ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 18.06.2022

Digjitalizimi i mësimit, shkollat pa internet

Evropaelire.org 

Me shkolla që u mungojnë kushtet elementare për mbarëvajtjen e procesit mësimor, nuk mund të synohet digjitalizimi apo aplikimi i librave elektronik, thonë Dragana Spasevska, aktiviste e platformës qytetare “Mësim dhe libra patjetër të ketë” dhe Satki Ismaili, mësues nga Tetova. Duke folur për sfidat që karakterizuan vitin shkollor 2021/2022, aktivistja Dragana Spasevska ndalet në digjitalizimin teksteve shkollore, që është prioriteti kryesor i Ministrisë së Arsimit, dhe që ka nisur me klasat e para dhe të katërta... Читать дальше...

Qeveria: Komisioni i Venecias jep dritën e gjelbër për vetting në drejtësi

Evropaelire.org 

Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting në drejtësi dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kosova do të nisë me zbatimi ne këtyre dy proceseve. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media më 18 qershor, ku bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, folën për opinionet e Venecias. “... vettingu është i domosdoshëm, porsi edhe konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të paligjshmë. Читать дальше...

Çmimet e naftës rrezikojnë bujqit e Kosovës

Evropaelire.org 

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të naftës në Kosovë ka goditur bujqit. Blerim Gashi, nga fshati Krushë e Madhe i Rahovecit, thotë se shtrenjtimi i naftës, por edhe i produkteve të tjera që i duhen për prodhim, e ka shtyrë atë të mendojë nëse do ta punojë sërish tokën vitin e ardhshëm. Sivjet, ai ka punuar një hektar toke me patate, mbi një hektar me speca dhe rreth tetë hektarë me misër.

Të paktën dy të vrarë në një sulm në Kabul

Evropaelire.org 

Një sulm në një tempull të Sikhëve në Kabul la të vdekur të paktën dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë, më 18 qershor, pas shpërthimit të një makine të mbushur me eksploziv, thanë zyrtarët atje. Deri tani askush nuk ka marr përgjegjësi për sulmin. "Kishte rreth 30 njerëz brenda tempullit," tha udhëheqësi i komunitetit Sikh, Gornam Singh për mediat. “Nuk e dimë sa prej tyre janë gjallë apo sa të vdekur”. Abdul Nafi Takur, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme talebane, i tha Radios Evropa... Читать дальше...

Të fitosh besimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Evropaelire.org 

Që nga viti 1999, organizata “Medica Gjakova” trajton dhe ndihmon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Udhëheqësja e saj, Mirlinda Sada, flet për sfidat që e kanë përcjellë - fillimisht në gjetjen e rasteve, pastaj në tejkalimin e paragjykimeve dhe riintegrimin e viktimave në shoqëri. “Vështirësia më e madhe është krijimi i besimit te viktima e dhunës seksuale”, thotë zonja Sada.

Artistet kosovare në Sarajevë: Kemi të njëjtat probleme

Evropaelire.org 

“Zoti të qorroftë”, “Do Zoti shurdhohesh", “Zoti ta theftë qafën”. Këto janë disa nga mallkimet që iu thuhen vajzave, e më vonë grave në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ekspozita “Të jesh pionier: Feminizmi, arti, ardhmëria” e hapur nga gjashtë artiste nga Kosova flet për problemin e anti-feminizmit dhe dhunës që vuajnë gratë, stereotipat dhe kufizimet, por edhe pabarazitë. Ekspozita u hap në galerinë Manifesto të Sarajevës më 17 qershor. Kjo është hera e parë disa artiste të Kosovës vizitojnë Bosnjë e Hercegovinën... Читать дальше...

Epilogu i dialogut me njohje të ndërsjellë, edhe qëllim i BE-së

Evropaelire.org 

Kohëve të fundit janë shpeshtuar deklaratat publike të liderëve të shteteve të ndryshme se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë njohjen e ndërsjellë. Për normalizimin e raporteve midis këtyre dy shteteve, në Bruksel për më shumë se 11 vjet po zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e bllokut evropian, por ky proces deri më tani nuk i ka afruar aq shumë palët që të mund të thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje finale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне






Собянин рассказал о зеленых облигациях

«Мотомосква» ведет собственные поиски виновного в убийстве в Люблине

Леон не выживет без помощника

Сто бобров, пришелец, бабки-проститутки и еще 10 фильмов ММКФ-2024