ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 10.06.2022

Lista Serbe duhet të merret në pyetje, me hatër ose me forcë

Evropaelire.org 

Refuzimi i ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për intervistim, nga kushdo qoftë, nuk është gjë e ligjshme, thotë ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha. Lista Serbe, partia udhëheqëse serbe e Kosovës, ka konfirmuar më 9 qershor se zyrtarët e saj të lartë i kanë refuzuar ftesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar kësaj prokurorie me pyetjen se cilat janë procedurat dhe hapat ligjorë, që pasojnë rastet kur ftesa e saj për intervistim refuzohet... Читать дальше...

Vetoja bullgare ngadalëson reformat

Evropaelire.org 

Vazhdimi i vetos bullgare, që i pamundëson Maqedonisë së Veriut nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, edhe më shumë do ta zbehë vullnetin e realizimit të procesit të reformave, që janë përcaktuar si detyrë për vendin nga ana e Brukselit. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për çështjen e integrimeve, duke shtuar se gjasat janë shumë të vogla për tërheqjen e vetos deri në mbajtjen e samitit të BE-së më 23 qershor. Shpresat mbeten edhe më të vogla pasi partia bullgare “Ka një popull të tillë”... Читать дальше...

Ura që do t'i lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë

Evropaelire.org 

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin - komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani, në vetëm disa sosh. Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër. Читать дальше...

HRW: Talibanët po arrestojnë dhe torturojnë civilët në Afganistan

Evropaelire.org 

Sipas organizatës monitoruese për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” (HRW), talibanët po arrestojnë dhe torturojnë civilë, të cilët ata i akuzojnë se mbështesin një grup të armatosur opozitar në provincën veriore të Panjshir. Pasi talebanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja, një grup opozitar i njohur si Fronti i Rezistencës Kombëtare (NRF) u zotua të luftojë duke kundërshtuar regjimin e tyre. E vendosur në lartësi në Hindu Kush... Читать дальше...

Komisioni hetimor mbi sulmet në Kongres: Trump nxiti tentativën për grushtshtet

Evropaelire.org 

Në seancën e parë publike, komisioni hetimor që po heton sulmin ndaj Kongresit amerikan nga ana e mbështetësve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pas pretendimeve të tij për vjedhjen e zgjedhjeve, u kujtoi amerikanëve atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021. Komisioni hetimor bëri të ditur të enjten se Donald Trump dhe pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve ishin në qendër të asaj që përbënte një "tentativë për grusht shtet" për të mbetur në pushtet. Kjo ishte e para nga gjashtë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






Александр Новиков поручил «Зеленстрою» отреставрировать стелы городов-героев в Смоленске

В усадьбе «Измайлово» открылась выставка строгановской школы керамики

Жительница Нижнего Новгорода убила мужа и попыталась воскресить его святой водой

Панда Катюша уедет в Китай в поисках «жениха»