ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2022

Новости за 05.10.2022

Gjykata belge i hap rrugë këmbimit të të burgosurve me Iranin

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Belgjikë ka mbështetur një trakt që lejon këmbimin e të burgosurve me Iranin, potencialisht duke i hapur rrugë një diplomati iranian, i burgosur nën akuza për terrorizëm, të dërgohet në Iran në këmbim të një punëtori belg të ndihmës. Vendimi, sipas mediave belge, heq përkohësisht ndalesën për përdorimin e traktatit, për të cilën kishte vendosur një gjykatë e apelit më herët gjatë këtij viti. Qeveria e kryeministrit Alexander de Croo tha se traktati është e vetmja mënyrë për të liruar Olivier Vandecasteele... Читать дальше...

Komuna e Graçanicës nis anulimin e vendimit për shkëmbim pronash

Evropaelire.org 

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Lilana Shubariq, njoftoi të mërkurën se ka nisur procedurën për anulimin e vendimit për shkëmbimin e një prone të paluajtshme komunale me një biznesmen privat. Ky vendim u miratua më 28 shtator në një seancë të Kuvendit Komunal të Graçanicës. “Në bazë të kompetencave që dalin nga Statuti i Komunës së Graçanicës dhe me kërkesë të më shumë se 1/3 së këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, anulimi i këtij vendimi do të dalë në rend të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal”... Читать дальше...

Me garanci prej 1 milion eurosh, Zhan Mitrev mbrohet në liri

Evropaelire.org 

Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh pronari i spitalit privat me të njëjtin emër, ka dhënë 1 milion euro para të gatshme, duke siguruar autoritetet se nuk do të largohet nga Maqedonia e Veriut, bëri të ditur më 5 tetor Prokuroria Publike Themelore e Shkupit. Kundër Mitrevit po zhvillohen hetime lidhur me dyshimin për mashtrim të pacientëve në spitalin e tij privat, “Zhan Mitrev”. I dyshuari, siç tha Prokuroria Publike e Shkupit, nga prilli i vitit 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare... Читать дальше...

Pedagogët në Shqipëri kërkojnë rritje pagash

Evropaelire.org 

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”. Kjo ishte një nga pankartat në protestën që zhvilluan më 5 tetor pedagogët e Universitetit të Tiranës, të cilët po kërkojnë rritje pagash. Përreth një orë ata protestuan para Universitetit Politeknik ku përsëritën kërkesat e tyre, që përfshijnë edhe rritjen e financimin e kërkimeve shkencore dhe transparencë për buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike. Pedagogët në Shqipëri po kërkojnë që pagat të rriten për 50 për qind, duke... Читать дальше...

MPB: Tetë makina janë riregjistruar në RKS

Evropaelire.org 

Nga 1 shtatori deri më 5 tetor, tetë makina që kanë pasur targa të lëshuara nga autoritetet serbe, janë riregjistruar në targa RKS (Republika e Kosovës). Kështu thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë. “Regjistrimet janë bërë në tetë komuna të ndryshme, prandaj nuk mund ta theksojmë ndonjë komunë me interesim më të madh. Gjithashtu, tani e tutje të gjithë qytetarët mund të regjistrojnë automjetet e tyre me targa të rajonit që i përkasin, në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve... Читать дальше...

Kristalet e Trepçës

Evropaelire.org 

Mbi dy mijë eksponate të nxjerra nga thellësia e minierave të Kosovës gjenden në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë.  Grumbullimi i kristaleve ka nisur në vitet ’60, ndërsa muzeu është hapur në vitin 1964. Ndër vite janë mbledhur kristale të ndryshme. Muzeu kohë pas kohe pasurohet me kristale të reja që nxirren nga minierat e Trepçës. Numri më i madh i kristaleve të ekspozuara në këtë muze është nxjerrë nga horizontet e minierës së Stantërgut në thellësi mbi 800 metra nën tokë.  Miniera e Stantërgut e ndërmarrjes Trepça... Читать дальше...

