Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 23.06.2022

Mike Pence: Regjimi i Iranit do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik

Evropaelire.org 

Ish nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha të enjten se fundi i regjimit të Iranit do të jetë i ngjashëm me fundin e Bashkimit Sovjetik, që u rrënua nga pesha e së keqes. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite ne kampin “Ashraf 3” në Shqipëri, ku janë të strehuar mbi 3 mijë pjesëtarë të lëvizjes opozitare iraniane, Mojahedin-e-Khalq (MEK), raporton Zëri i Amerikës.  “Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra grave dhe burrave të guximshëm iranianë, shtëpi e paqes dhe të ardhmes, shtëpi e shpresës për Iranin e lirë dhe demokratik”... Читать дальше...

Opozita maqedonase 'feston' refuzimin e propozimit francez

Evropaelire.org 

Opozita në Maqedoninë e Veriut e ka vlerësuar si “fitore” të saj refuzimin që i bëri kryeministri Dimitar Kovaçevski propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. VMRO DPMNE-ja vlerëson se propozimi ishte “katastrofal për popullin maqedonas” dhe se pas reagimeve të saj dhe opinionit, Kovaçevski ishte i detyruar të refuzojë propozimin, që la në fuqi veton bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Opozita thotë se përgjegjësi duhet të ketë për shkak të “tentimit... Читать дальше...

Filozofi bjellorus dënohet me pesë vjet burg për qëndrimin kundër Lukashenkas

Evropaelire.org 

Një filozof i njohur bjellorus, Uladzimer Matskevich, është dënuar me pesë vjet burgim për pjesëmarrjen e tij aktive në ngjarjet publike që vënë në dyshim rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që i dhanë fitoren sundimtarit autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Gjykata rajonale e Minskut e dënoi Matskevich më 23 qershor, pasi e shpalli fajtor për pjesëmarrje në ngjarje të paligjshme që prishin rendin shoqëror, krijimin e një grupi ekstremist dhe fyerjen e Lukashenkas në internet. Читать дальше...

Deputetët nuk e mbështesin tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Evropaelire.org 

Projektligji, përmes të cilit do të mundësohej tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi Pensional, i njohur si Trusti, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Pesëdhjetë e shtatë deputetë kanë votuar kundër, 44 për dhe një abstenim. Ky projektligj nuk ka marrë votat e partisë në pushet Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që është votuar nga deputetët e partive opozitare. Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Kryeministri i Kosovës... Читать дальше...

Qytetarët për viza: “Na ka humbur durimi”

Evropaelire.org 

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, presin nga Samiti i Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, të merret një vendim për liberalizim të vizave, e disa të tjerë janë skeptikë. Kosova është i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Osmani kërkon liberalizimin e vizave: Jemi të izoluar në zemër të Evropës

Evropaelire.org 

Në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë sot. “Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne... Читать дальше...

OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një 'emergjencë globale'

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke nxitur kritika nga shkencëtarët afrikanë që shprehen se kjo sëmundje përbën prej vitesh një krizë shëndetësore në kontinentin e tyre. Diskutimet dhe shqyrtimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj shpërthimit të sëmundjes pasojnë shqetësimet se si agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë në mbarë botën trajtuan COVID-19 në fillim të vitit 2020. Një "emergjencë... Читать дальше...

Gjermania pranë racionimit të gazit pasi Rusia ul ndjeshëm furnizimet

Evropaelire.org 

Gjermania aktivizoi të enjten, më 23 qershor fazën e dytë të planit të saj të emergjencës për furnizimet me gaz natyror, duke thënë se vendi përballet me një "krizë" dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit  të rezervave për sezonin dimëror janë në rrezik për shkak të pakësimit të furnizimit nga Rusia. Qeveria gjermane tha se vendimi për të ngritur nivelin në "alarm" pason uljen e dërgesave ruse të gazit të bëra që nga 14 qershori dhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të tregut për gazin. Читать дальше...

Bullgari, reaktori bërthamor rifillon punën pas defektit të gjeneratorit

Evropaelire.org 

Të enjten, centrali i vetëm bërthamor i Bullgarisë ndezi një prej dy reaktorëve, disa orë pasi një defekt në një prej gjeneratorëve detyroi teknikët të kryenin një fikje emergjence. Reaktori prej 1000 megavatësh në centralin bërthamor të Kozloduy rifilloi punën mbrëmjen e së mërkurës, sipas ministrisë së energjetikës bullgare. Sipas informacioneve nuk pati asnjë rrjedhje radioaktiviteti në momentin që u aktivizua sistemi i emergjencës pas keqfunksionimit të sistemit të nxitjes që solli dhe rritjen e voltazhit. Читать дальше...

A bie ndesh Ballkani i Hapur me Procesin e Berlinit?

Evropaelire.org 

Bashkëpunimi ekonomik dhe liria e lëvizjes duket se janë kryefjalë e objektivave të dy nismave që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Ekspertë të politikave të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor thonë se këto dy nisma - ndonëse mbulojnë çështje të ngjashme - dallojnë në strukturë dhe mund të bien ndesh me njëra-tjetrën. Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë... Читать дальше...

Macron: Partitë janë kundër një qeverie të unitetit kombëtar

Evropaelire.org 

Presidenti Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar për momentin. Kreu i Elizesë arriti në këtë përfundim pas konsultimeve me liderët e partive franceze. Duke iu drejtuar francezëve për herë të parë që nga zgjedhjet e së dielës, kur partia e tij humbi një shumicë parlamentare, Macron pranoi se kishte pasur ndarje të shtuara pas zgjedhjeve dhe i bëri thirrje klasës politike të mësojë të qeverisë dhe të miratojë ligje ndryshe. Partia e presidentit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

П’ять українок отримали суперниць в основі турніру WTA 1000 в Мадриді: результат жеребкування






Худрук Московского академического театра возглавил судей балетного конкурса

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про ЖКХ-приложение «Госуслуги. Дом»

Прибыль «Олимпситистроя» обвиняемого в даче взятки Фомина выросла вдвое в 2022 г

В Дмитрове ученик 4 класса заметил пожар и вовремя поднял тревогу