikthehet gazsjellësit, të cilin e kishte refuzuar vitin e kaluar. Gazsjellësi Trans-Atlantik, i njohur si TAP, kishte marrë mbështetjen më 2003 në kuadër të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), për të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Greqi, e më pas edhe në vendet tjera. Përfshirja e Kosovës në këtë projekt do të bëhej përmes terminalit në Vlorë të Shqipërisë. Vitin e kaluar, Kosova kishte hequr dorë nga projekti, me arsyetimin se projekti ishte ekonomikisht... Читать дальше...

Schmidt ndan buxhetin për financimin e zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 7 qershor imponoi një vendim për financimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2 tetorit. Ky vendim erdhi pasi Qeveria qendrore dështoi që të ndajë buxhet të mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve, tha Schmidt. “Me këtë vendim, e urdhëroj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të pranojë shumën prej 12.52 milionë markash, që fillimisht ishte paraparë për përgatitjet dhe organizimin e zgjedhjeve. Ky vendim nuk përjashton alokomin... Читать дальше...

Macron i gatshëm të ndërmjetësojë një zgjidhje midis Shkupit dhe Sofjes

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur i gatshëm të takohet në Paris me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe presidentin bullgar, Rumen Radev, për të arritur një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Ajo fillimisht kontestonte... Читать дальше...

Baerbock: Bota duhet t’iu tregojë talibanëve se janë në drejtim të gabuar

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu dërgojë mesazh talibanëve se janë duke shkuar në drejtim të gabuar. “Ndikimi ynë për atë që ndodh brenda Afganistanit është shumë i kufizuar. U përket talibanëve që të marrin vendime racionale që janë në interesin e tyre, ndonëse ashtu nuk janë duke vepruar tani", ka thënë Bearbock gjatë një vizite në Islamabad, duke paralajmëruar se Afganistani mund të përballet me katastrofë humanitare. “Nuk... Читать дальше...

Vuçiq: “Ballkani i Hapur” s’e zëvendëson BE-në

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë. Ai pas arritjes në Ohër, ku të mërkurën do të mbahet takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur”, tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma "Ballkani i Hapur" është në dobi të të gjithëve. Читать дальше...

Qeveria në hije e Mianmarit do të krijojë forcën e saj policore

Evropaelire.org 

Një Qeveri paralele, e cila kundërshton regjimin ushtarak në Mianmar, ka bërë të ditur të martën se është duke formuar forcën e saj policore, teksa tenton të pengojë përpjekjet e juntas për të qeverisur, prej puçit të vitit të kaluar. Mianmari është përballur me trazira prej rrëzimit të Qeverisë së zgjedhur të Aung San Suu Kyis, duke i dhënë fund qeverisjes njëdekadëshe të demokracisë. Në të njëjtën kohë janë forcuar grupet opozitare, që janë të vendosura për të detyruar gjeneralët të dorëzojnë pushtetin. Читать дальше...

Elon Musk kërcënon me heqje dorë nga blerja e Twitter-it

Evropaelire.org 

Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerje të rrjetit social, Twitter, duke akuzuar drejtuesit e platformës për pengim të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë. Në një letër dërguar rregullatorëve, Musk ka thënë se ka të drejtë të bëjë matjet e veta për llogaritë fiktive. Kjo letër formalizon mospajtimet që kanë qarkulluar për disa javë, meqë Musk e ka vënë “në pritje” finalizimin e marrëveshjes. Twitter, në anën tjetër, ka mbrojtur matjet e veta. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина стала чемпионкой турнира WTA-500 в Штутгарте






Капитальный ремонт дома с балюстрадой завершился на севере Москвы

Россияне начали платить по 3 тысячи рублей за туры на бархатный сезон в Турции

Названа популярная у россиян марка автомобиля в 2024 году

Полянский: США хотят сохранить для себя полную свободу рук в космосе