ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Arkivat e rëndësishme janë “në duart e komandantëve të luftës”

0
Arkivat e rëndësishme janë “në duart e komandantëve të luftës”

Edhe nëse hapen arkivat në Serbi, ato nuk kanë dokumente të dobishme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve sepse informacionet dhe dokumentet kryesore janë në duart e komandantëve të luftës, thotë Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Çështja e hapjes së arkivave në Serbi dhe në Kosovë, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998 dhe 1999, ka nxitur polemika dhe debat në skenën politike në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, më 9 shtator ka deklaruar se në takimin në Bruksel, më 7 dhe 8 shtator, pala serbe ka deklaruar se janë të pajtimit që të hapen arkivat e saj në Serbi, por që edhe pala e Kosovës t’i hapë arkivat shtetërore “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën më 13 shtator, ka deklaruar se autoritetet e vendit janë të hapura dhe transparente dhe fati i të pagjeturve duhet të zbardhet.

Ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të qeverisë kanë reaguar partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke i cilësuar si deklarata të dëmshme dhe të gabueshme.

Ndërkaq, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës thonë se Arkivi Qendror i Kosovës dhe shtatë arkivat ndërkomunale nuk kanë asnjë fond të dokumenteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kandiq: Në arkivat serbe do të hapet diçka e padobishme

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë së informacionet lidhur me atë se palët në dialog, Kosova dhe Serbia, janë pajtuar t’i hapin arkivat me qëllim zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, nuk duhet marrë si fakt i kryer.

Siç thotë ajo, “do të hapet diçka që është plotësisht e padobishme ose pak e dobishme”, por, sipas saj, komandantë të luftës, oficerët, gjeneralët ose pjestarët e ushtrisë dhe policisë së Serbisë apo në anën tjetër pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë frikë se të dhënat mund të nxjerrin në dritë se kush saktësisht është përgjegjës për zonat e caktuara.

Sipas saj, të gjitha të dhënat që flasin se çfarë ka ndodhur saktësisht në ndonjë vend, në ndonjë komunë ku ka pasur një numër të caktuar të personave të zhdukur, ato me siguri se nuk ruhen në ndonjë hapësirë ose dhomë të caktuar, si të arkivuara në arkivat e ashtuquajtura sekrete të Serbisë.

“Lidhur me këtë, me siguri se informacionet nuk ruhen në atë mënyrë. Ato janë larguar dhe besoj që janë në duart e komandantëve të dikurshëm të luftës, sepse ata më së shumti janë frikësuar se një ditë mund të arrihet deri te zbulimi i atyre të dhënave dhe se mund të iniciohen procese për vërtetimin e përgjegjësisë së tyre penale. Në arkiva nuk gjenden ato që i kërkojnë pala e Kosovës dhe që do të ishin më se të vlefshme për zbulimin dhe konfirmimin e fakteve për varrezat masive dhe për të zhdukurit”, theksoi Kandiq.

Vullneti politik i munguar

Ajo shton se ngjashëm mund të qëndrojë situata edhe në Kosovë, ku të dhënat eventuale për ngjarjet që ndërlidhen me vrasjet, zhdukjet dhe varrezat masive ose individuale të serbëve, romëve dhe atyre që ishin besnikë ndaj regjimit, mund në jenë në duart e komandantëve të luftës në zonat e caktuara ku kontrollin e ka pasur UÇK-ja.

Kandiq vlerëson se për të arritur deri te të dhënat që çojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, autoritetet e të dyja palëve do të duhej të kenë vullnet politik për një gjë të tillë dhe qasje humane ndaj kësaj çështjeje humanitare.

“Mendoj që sikur të dyja palët të kenë nivelin e mirëkuptimit për rëndësinë që çështja e të pagjeturve të zgjidhet përfundimisht, atëherë ato do të duhej të niseshin secila palë nga gjeneralët dhe oficerët e lartë të tyre, me kërkesën që të raportojnë se çfarë ka ndodhur në zonën e caktuar, në vendin dhe lokacionin e caktuar, çfarë ka ndodhur me trupat dhe të arrihet deri tek ato informata”, thotë Kandiq.

Megjithatë, ajo nuk beson se zbardhja e fatit të personave të pagjetur do të jetë e mundur në rast se nuk formohet një komision ndërkombëtar që do të udhëhiqej nga dikush që ka përvojën profesionale për komunikimin ndërmjet palëve, lidhur me zbulimin e lokacioneve të personave të pagjetur, si dhe që ai të jetë objektiv dhe i paanshëm, si dhe të ketë mundësi qasjeje në të gjitha dokumentet që i kërkojnë.

Zymeraj: Arkivat e Kosovës nuk kanë asnjë dokument të UÇK-së

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë thotë që në kuadër të Arkivit qendror të shtetit dhe në shtatë arkivat ndërkomunale ekzistojnë 1,310 fonde të krijuara nga institucionet e ndryshme.

