ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 17.06.2022

Arrestohen dhjetëra mësues iranianë pas mbajtjes së protestave

Evropaelire.org 

Këshilli Koordinues i Sindikatës së Mësuesve në Iran ka thënë që më shumë se 100 mësues janë arrestuar për pjesëmarrje në protestat ku është kërkuar lirimi i mësuesve tjerë të burgosur, por dhe kushte më të mira të punës. Përmes kanalit në Telegram, ky Këshill ka thënë më 17 qershor se 60 mësues në Shiraz, rreth 30 mësues në provincën në Kurdistan dhe mbi 16 mësues në provinca tjera janë arrestuar në protestat kombëtare që janë mbajtur një ditë më parë. Mësuesit iranianë kanë protestuar për kushte më të mira të punës dhe paga më të larta. Читать дальше...

Lia e majmunëve arrin në Serbi

Evropaelire.org 

Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve.  Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar.  Në komunikatën e tij për media thuhet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.  Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Serbi u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore, tha Instituti Batut. Читать дальше...

Ndalohen organizimet e jashtme në një pjesë të Francës si pasojë e motit të nxehtë

Evropaelire.org 

Ngjarjet publike në ambiente të jashtme janë ndaluar në disa pjesë të Francës, si pasojë e temperaturave të larta. Koncertet dhe organizimet e mëdha publike janë anuluar afër qytetit Bordu. Është raportuar edhe për anulim të disa ngjarjeve në ambiente të brendshme, të cilat nuk kanë kondicioner. Të enjten, në disa pjesë të Francës janë shënuar temperatura në deri 40 gradë Celsius dhe ato pritet të rriten edhe më shumë të shtunën. Nxehtësi e tillë në këtë periudhë të vitit, nuk është regjistruar ndonjëherë në Francë. Читать дальше...

Kovaçevski: Për gjuhën dhe identitetin nuk negociojmë

Evropaelire.org 

“Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të negociohen”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth përmbajtjes së propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që mundëson nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për shkak të disa... Читать дальше...

BE-ja pret që tema e energjisë të finalizohet javën e ardhshme

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano. “BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim. BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS)... Читать дальше...

Rritet përqindja e rasteve pozitive me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë është rritur përqindja e rasteve pozitive me koronavirus, thuhet në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Nga 200 testime për sëmundjen COVID-19, 25 prej tyre kanë rezultuar pozitivë apo 12.5 për qind. Kjo përqindje është më e lartë krahasuar me ditët paraprake, shembull më 13 qershor pozitiviteti i rasteve ka qenë 1.8 për qind. Kosova së fundmi po regjistron shifra të ulëta të rasteve me koronavirus, por po ashtu në raportet ditore të MSH-së vërehet edhe numër më i... Читать дальше...

Britania e Madhe urdhëron ekstradimin e Assange në SHBA

Evropaelire.org 

Qeveria britanike ka urdhëruar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuzat për spiunazh. WikiLeaks tha se do të apelonte vendimin. Ministrja e brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, nënshkroi urdhrin e ekstradimit të premten, më 16 qershor. Kjo vjen pas një vendimi të gjykatës britanike në muajin prill ku thuhej se Assange mund të dërgohej në SHBA për shkak të publikimit të një numri të madh dokumentesh konfidenciale nga WikiLeaks më shumë se një dekadë më parë. Читать дальше...

Veteranët e UÇK-së dhe Qeveria pa darkordim për ngritjen e pensioneve

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe Qeveria e Kosovës nuk janë darkorduar lidhur me pensionet për veteranët. Përfaqësuesit e OVL UÇK-së u takuan të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati. “Me kryeministrin nuk u darkorduam pasi ne kërkuam që të kthehet pika 3.1, që kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës e kanë ndryshuar, që me atë pikë e kanë larguar benificionin e veteranit të luftës që është... Читать дальше...

Armët bërthamore: Mjet kërcënimi apo paqeje

Evropaelire.org 

Armët bërthamore mund të jenë konsideruar si relikt i së shkuarës - deri më tani. Stoqet e tyre globale pritet të rriten, për herë të parë pas fundit të Luftës së Ftohtë. Rendi i vjetër bërthamor është drejt prishjes.

Koreja e V. raporton për qindra raste të reja me sëmundjen intestinale

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut tha më 17 qershor se qindra familje janë sëmurë me një sëmundje të paidentifikuar intestinal, duke rritur presionin mbi sistemin e rrënuar shëndetësor, teksa vendi veçse po përballet me pandeminë e koronavirusit. Phenjiani njoftoi për rastet e para me koronavirus muajin e kaluar dhe aktivizoi “sistemin emergjent të parandalimit të epidemisë”, teksa lideri Kim Jong Un u vendos në qendër të përpjekjeve të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit. Megjithatë, sëmundja COVID-19... Читать дальше...

Vriten dy persona nga të shtënat në një kishë në Alabama

Evropaelire.org 

Një sulmues i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Alabama të enjten në mbrëmje, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, përpara se ai të arrestohej, thanë autoritetet. Sulmi ndodhi në Kishën Episkopate të Shën Stefanit në Vestavia Hills, në periferi të Birmingamit, tha shefi i policisë Shane Ware. Ai tha se policia kishte pranuar telefonatë në orën 18:20, sipas kohës lokale, për një sulmues aktiv. Ware tha se i dyshuari është arrestuar dhe “nuk ka asnjë rrezik për komunitetit tani për tani”. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной






Юных жителей Мытищ познакомят с технологиями интернет‑торговли

Трех соучастников подозреваемого в убийстве байкера в Люблине объявили в розыск

Корпус на 1225 квартир сдан в составе жилого комплекса на территории ТиНАО

В Серебряном бору проведут локальные работы по подготовке к летнему сезону