ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 19.06.2022

MPJ e Bullgarisë: Pa qëndrim nga Kuvendi, vetoja ndaj Shkupit nuk do të hiqet

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të ditur të dielën se deri në fund të presidencës franceze nuk ka kushte për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut. Sipas një komunikate të publikuar në Sofje, MPJ e Bullgarisë thotë se pa një vendim nga qeveria dhe Parlamenti, nuk do të mund ndërtohet një qëndrim lidhur me propozimin francez për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Kjo ministri drejtohet nga ministrja në dorëheqje Teodora Gencovska... Читать дальше...

Macron humb shumicën absolute në Parlament, thonë sondazhet fillestare

Evropaelire.org 

Presidenti francez Emmanuel Macron po shkon drejt humbjes së shumicës absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollit të axhendës së tij të reformave, pasi sondazhet e para nga katër anketues treguan se zgjedhjet e së dielës sollën një parlament të varur nga koalicionet. Aleanca “Së bashku” e Macronit ka garuar me grupin NUPES të së majtës në rundin e parë të zgjedhjeve. Në këtë proces zgjedhor është vërejtur rritje për koalicionin e krahut të majtë. Nëse konfirmohet, një parlament i varur nga... Читать дальше...

Grave iraniane u kërkohen “teste të virgjërisë” para martesës

Evropaelire.org 

Mijëra gra të reja në Iran vazhdojnë t’u nënshtrohen “testeve të virgjërisë” përpara martesës, edhe pse nuk ka asnjë bazë mjekësore për ekzaminimet e tilla. Ato që dështojnë në teste, mund të detyrohen që t’i nënshtrohen rivendosjes së himenit ose, në raste ekstreme, të vriten “për nder”. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kërkimi i dëshmisë së virgjërisë është akt dhune ndaj grave, pa justifikim mjekësor.

Jeta në qytetin më të nxehtë në botë

Evropaelire.org 

Muajin e kaluar, Xhakobabadi në Pakistan u bë qyteti më i nxehtë në Tokë. Gratë në Pakistanin jugor dhe miliona si ato anembanë botës janë në kufirin e ashpër të ndryshimit të klimës. Gratë shtatzëna të ekspozuara ndaj nxehtësisë për periudha të gjata kohore janë më të rrezikuara nga komplikimet.

Anëtarët e Shtetit Islamik marrin përsipër sulmin në Kabul

Evropaelire.org 

Një degë rajonale e grupit militant të Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për një sulm në një tempull të Sikhëve në kryeqytetin afgan. Një sulm në një tempull të Sikhëve në Kabul la të vdekur të paktën dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë, më 18 qershor, pas shpërthimit të një makine të mbushur me eksploziv. Shteti Islamik në provincën Khorasan, një degë rajonale e grupit IS ka shtuar së fundmi sulmet ndaj xhamive dhe pakicave në të gjithë Afganistanin. Grupi tha përmes Telegramit... Читать дальше...

Çka përfitoni nga puna sezonale?

Evropaelire.org 

Punë sezonale gjeni sa të doni në Kosovë, veç a keni vullnet. Sektorët e hotelerisë dhe turizmit kanë më së shumti nevojë. Këto punë janë shpesh me orar fleksibil dhe mësohen lehtë.

Kosovarët si investitorë të huaj

Evropaelire.org 

Flamur Mavraj dhe Burim Hazrolli vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës, por ndajnë fatin e njëjtë: të dy janë dëbuar nga shtëpitë gjatë luftës së viteve 1998/99; sot, të dy njihen si afaristë të suksesshëm në vendet që ua kanë hapur dyert si refugjatë. Mbi dy dekada më parë, familja e Mavrajt nga Istogu është zhvendosur në Norvegji, ndërsa familja e Hazrollit nga Malisheva ka gjetur strehim në Gjermani. Flamuri është shkolluar në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërsa Burimi ka zgjedhur sektorin e ndërtimit dhe prodhimit. Читать дальше...

Shën Stefani ende nën dry

Evropaelire.org 

“Kur shoh grilat dhe dyert e mbyllura në Shën Stefan, më pushton trishtimi, sepse pesëdhjetë vjet më parë, ai qytet-hotel fitonte çmime botërore, ndërkaq tash nuk funksionon”, thotë vendasi Vladimir Mitroviq, 87-vjeçar. Para gjysmë shekulli, në kohën e famës botërore të Shën Stefanit, ai ishte drejtor i tij. Faktin që marka më e njohur e turizmit malazez është mbyllur për sezonin e dytë, ai e konsideron të dëmshëm për reputacionin turistik të vendit. “Kur shëtis deri te Shën Stefani, përmes parkut të Miloçerit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Александрова впервые войдет в топ-15 мирового рейтинга






Храм в Крылатском появился на кадастровой карте ...

Жителей Химок пригласили на военную службу по контракту

Трансляцию программ Владимира Соловьева запретили в Армении

В Самарской области будут судить наркобанду из 14 человек