“Logjikisht, do të duhej të ishte për shembull fondi i UÇK-së. Por, në Arkivin e Kosovës ne nuk kemi asnjë fond të tillë e lëre më seksion apo siç thuhet arkiv i UÇK-së. Nuk ka në Agjenci dhe unë flas për këtë që jam përgjegjës dhe ligjërisht që jemi institucioni legjitim për menaxhimin me dokumentacionin. Ne nuk kemi asgjë sa i përket asaj që nënkuptohet arkiv i UÇK-së”, thotë Zyberaj.

Ai shton se formulimi arkivat shtetërore të Kosovës “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” është formulim i shpikur, sepse të tilla nuk ka.

Zyberaj thekson se në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në të dyja nivelet, qendror dhe ndërkomunal, jo vetëm që nuk ka asnjë fond që është i mbyllur, i klasifikuar ose nën embargo për të interesuarit, për palët e jashtme, por nuk ka fare asnjë dokument të tillë.

Sipas tij, të gjitha fondet që kanë arkivat në të dyja nivelet, janë të qasshme për palët, për subjektet juridike dhe ato fizike, si dhe private, siç janë hulumtuesit e ndryshëm.

Kurti: Arkivat përfshijnë dëshmitë dhe materialet e UÇK-së

Deklarata e Zyberajt vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më 13 shtator u ka thënë gazetarëve që në arkiva ka dëshmi dhe materiale të UÇK-së.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë, të cilat i përfshijnë edhe ato gjatë luftës dhe të gjitha dëshmitë dhe materialet që janë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne jemi shumë të hapur dhe transparent. Mirëpo, neve na duhet që ta zbardhim fatin e të pagjeturve. I kemi edhe 1,630 dhe për këtë duhet t’i hapim arkivat në Beograd”, ka thënë Kurti.

Reagimi i opozitës

Ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, duke e quajtur të rrezikshëm, siç ka thënë ai, hapjen e një diskursi të tillë nga krerët qeveritarë të vendit.

“Nuk po mund të besoj ende që kryeministri ynë flet me një gjuhë të tillë, për arkiva, për luftën e UÇK-së. Pajtohem që ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Mirëpo, në anën tjetër, nuk lejojmë që të biem në diskursin e Serbisë që flet me gjuhën e saj për UÇK-në”, ka thënë Abelard Tahiri.

Me tone të ashpra ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri. Ai theksoi se kur bëhet fjalë për temën e të pagjeturve, Qeveria e Kosovës duhet të ketë shumë kujdes, të flasë me saktësi dhe të mos eksperimentojë.

“Të kërkohen arkiva, të hapen arkiva (të UÇK-së) që nuk ekzistojnë – të paktën ne nuk e dimë që ekzistojnë – për mua është një gabim substancial. Nuk është marre që të kërkohet falje dhe të thotë ‘më falni, është gabim’”, u shpreh Besnik Tahiri.

Në anën tjetër, deri më tash, autoritetet e Serbisë nuk kanë folur publikisht lidhur me pajtimin e pretenduar për hapjen e arkivave me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999.

Kosova ende vazhdon të kërkojë 1,630 persona, kryesisht shqiptarë, të zhdukur gjatë luftës më 1998/99.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus



Социальная работа на предприятии: современные тенденции и интересные кейсы

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил


Новый трек Батишты и NAT станет гимном расставания

Мануальные зубные щетки Revyline Perfect DUO и зубная паста Organic Detox против кариеса доступны в Уфе

Lamoda и Fashion Factory School: локальные бренды присутствуют в гардеробе 75 процентов россиян

Полное руководство по онлайн-покупкам на рынке ‘Садовод’: советы, рекомендации и секреты экономии


Trump trial: Jury selection to resume in New York City for 3rd day in former president's trial

Cyprus Closed Chess Championship names winners

Четвертый том в серии ко Дню космонавтики

Danielle Serdachny scores OT goal to lift Canada to 6-5 win over US in women’s hockey world final


Беспроводной сканер штрих-кодов SAOTRON P05i промышленного класса

Мобильный принтер этикеток iMove T3Pro - лёгкий, производительный, компактный

На строительстве моста на обходе Тольятти началась укладка асфальта

Axenix открыла офис в Санкт-Петербурге


'The concerns about claustrophobia were a major aspect' of desiging World of Warcraft: The War Within's underground zones, says director

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Amanita Design выпустила Pilgrims на iOS и Android в обход Apple Arcade


Квадратні горщики для квітів та розсади: практичний та зручний вибір

Ветаптека онлайн: відгук про інтернет-магазин vetpreparaty.com


Как поучаствовать в продаже иностранных ценных бумаг по указу №844

Собянин назначил нового главу Стройкомплекса Москвы

Появились подробности аварии в районе Очаково-Матвеевское

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил




Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Установка стиральной машины в Московской области

Женский мотопробег «Ижевск – Москва» стартует 24 июля

Правительства и законодатели могут закрыть все фермы.