Pasuria e ‘ndryshkur’ e Trepçës

Evropaelire.org 

Kombinati metalurgjik Trepça, ishte një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Kjo ndërmarrje ishte shtylla kryesore industriale e ekonomisë së Kosovës. Produktet kryesore, të cilat i prodhon Trepça janë: koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera. Sipas të dhënave zyrtare nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit. Krahasuar me atë kohë... Читать дальше...

NATO në solidaritet me Malin e Zi për kërcënimet nga spiunazhi rus

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur solidaritet me Malin e Zi, në kohën kur ky shtet po ndërmerr masa dhe operacione për të ndaluar ndikimin e Rusisë. Mali i Zi së fundmi ka arrestuar persona që dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh për interesa të Rusisë. “NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të vlefshëm, Malin e Zi, në kohën kur ai po ndërmerr masa për të ruajtur sovranitetin dhe demokracinë e tij përballë spiunimit dhe veprimeve të tjera destabilizuese dhe qëllimkeqe të Rusisë”... Читать дальше...



Polonia i kërkon SHBA-së bomba bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shteteve aleate të pranojnë armë bërthamore amerikane dhe të jenë në gjendje t’i përdorin ato nëse Amerika ua lejon. “Problemi i parë është se ne nuk kemi armë bërthamore. Nuk ka asnjë tregues se Polonia mund të ketë armë të tilla në një të ardhme të afërt. Gjithmonë ka mundësi që të marrim pjesë në Programin për shkëmbim bërthamor. Ne kemi biseduar... Читать дальше...

OKB: Evropa të tregojë ambicie shumë më të mëdha për klimën

Evropaelire.org 

Evropa duhet të tregojë “ambicie shumë më të mëdha” mbi çështjen e ndryshimeve klimatike sepse emetimet e saj të përgjithshme të gazrave serrë janë ende në rritje, u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara. Në raportin e OKB-së, që u publikua më 5 tetor, u tha po ashtu se shtetet evropiane duhet të rrisin riciklimin, të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe të shpenzojnë më shumë për mjedisin. Shkurtimi i emetimeve, kryesisht në shtetet perëndimore evropiane, është penguar nga rritja e emetimeve gjetkë në rajon... Читать дальше...

Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Evropaelire.org 

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë dy amerikanëve, Carolyn Bertozzi dhe Barry Sharpless, si dhe danezit, Morten Meldal, për krijimin e një forme më funksionale të kimisë. Sipas jurisë, ata janë nderuar për zbulimin e reaksioneve që u mundësojnë molekulave të krijojnë komponimet e dëshiruara. Kjo mënyrë studimi besohet se ofron më shumë njohuri për qelizën. Ky është çmimi i dytë Nobel për 81-vjeçarin, Sharpless, i cili është nderuar me këtë çmim edhe më 2001. Java e ndarjes së Çmimeve Nobel ka nisur më 3 tetor me çmimin për mjekësi. Читать дальше...

Regjistrim për të dëshmuar se kush është shumicë në Luginë

Evropaelire.org 

Pas dy dekadash do të mund të dihet zyrtarisht për numrin e shqiptarëve të regjistruar në Serbi. Procesi i regjistrimit të popullsisë në këtë vend ka nisur më 1 tetor dhe do të përfundojë më 31 të këtij muaji. Shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, për shkak të, siç është thënë atëbotë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese. Por, kësaj radhe, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në pjesën jugore të Serbisë, u kanë bërë thirrje atyre që të regjistrohen. Читать дальше...

Ushtria jugkoreane kërkon falje pas lansimit të dështuar të raketës

Evropaelire.org 

Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dështuar të një rakete, gjatë stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Kjo nisje e raketës ka shkaktuar alarm në mesin e banorëve të qytetit bregdetar Gangneung, pasi ata kanë dëgjuar një shpërthim të madh. Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar. Mirëpo ushtria, e cila ka thënë se nuk ka pasur viktima, nuk e ka pranuar incidentin deri në orët e para të së mërkurës. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Стало известно число премьер на Московском международном кинофестивале

Русские туристы устроили минибунт в залитом дождями аэропорту Дубая

Россиянам назвали площадь квартир в новостройках в 2024 году

Переход не туда. РЖД продолжает издеваться над балабановцами