ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Ballkani Perëndimor me 'telashet ruse'

0
Ballkani Perëndimor me 'telashet ruse'

Qeveria e Kosovës beson se i ka të njohura qëllimet e Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor dhe nuk resht për t’iu kundërvënë ndikimeve të saj eventuale në Kosovë, thonë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.

Influenca e zhurmshme e Rusisë, por edhe influenca e heshtur e Kinës në Ballkanin Perëndimor, janë duke u parë me shqetësim nga NATO-ja dhe ky shqetësim reflektohet edhe përmes deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s, në Riga të Letonisë, më 1 dhjetor, ka folur edhe për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, për “ zhvillimet shqetësuese në Bosnjë e Hercegovinë dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Së fundmi kemi parë tensione në ngritje, duke përfshirë Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, me më shumë retorikë agresive, me ngecje në reforma dhe aktorë të huaj duke punuar për ta zvogëluar progresin”, ka thënë Stoltenberg.

Qeveria e Kosovës: Po bëjmë maksimumin t’u kundërvihemi ndikimeve të Rusisë

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për të komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe nëse kanë njohuri konkrete për “aktorët e huaj” dhe “rritjen e ndikimit dashakeq” të tyre.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ekzekutivi beson se përpjekjet e Federatës Ruse në Ballkanin perëndimor “ janë të njohura dhe evidente”.

“Federata Ruse, vazhdimisht, sidomos nëpërmjet Serbisë, synon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe ta dobësojë Bashkimin Evropian. Ju rikujtojmë se ne, së fundmi, kemi shpallur persona non-grata (të padëshirueshëm) dy zyrtarë rusë në Kosovë. Si institucione të shtetit po bëjmë maksimumin t’u kundërvihemi këtyre ndikimeve, gjithmonë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut për Radion Evropa e Lirë.

Më 22 tetor të këtij viti, Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati njoftuar se dy diplomatë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë janë urdhëruar të largohen nga vendi, pasi që ishin shpallur të padëshirueshëm.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se cilat kanë qenë aktivitetet e këtyre dy zyrtarëve që kanë nxitur autoritetet e Kosovës t’i shpallin persona të padëshirueshëm.

Ambasada e Rusisë në Beograd në reagimin e saj ka thënë se “asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore për Rusinë”.

Për “aktorët e huaj” do të flitet në Kuvend

Bekë Berisha, kryetar i Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështjet që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë në vend, diskutohen vazhdimisht në këtë komision. Por, sipas tij, çështja e rritjes së ndikimit të “aktorëve të huaj dashakeq”, të cilën në deklaratën e tij e ka përmendur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, do të ngrihet si temë në takimin ardhshëm me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

“Të premten e kam një takim bashkë me ministrin, të cilin e kam ftuar dhe të premten mund të diskutojmë edhe për këtë temë”, tha Beka.

Vrajolli: Mosinteresimi i perëndimit hap rrugë për ndikimin e Rusisë dhe Kinës

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndikimi dhe roli destabilizues i Rusisë në Kosovë është i pranishëm që nga viti 1999. Sipas tij, shqetësimi i Kosovës për rolin e tillë të Rusisë është i hershëm. Por, siç thotë Vrajolli, NATO tashmë është duke e parë se sa e dëmshme është influenca e Rusisë në rajon dhe sa ka potencial që të shkaktojë probleme brenda një rajoni ku Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë investuar vlerë të konsiderueshme të burimeve njerëzore dhe financiare për të siguruar paqe.

Por, zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, të cilët i përmend Stoltenberg, sipas Vrajollit, tregojnë se paqja nuk është e qëndrueshme dhe se nuk ekziston i ashtuquajturi konflikt i ngrirë, por ai është i hapur, pavarësisht faktit që ai tash për tash nuk është i dhunshëm.

“Mendoj se Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë shumë më vigjilente për sa u përket këtyre problemeve, për shkak se mosinteresimi i tyre në mënyrë të duhur ka bërë që Rusia dhe Kina të gjejnë hapësirën në këto vende dhe shtete si Serbia apo të tjera në rajon, të bëjnë regres për sa i përket zhvillimit të demokracisë së brendshme, duke krijuar njëfarë regjimi gjysmë-autokratik në shoqëritë e tyre dhe duke sfiduar paqen dhe sigurinë në nivel rajonal”, thekson Vrajolli.

“Nënvlerësimi i kërcënimeve”

Ai konsideron se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të jenë aq sa duhet vigjilente në raport me ndikimin e aktorëve të huaj dashakeq në sigurinë e vendit. Sipas tij, çështjet e sigurisë, kur bëhet fjalë për raportet e Kosovës me Serbinë, janë gjithmonë të politizuara. Por, siç thotë ai, ato janë trajtuar me qasje dhe fjalor të kujdesshëm, në të cilat ka pasur ndikim të madh ndërkombëtar.

“Shpeshherë janë nënvlerësuar kërcënimet, për shkak të reagimeve të ndryshme ndërkombëtare. Mendoj se institucionet e Kosovës duhet t’i trajtojnë këto çështje si probleme reale”, thotë Vrajolli.

