ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 15.06.2022

Rusia njofton për reduktimin e gazit, Gjermania e quan “përpjekje për të rritur çmimin”

Evropaelire.org 

Gjiganti i gazit rus, Gazprom tha se do të reduktojë më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, lëvizje kjo që ministri gjerman i ekonomisë e kritikoi si një pretekst për të mbjellë pasiguri dhe për të rritur çmimet. Gazprom tha në një deklaratë më 15 qershor se një ulje e mëtejshme prej 33 përqind do të nisë në orën 1:30 të mëngjesit me orën e Moskës, pra më 16 qershor. Kjo është dita e dytë radhazi që Gazprom, kompani në pronësi shtetërore tha se do të reduktonte gazin natyror të shpërndarë përmes tubacionit. Читать дальше...

Bjellorusia e etiketon edhe një media tjetër si “ekstremiste”

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Minsk e ka cilësuar kompaninë Tut.by Media si "ekstremiste" dhe ka ndaluar funksionimin e saj në Bjellorusi. Kjo është në vazhdimësi e goditjeve të këtij shteti ndaj mediave të pavarura dhe gazetarëve. Gjykata Supreme e Bjellorusisë tha më 14 qershor, se vendimi i marrë nga Gjykata Ekonomike e Minskut hyn në fuqi menjëherë. Aty nuk përshkruhen arsyet e vendimit të gjykatës. Gushtin e kaluar, gazeta tut.by dhe faqja mediatike zerkalo.io - të dyja në pronësi të kompanisë Tut.by Media... Читать дальше...

Si dhe pse u largua nga Kosova festivali Sunny Hill?

Evropaelire.org 

Në pamundësi që të marrë në shfrytëzim një tokë prej 17 hektarësh në komunën e Prishtinës për 99 vjet, festivali i muzikës, Sunny Hill Festival, u zhvendos nga Prishtina për në Tiranë. Të paktën për këtë vit. Ky vendim u mor më 14 qershor, më pak se dy muaj para kohës kur ishte planifikuar të mbahet festivali, nga 4-7 gusht. Në një njoftim që nxiti debat të gjerë në Kosovë, Dukagjin Lipa, themelues dhe organizator i këtij festivali dhe babai i yllit botëror, Dua Lipa, tha se arsye për këtë... Читать дальше...

Shkupi rikthen kufizimet në fitim për produktet bazë

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e serishme të marzhës (çmimi maksimal) tregtare për produktet ushqimore bazë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është zgjidhja e duhur për përballje me rritjen e çmimeve. Sipas vendimit të Qeverisë, nga 15 qershori marzha tregtare e fitimit për bukën, sheqerin dhe vajin e lulediellit do të jetë 5 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Për vezët, miellin, produktet e miellit, orizin dhe qumështin, ajo do të jetë 10 për qind. Masa do të vlejë deri më 30 shtator. Читать дальше...

Pacienti i dyshuar si i infektuar me linë e majmunit rezulton negativ

Evropaelire.org 

Mostra e pacientit nga Kosova të dyshuar për linë e majmunit, e dërguar për testim në Holandë, ka rezultuar negative, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën në një njoftim për media. Pacienti 69 vjeçar nga komuna e Dragashit ishte regjistruar më 3 qershor 2022, pasi u hospitalizua në klinikën Infektive-QKUK dhe dyshohej se mund të ishte prekur nga lija e majmunëve. Atij i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë. Читать дальше...

Presidenti i KE-së: Kosova të fokusohet në dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka deklaruar se fokusi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën. “Të dyja palët duhet të përparojnë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka thënë Michel të mërkurën në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, i nisur më 2011, deri më tani kanë arritur 33 marrëveshje... Читать дальше...

Vuçiq: Njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës është dëshirë e BE-së, jo e Serbisë

Evropaelire.org 

Të mërkurën, më 15 qershor, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës ishte dëshirë e Bashkimit Evropian (BE) por jo e Serbisë. Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet shprehimisht pritshmëria e BE-së për “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës. "Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam. Dhe siç thashë - të gjithë kanë punën e tyre... Читать дальше...

OEAK i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në iniciativën rajonale - "Ballkani i Hapur”. “Bashkëpunimi ekonomik nuk ka alternativë në këto kohëra të pasigurta për ekonomitë rajonale dhe globale”, thuhet në një komunikatë për media të OEAK. Sipas Odës Amerikane vetëm përmes integrimit ekonomik, vendet do të mund të tejkalojnë vështirësitë e ardhshme, siç janë sfidat në zinxhirët e furnizimit, siguria e ushqimit... Читать дальше...

BE-ja akuzon Britaninë për ndryshime të njëanshme të marrëveshjes mbi ‘Brexit’

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se do të rifillojë veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe lidhur me një projektligj të prezantuar nga Londra që do të anashkalonte pjesë të traktatit mbi marrëveshjen e Brexit. Projektligji i propozuar i Mbretërisë së Bashkuar synon të heqë kontrollet doganore për disa mallra që hyjnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë. Kjo do të anashkalojë pjesë të traktatit tregtar që kryeministri Boris Johnson nënshkroi me BE-në më pak se dy vjet më parë. Читать дальше...

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik

Evropaelire.org 

Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas një defekti kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror që solli dhe ndalimin e fluturimeve. Lajmi u dha nga zyrtarët e autoritetit civil të aviacionit zviceran ku thuhej se: “Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”. Në deklaratë nuk u dha asnjë detaj në lidhje me keq-funksionimin e sistemit kompjuterik... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Прямая трансляция первого матча Елены Рыбакиной на турнире в Штутгарте






Нижегородца обвиняют в краже с оборонного завода изделий на 3,5 млн рублей

Музей Звенигорода 21 апреля приглашает на экскурсию «Приключения в Манеже»

ММКФ начался с минуты молчания в память о погибших в «Крокус сити холле»

Программный директор ММКФ счел отказ киносетей от пиратских фильмов полезным