ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2023

Новости за 05.02.2023

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin  

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të insekteve në 27 vendet anëtare, si masë për të parandaluar pasojat e zvogëlimit të popullsisë së pjalmuesve. “Shkencëtarët thonë se një e treta e të gjitha llojeve të bletëve, fluturave apo insekteve tani janë në rënie të madhe dhe kjo rënie është vërtet shqetësuese. Pjalmuesit kanë nevojë për mbrojtje më të fortë. Zhdukja e pjalmuesve do të shkaktonte kolaps të ekosistemeve. Читать дальше...

Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Evropaelire.org 

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e disa ortekëve në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës. Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, kanë qenë në mesin e të vdekurve në disa qendra skijimi. Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katërt të ortekëve – i dyti për nga rreziku – pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona. Niveli i katërt i alarmit në Austri nënkupton se “mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj”. Skijatorët pa përvojë këshillohen që të qëndrojnë në ambiente të hapura... Читать дальше...

Algjeriani i shndërron bërthamat e hurmave në vaj

Evropaelire.org 

I frymëzuar nga përmendja e shpeshtë e palmave të hurmave në Kuran, algjeriani Ammar Khennaoui ka nisur të nxjerrë vaj nga bërthamat e hurmave, për përdorim në industritë kozmetike dhe farmaceutike. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Sudani Jugor: Papa bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”

Evropaelire.org 

Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës. Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe. Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit. Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”. Читать дальше...

"Shkëndija e shpresës': Gratë afgane i kthehen mësimit virtual

Evropaelire.org 

Zarghona Pamiri hoqi dorë nga arsimimi i saj kur talibanët në Afganistan ua ndaluan grave në dhjetor që të shkolloheshin dhe të shkonin në universitet. Por, Pamiri së fundmi u regjistrua në një universitet online që të vazhdojë studimet. Ajo është në mesin e mijëra grave që i janë bashkuar Universitetit Online të Afganistanit, një platformë e re mësimore virtuale që ofron kurse dhe diploma universitare falas për gratë. "Kjo u ka dhënë grave afgane një fije shprese", tha Pamiri, e cila ishte... Читать дальше...

Lajçak viziton të hënën Kosovën

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt, derisa, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi. As këtë herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. Читать дальше...

Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se tre shtetas bullgarë, që kanë fyer pjesëtarët e policisë maqedonase në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë, janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është ndaluar për tre vjet hyrja në Maqedoninë e Veriut. Incidenti ndodhi të shtunën, derisa dhjetëra bullgarë ishin nisur për në Shkup për të marrë pjesë në manifestimet për 151-vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit - identitetin e të cilit e pretendojnë, si maqedonasit, ashtu edhe bullgarët. Читать дальше...

Kushtet dhe jeta në konvikte, shtëpia e dytë e studentëve

Evropaelire.org 

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë disa nga problemet që hasin në përditshmëri studentët e Universitetit të Prishtinës që banojnë në konviktet në Prishtinë. Qendra e Studentëve në Prishtinë ka tetë konvikte me kapacitet për 3.865 studentë. Financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga të hyrat vetjake që paguajnë studentët. Buxheti vjetor i Qendrës për vitin 2023, i ndarë nga shteti i Kosovës, është rreth 5.4 milionë euro. Në këtë... Читать дальше...

SHBA-ja rrëzon balonën kineze “të spiunimit” mbi Atlantik

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë gjigante kineze, për të cilën kanë thënë se ka spiunuar në zonat kyçe ushtarake në tokën amerikane. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë e kanë rrëzuar balonën mbi ujërat territorialë të SHBA-së. Ministria e Jashtme e Kinës ka shprehur “pakënaqësi kundër përdorimit të forcës amerikane për të sulmuar një pajisje pa pilot”. Në pamjet e publikuara nga rrjetet televizive amerikane, është parë që balona ka rënë në ujë pas një shpërthimi të vogël. Читать дальше...

Vdes ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf

Evropaelire.org 

Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai e pati fituar pushtetin përmes një puçi më 1999. Musharraf, i cili ka qenë president në periudhën 2001-2008, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga ushtria shtetërore. Ai u ka mbijetuar disa tentimeve për vrasje dhe është gjendur në krye të problemit mes militantëve islamistë dhe Perëndimit. Musharraf e ka mbështetur luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorit pas sulmeve të 11 shtatorit në tokën amerikane... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Появилась реакция WTA на победу Рыбакиной с рекордом






В Москве иностранец схватил ребенка за горло и пытался сбросить с третьего этажа

Билет за 9 тысяч и споры по маршруту. Все, что вы хотели спросить про ВСМ Москва-Петербург

260 семей Сергиево-Посадского округа получат квартиры в строящемся доме

Новости АН Якутии: конференция «Ревматология на Севере» — видео