Жители Подмосковья могут подать заявку на конкурс от X5 group до 22 апреля

Студентов Поморья приглашают на всероссийское соревнование по информационным технологиям

Еще 6 тысяч территориальных зон Подмосковья внесли в ЕГРН

Строительство является локомотивом экономики Крыма


Что чаще всего едят на завтрак дети Елены и Новака Джокович?

Сафиуллин не смог выйти во второй круг турнира ATP в Барселоне

Появилось «закулисное» видео Елены Рыбакиной

WTA отреагировала на суперкамбэк Елены Рыбакиной


Жители Подмосковья могут подать заявку на конкурс от X5 group до 22 апреля

В Подмосковье состоялось заседание общественного совета при Главгосстройнадзоре

Пока живут на свете дураки: почему нас обманывают мошенники?

Еще 6 тысяч территориальных зон Подмосковья внесли в ЕГРН


Музыкальные новости

Лоза объяснил, почему Лепс выбил телефон из рук фанатки

Оркестр территориального управления Росгвардии приступил к репетициям парада победы в Челябинске

Экс-девушка Тимати Шишкова завела новый роман

Певец Стас Михайлов пригласил на свой юбилейный концерт пенсионерку из Орла



Как поучаствовать в продаже иностранных ценных бумаг по указу №844

Подключение водонагревателя в Московской области

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил

Появились подробности аварии в районе Очаково-Матвеевское


Сотрудники «Россети Центр» и «Россети Центр и Приволжье» присоединились к Неделе популяризации донорства крови

Театр «У Моста» вернулся в Пермь после трехнедельных гастролей

Бастрыкин запросил доклад по делу о нападении на журналистов в Москве

Дзюба и Орзул встретились на шоу «Футбольная монополия»: как отреагировала телеведущая


Появились подробности аварии в районе Очаково-Матвеевское

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


Путин наградил гендиректора Музеев Московского Кремля орденом «За заслуги перед Отечеством»

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии отечественного судостроения   

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола

На окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» Калмыкию представляют четыре семьи


Сестра певца Кунгурова связала его смерть с осложнениями после COVID-19




Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала

Мадина Байрамукова рассказала о эстетической дерматологии для мужчин

Более 100 сотрудников Главного управления Росгвардии по Московской области приняли участие в донорской акции

Накануне Национального дня донора столичный росгвардеец сдал кровь 74-ый раз


Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Сотрудники Росгвардии приняли участие в чемпионате Центрального округа по боксу.

Прием заявок на участие в конкурсе на лучшее путешествие по Дальнему Востоку начнется в мае

Сотрудники Росгвардии приняли участие в чемпионате Центрального округа по боксу.

РМОУ презентовал издательский проект «Притяжение Сочи» на форуме «Мы вместе. Спорт»


Очередные кадровые назначения объявлены в Минске

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»



Собянин: на средства от реализации зеленых облигаций закуплен 451 электробус

Сергей Собянин: Продолжим совместное развитие систем искусственного интеллекта

Собянин рассказал о зеленых облигациях

Собянин назначил нового главу Стройкомплекса Москвы


Швеция хочет ограничить доступ в Балтийское море российским танкерам

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о сохранении экологии Севастополя

"Самое опасное" начнётся в пятницу: Синоптик предупредил об аномальной погоде в России

Прием заявок на участие в конкурсе на лучшее путешествие по Дальнему Востоку начнется в мае


В Подмосковье состоялось заседание общественного совета при Главгосстройнадзоре

Жителей Электрогорска приглашают 20 апреля на диспансеризацию

Жители Подмосковья могут подать заявку на конкурс от X5 group до 22 апреля

Еще 6 тысяч территориальных зон Подмосковья внесли в ЕГРН


Мобильный принтер этикеток iMove T3Pro - лёгкий, производительный, компактный

Архангелогородцы присоединились к донорскому движению

Николай Патрушев провел рабочий день в Архангельске и в Северодвинске

На центральном рынке г. Архангельска военные следователи искали уклонистов от воинского учета


Как правильно заказывать суши: советы и лайфхаки

Фотовыставка «БАМ: по рельсам сквозь время»

В Красногвардейском районе Республики Крым проведен рейд по бывшим мигрантам

По пути с мечтой


В Подмосковье состоялось заседание общественного совета при Главгосстройнадзоре

В Москве в Серебряном Бору появится дополнительный лесной пляж

Артем Быстров спасает родной город под хиты «Землян» и «Самоцветов»: телеканал ТНТ покажет комедийный сериал Okko «Очевидное невероятное» по рассказам Кира Булычева

Доля Дарькина в рыбном порту Владивостока оказалась под залогом у олигарха












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Сафиуллин не смог выйти во второй круг турнира ATP в Барселоне






Студентов Поморья приглашают на всероссийское соревнование по информационным технологиям

В Подмосковье состоялось заседание общественного совета при Главгосстройнадзоре

Еще 6 тысяч территориальных зон Подмосковья внесли в ЕГРН

Жители Подмосковья могут подать заявку на конкурс от X5 group до 22 апреля