ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 28.06.2022

Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump e dinte që protestuesit e 6 janarit ishin të armatosur

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u përpoq t'i merrte timonin shoferit të limuzinës së tij, njëkohësisht agjent i Shërbimit Sekret Amerikan, në një përpjekje për t'iu bashkuar turmës që marshonte drejt Kongresit të SHBA-së, tha të martën në dëshminë e saj një ish-ndihmëse në administratën e tij. Trump u fut në automjetin tip limuzinë pasi iu drejtua mbështetësve të tij në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë më 6 janar 2021, tha Cassidy Hutchinson në dëshminë e saj, dhe iu tha se nuk mund të... Читать дальше...

Meksika fajëson krizën kufitare në SHBA për vdekjen e emigrantëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador fajësoi trafikimin dhe "mungesën e kontrollit" në kufi për vdekjen e të paktën 50 emigrantëve të braktisur në një kamion në Teksasit. Ai e quajti ngjarjen një "tragjedi të jashtëzakonshme" dhe tha se Meksika do të punonte për të riatdhesuar eshtrat e qytetarëve të saj. “Kjo dhe vdekje të tjera të emigrantëve vijnë për shkak të "varfërisë dhe dëshpërimit të vëllezërve tanë të Amerikës Qendrore dhe meksikanëve," tha ai, duke shtuar: "Kjo ndodh sepse ka trafikim njerëzish dhe mungesë kontrolli... Читать дальше...

Bullgaria dëbon 70 punonjës të ambasadës ruse

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i kishte kërkuar Rusisë të reduktojë stafin e saj diplomatik në Bullgari dhe të tërhiqte 70 anëtarë të personelit deri më 3 korrik. "Arsyeja e parë është reciprociteti... Së dyti, për shkak të veprimtarisë së kryer nga zyrtarët rusë, e cila u konstatua nga autoritetet kompetente bullgare si të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike," tha ministria në një deklaratë. Ndërkohë kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov... Читать дальше...

Lajçak: Zgjidhja e fatit të të pagjeturve është urgjente

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se zbardhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. “Zbulimi i fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë mbyllje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Uji dhe qirinjtë”, shkruan Lajçak në një postim në Twitter.

Bjellorusia shton në listën e terroristëve aktivistin e burgosur të opozitës dhe korrespondentin e REL-it

Evropaelire.org 

Shërbimi i Sigurimit të Bjellorusisë (KGB) ka shtuar 23 persona në listën e saj të terroristëve, duke përfshirë bashkëshortin e burgosur të lideres së opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya, Syarhey Tsikhanouski dhe konsulentin e Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik. Vendimi i KGB-së më 28 qershor e çon numrin e përgjithshëm të personave në regjistrin e saj zyrtar të terroristëve në 870 persona. Tsikhanouski dhe Losik u dënuan në dhjetor respektivisht me 18 dhe 15 vjet burg për akuzat e organizimit të trazirave masive... Читать дальше...

As s’i punësojnë, as s’paguajnë për personat me aftësi të kufizuara

Evropaelire.org 

Vetëm 99 persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës janë me aftësi të kufizuara - nga mbi 83 mijë sa është numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë sektor. Me ligjin në Kosovë, sektori publik dhe ai privat janë të obliguar që të punësojnë një person me aftësi të kufizuara në çdo 50 punëtorë. Në bazë të kësaj, i bie që institucionet publike do të duhej të kishin të punësuar mbi 1,600 persona me nevoja të veçanta. Metije Krasniqi, nga qyteti i Fushë Kosovës, ka lindur me të meta në dorën e djathtë... Читать дальше...

Kryeministrja e Skocisë propozon datën e referendumit për pavarësi nga Britania e Madhe

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Strugeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023. Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur. Kryeministrja skoceze tha se “është gati të negociojë” me qeverinë britanike mbi kushtet e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar. Читать дальше...

