ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 26.06.2022

Të vdekur e të plagosur pas shembjes së tribunës në një garë me dema

Evropaelire.org 

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në qendër të Kolumbisë, kanë raportuar mediat lokale. Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri me plot spektatorë në një stadium në komunën El Espinal. Njerëzit janë parë duke ikur në panik. Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat. Ka shqetësime se numri i viktimave do të rritet.

Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të Serbisë

Evropaelire.org 

Përbërja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë varet nga një fshat i vogël në jug të këtij vendi. Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultatet nuk dihen ende. Kjo, për arsye të përsëritjes së votimeve në fshatin Tërnovc i Madh i Bujanocit, si pasojë e disa parregullsive. Banorët atje do të dalin sërish në votime më 30 qershor - në përpjekjen e pestë. Nga votat e tyre varet nëse përfaqësuesit e pakicës shqiptare në Serbi do të fitojnë mandatin e vetëm në Kuvend. Të drejtë vote në vendvotimin... Читать дальше...

SHBA: Disa kompani do të paguajnë udhëtimet e stafit për aborte

Evropaelire.org 

Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan dhe Meta, i kanë thënë stafit se do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimeve për gratë që duan të kryejnë aborte, teksa miliona gra amerikane përballen me kufizime të reja. Ato kanë bërë këto zotime pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ka përmbysur të drejtën kushtetuese për abort. Vendimi i gjykatës u hap rrugën shteteve që të marrin vendime nëse mëtojnë të ndalojnë këtë procedurë. Edhe kompanitë tjera, përfshirë Amazon, kanë bërë të ditur vendim të njëjtë. Читать дальше...

Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra

Evropaelire.org 

Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut, apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tre ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë. “Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri, kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm... Читать дальше...

Talibanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, kanë paralajmëruar më 26 qershor se mijëra njerëz të prekur nga tërmeti vdekjeprurës këtë javë, kanë nevojë të madhe për ushqime dhe ujë të pijëhëm, dhe se përballen me rrezik të shpërthimit të ndonjë sëmundjeje. Numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 22 qershorit ka shkuar në 1,150. Ky tërmet 6.1 shkallësh i Rihterit është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare në Afganistan, në dy dekadat e fundit. Tragjedia... Читать дальше...

Stacione pa udhëtarë

Evropaelire.org 

Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm në dy relacione: Prishtinë - Hani i Elezit dhe Prishtinë - Pejë.

Projekti që mund të përafrojë ekonomikisht Kosovën e Shqipërinë

Evropaelire.org 

Nëse realizohet projekti për ndërtimin e një porti të thatë në Prishtinë, që do të lidhej me Portin e Durrësit, Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë ekonomikisht. Ato “do të operonin si një lloj sistemi i përbashkët doganor” dhe “nuk do të kishte më prezencë doganore mes dy vendeve”, thotë ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica. “Procedurat që do të kryheshin në Kosovë, do t’i plotësonin ato në Shqipëri dhe anasjelltas”, sqaron ai.   Rrjedhimisht, do të uleshin kostot doganore... Читать дальше...

Të paktën 20 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

Evropaelire.org 

Të paktën 20 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e Jugut. Trupat janë gjetur në tavernën Enyobeni në orët e para së të dielës dhe dhjetëra persona tjerë besohet se janë të plagosur. “Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar teksa po flasim”, ka thënë një zëdhënës i policisë për kanalin afrikan, Newzroom. “Ne nuk dëshirojmë të bëjmë spekulime në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarët. Është raportuar se familjarët e viktimave nuk kanë arritur të shohin trupat e viktimave. Читать дальше...

Norvegjia kujton viktimat e sulmit terrorist

Evropaelire.org 

Norvegjia mban të dielën një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e sulmit që ka ndodhur në Oslo, në orët e para të 25 qershorit. Autoritetet dyshojnë që sulmi ka qenë akt “i terrorizimit islamik”. Dy njerëz kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në tri lokacione në kryeqytetin norvegjez, Oslo, duke përfshirë një bar të homoseksualëve. Princi norvegjez i kurorës, Haakon dhe princesha e kurorës, Mette-Marit, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e 26 qershorit në Katedralen e Oslos... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Госпитализированный 300-килограмморвый москвич умер в больнице

Земельный контроль Подмосковья осмотрит около 10 тысяч участков с борщевиком

За два года количество пользователей инвестиционных приложений выросло в 2,4 раза – big data Tele2

UPEC в несколько раз увеличит выпуск фасованной продукции