ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 29.06.2022

Gjykata franceze shpall fajtorë 20 të akuzuarit për sulmet terroriste të vitit 2015 në Paris

Evropaelire.org 

Anëtari i vetëm i mbijetuar i një celule terroriste të Shtetit Islamik që vrau 130 njerëz në Paris në nëntor 2015, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë franceze të mërkurën, dënimi më i ashpër i mundshëm sipas legjislacionit francez. Salah Abdeslam, një francez 32-vjeçar me origjinë marokene, u kap i gjallë nga policia katër muaj pas atentateve që shkaktuan 130 viktima dhe mbi 250 të plagosur. Përveç Abdeslamit, 19 persona të tjerë të akuzuar se kanë luajtur role kyçe në sulmet më... Читать дальше...

Vuçiq: Dialog me Kosovën nuk ka

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aktualisht, nuk ka. Ai i bëri komentet pas takimit në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Vuçiq tha se ka rënë dakord me të që mediave t’u drejtohet vetëm ai. “Unë e informova [Lajçakun] se për çfarë dua të flas dhe se dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh... dhe se cilat janë qëllimet e fuqive perëndimore. Fjala e tij është e rëndësishme... Читать дальше...

Riregjistrim i veturave nga KM në RKS dhe reciprocitet ndaj dokumenteve serbe

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurti, miratoi të mërkurën vendimin për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë - të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë - në RKS (Republika e Kosovës). Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), KM (Mitrovicë e Kosovës) e kështu me radhë. Targat e tilla janë hequr në zonat e populluara me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në vitin 2011, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes. Читать дальше...

Maqedoni e Veriut, treni vret dy emigrantë që flinin në hekurudhë

Evropaelire.org 

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën... Читать дальше...

Betejës së UP-së me Kishën s’i shihet fundi as pas dhjetë vjetësh

Evropaelire.org 

Kanë kaluar dhjetë vjet nga koha kur Universiteti i Prishtinës ka nisur një betejë gjyqësore për të drejtën e shfrytëzimit të një parcele të tokës afër kampusit universitar, ku gjendet një kishë e papërfunduar ortodokse. UP-ja dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në një proces të stërzgjatur gjyqësor dhe të dyja palët thonë se ai nuk është as afër fundit. Vendimi gjyqësor për tokën 4-hektarëshe do të mund të përcaktonte fatin e kishës së papërfunduar, të quajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar. Читать дальше...

Raporti i OKB-së: Emigrantët në Libi 'vriten, torturohen dhe përdhunohen'

Evropaelire.org 

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport të mërkurën ku thuhet se emigrantët që mbahen në Libi përballen me abuzime të tmerrshme, veçanërisht gratë të cilat janë viktima të dhunës seksuale dhe shpeshherë detyrohen t’i nënshtrohen përdhunimit në këmbim të ushqimit. Misioni i Pavarur i Gjetjes së Fakteve në Libi përsëriti se krimet më të këqija sipas ligjit ndërkombëtar ka të ngjarë që po ndodhin në vendin e shkatërruar nga lufta, me gratë emigrante që vuajnë disa nga abuzimet më të rënda. Читать дальше...

Mosndëshkimi i sjelljes së dhunshme e bën Kuvendin jofunksional

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas dy ditëve nga incidenti në Komisionin për çështje evropiane, është prononcuar për mediat dhe për këtë i ka fajësuar deputetët e opozitës. Ai ka thënë se “incidenti i së hënës në mbrëmje nuk do të ndodhte nëse deputetët e opozitës do të qëndronin në vendin e tyre”. Por, Xhaferi ka thënë se nuk e arsyeton as sjelljen e kryetarit të këtij Komisioni, Arbër Ademi. “Unë nuk kam kompetencë të kërkoj përgjegjësi, këta janë deputetë, jo zyrtarë. Читать дальше...

Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojë 33 "terroristë"

Evropaelire.org 

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t’i rinisë Suedisë dhe Finlandës kërkesat për ekstradim të individëve që i konsideron terroristë pasi tri vendet arritën një marrëveshje që i hap rrugën vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO. Të mërkurën Bozdag tha se së shpejti do të dërgohen kërkesat zyrtare për ekstradim të 33 anëtarëve të Partisë Kurde PKK dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit  “FETO”, të konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016-të. Të... Читать дальше...

Mali i Zi dhe Serbia zotohen për marrëdhënie më të mira

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, tha se shpreson që vendi i saj të rivendosë marrëdhënie më të mira me Malin e Zi. Bërnabiq i bëri komentet pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Beograd. “Kjo vizitë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, tha Bërnabiq. Ajo tha se ka pasur bisedime “të mira, konkrete, dhe pragmatike” me Abazoviqin, dhe se kanë identifikuar disa çështje që mund t’i zgjidhin. Si një prej tyre, ajo përmendi çështjen e transaksioneve të drejtpërdrejta... Читать дальше...

Lajçak në Mitrovicën e Veriut, optimist për takimin Kurti-Vuçiq

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë të mërkurën se beson që ekziston momentum për takim në Bruksel ndërmjet liderëve të të dyja shteteve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Prishtinë. “Jam angazhuar nëpër takime individuale që takimi i radhës të ketë rezultatet që dëshirojmë t'i shohim”, ka thënë Lajçak për mundësinë e takimit Kurti ... Читать дальше...

Japonia përballet me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjet

Evropaelire.org 

Japonia është duke u përballur me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjetët e fundit. Tokio ka regjistruar temperatura mbi 35 gradë Celsius të mërkurën, për të pestën ditë me radhë, duke e bërë këtë krizën më të rëndë të motit të nxehtë në muajin qershor, prej nisjes së regjistrimit të këtyre të dhënave më 1875. Ndërkohë, qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë prej 40.2 gradësh Celsius – njëherësh temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Japoni në muajin qershor. I... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunëve

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar që të shpërndajë mijëra vaksina për linë e majmunëve brenda Shteteve të Bashkuara, në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e këtij virusi. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen. Virusi, i identifikuar fillimisht vetëm në Afrikë, është përhapur në SHBA dhe Evropë me shpejtësi të habitshme. Deri më tani në SHBA janë regjistruar 306 raste edhe asnjë vdekje. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Появилась реакция WTA на победу Рыбакиной с рекордом






Команда из Ногинска взяла серебро на турнире по мини-футболу

СК показал фото подозреваемого в убийстве из-за конфликта на парковке в Москве

Суд не привлек к субсидиарной ответственности главу "Нового потока" Мазурова

В Москве начался деревопад: сильный ветер в столице сохранится до конца дня