KE: Nuk ka udhërrëfyes shtesë për vizat

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian sqaroi të martën se nuk ka planifikuar asnjë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Ky sqarim pasoi një deklaratë të komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili tha se Komisioni është i gatshëm që, bashkë me vendet anëtare, të përpilojë një udhërrëfyes shtesë për të adresuar disa shqetësime specifike. “Komisioni vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit nga korriku i vitit 2018... Читать дальше...



Kolumbi, 49 viktima nga zjarri në burg gjatë tentativës për arratisje

Evropaelire.org 

Të paktën 49 të burgosur u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mengjesin e së martës gjatë një tentative arratisjeje nga një burg në Kolumbi. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar kolumbian i Agjencisë Kombëtare të Burgjeve për AFP-në. “Deri më tani janë 49 të vdekur”, tha një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Burgjeve, duke shtuar se numri nga qyteti i Tulua ishte paraprak dhe “mund të ndryshojë”. Tragjedia ndodhi gjatë një tentative arratisjeje që shkaktoi edhe një zjarr që përfshiu të gjithë godinën. Читать дальше...

Akuza e kundërakuza për incidentin në Kuvend

Evropaelire.org 

Përplasjen fizike me deputetët e opozitës, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit parlamentar për çështje evropiane e ka vlerësuar si “incident të provokuar nga opozita për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut”. Incidenti ndërmjet Ademit, i cili vjen nga partia në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe deputetëve të opozitës, përkatësisht të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndodhi të hënën në momentin kur deputetët e opozitës u tubuan para tavolinës së tij dhe i larguan mikrofonin për të kundërshtuar rendin e ditës... Читать дальше...

Ish-roja e kampit nazist, 101 vjeç, dënohet me pesë vjet burgim

Evropaelire.org 

Një burrë 101-vjeçar është dënuar të martën nga një gjykatë gjermane me pesë vjet burgim, pas akuzave për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e mijërave të burgosurve në kampin nazist të përqendrimit Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përgjatë gjykimit, i cili ka nisur në muajin tetor të vitit të kaluar, ky burrë, i cili nuk është identifikuar, është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka qenë punëtor ferme në verilindje të Gjermanisë gjatë asaj periudhe. Megjithatë, gjykata ka thënë se është... Читать дальше...

Rritet përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 64 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, pas testimit të 208 mostrave. Kjo nënkupton se 30.76 për qind e rasteve kanë dalë pozitive në krahasim me 17.5 për qind sa kanë qenë në ditën paraprake. Në periudhë 24-orëshe nuk ka pasur viktima, derisa raste aktive janë 322. Sipas autoriteteve, më 27 qershor janë vaksinuar 63 persona. Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi. Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë... Читать дальше...

Shri Lanka ndalon shitjen e karburanteve për makinat private

Evropaelire.org 

Shri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi ky shtet po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në dekada. Në dy javët e ardhshme, vetëm autobusët, trenat dhe makinat që shfrytëzohen për shërbime mjekësore dhe transportim të ushqimit, do të mund të blejnë karburante. Shkollat në zonat urbane janë mbyllur dhe zyrtarët u kanë thënë 22 milionë banorëve që të punojnë nga shtëpitë. Ky shtet i Azisë Jugore është duke negociuar marrëveshje për dalje nga kriza... Читать дальше...

Të paktën 50 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Evropaelire.org 

Të paktën 50 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas. Ministria e Jashtme e Meksikës ka konfirmuar se 22 meksikanë, shtatë shtetas të Guatemalas dhe dy nga Hondurasi, janë në mesin e të vdekurve. Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital. Të mbijetuarit kanë qenë “të nxehtë në prekje” dhe kanë vuajtur nga nxehtësia e madhe. San Antonio, qytet rreth... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Екатерина Александрова

Александрова впервые войдет в топ-15 мирового рейтинга






Сергей Собянин: Завершаем строительство московского городского вокзала Щербинка

СКР: пассажир рейса Бангкок — Красноярск впал в кому, началось расследование

Турист из Красноярска впал в кому на борту самолета в аэропорту Бангкока

Схема движения 2 автобусных маршрутов временно изменится в Воронеже