Ai shton se përballja ndaj kërcënimeve për sigurinë duhet të përfshihen në të gjitha strategjitë e institucioneve të Kosovës. Siç thotë ai, elementet dhe ndikimi i shteteve të tjera, përmes Serbisë, mund të nxisin rreziqe të shumëfishta për sigurinë dhe integritetin e Kosovës.

Hapja e zyrës ndërlidhëse ruse në Kosovë ishte bërë në vitin 2005 nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tre vjet para se Kosova të shpallte pavarësinë, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia.

Rusia nuk synon të ketë ndikim te kosovarët ose qeveria e tyre për të përvetësuar ndjenja ose politika pro-ruse, por ndikimi i saj bëhet në disa forma të tjera, thuhet në një raport të mëhershëm të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Sipas këtij raporti, operacionet ruse të ndikimit janë kryesisht të kufizuara te serbët e Kosovës, me lejen e Serbisë, kryesisht për të parandaluar zgjerimin e sovranitetit të Prishtinës në zonat me shumicë serbe dhe lufta më e madhe e Rusisë ndaj Kosovës është pengimi i saj për t’u njohur nga organizata ndërkombëtare.

Sfidimi i ndikimit rus

Në fund të majit, të vitit 2019, Qeveria e Kosovës e shpalli person “non-grata” (të padëshirueshëm) punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), Mikhail Krasnoshchenkov.

Ai dhe një pjesëtar tjetër i UNMIK-ut, janë arrestuar më 28 maj pasi janë gjendur në afërsi të disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, teksa ka qenë duke realizuar një aksion policor për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.

Nga shtatori i vitit 2001 e deri më 12 gusht 2021, në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë janë publikuar gjithsej 835 materiale në të cilat përmendet Kosova.

Në një nga publikimet, më 26 mars 2021, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, akuzon kosovarët për krime të kryera ndaj serbëve në vitet 1998-'99.

Në një deklaratë tjetër të datës 17 qershor 2021, ajo akuzon SHBA-në se po armatos një forcë ushtarake shqiptare në Kosovë, e që sipas saj, përbën potencial të shpërthimit të konfliktit në rajon.

Ndërkaq, në muajin shkurt të vitit 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës kishte akuzuar Rusinë, duke thënë se ajo ka tendenca për të penguar dhe bllokuar Kosovën. Ajo gjithashtu e akuzoi Rusinë për ndërtimin e bazës ushtarake në afërsi të Kosovës, në qytetin e Nishit në Serbi, organizimin e incidenteve në veri të Kosovës nga pjesëtarë rusë të misionit të UNMIK-ut si dhe për sponzorizime ruse, për të prodhuar lajme të rreme për Kosovën.

Ministria e Jashtme e Kosovës po ashtu kishte përmendur rolin e Rusisë në sponsorizimin e trenit me ikonografi ortodokse, që Serbia tentoi ilegalisht ta fusë në territorin e Kosovës në janar të vitit 2017.

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), në një raport të publikuar në mars 2021,  thotë se përveç luftës politike e diplomatike, Rusia vazhdon të sfidojë Kosovën edhe përmes propagandës dhe përmbajtjes së rreme, të prodhuar nga mediat e kontrolluara nga Qeveria ruse.

Këto media që veprojnë në rajon, sipas raportit, vazhdimisht prodhojnë përmbajtje të rreme që ka për qëllim krijimin e narratives se Kosova është vend kriminal dhe se është vetëshpallur shtet, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

KIPRED ka thënë se, “Sputnik Serbia, Sputnik International dhe Russia Today (RT) janë në rend të parë sa i përket propagandës dhe dezinformimit ndaj Kosovës”, ndërkaq politika zyrtare ruse tenton “ta portretizojnë Kosovën si ‘quasi’ shtet dhe shtet kriminal që bënë dhunë ndaj komunitetit lokal serb, Kishës Ortodokse, që është një çerdhe e ekstremizmit islamik”.

Në një studim të Qendrës digjitale të mjekësisë ligjore në Mal të Zi, i publikuar në shtatorin e sivjetmë, thuhet se nëpërmjet një narrative të vëllazërisë së popujve ortodoksë, Moska po pengon përpjekjet perëndimore në rajon, duke përdorur mekanizma të ndryshëm të fuqisë së butë, nga Kisha Ortodokse Serbe (SOC) dhe media antiperëndimore te lidhjet me partitë populiste të krahut të djathtë.

Sipas studimit, ndër narracionet që përdor Rusia në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, është se NATO është një agresor, BE-ja është e dobët institucionalisht dhe politikisht, se SHBA dëshiron një Shqipëri të Madhe, Mali i Zi nuk ka përfitime nga anëtarësimi në NATO, ndërkaq që Rusia paraqitet si një partner historik i besueshëm.

Për këto qëllime, Kremlini, përveç mediave, përdor si mjet ndikimi edhe Kishën Ortodokse Ruse dhe Kishën Ortodokse Serbe në vendet me një pjesë të konsiderueshme të ortodoksëve në popullsinë e përgjithshme.

Ideja e krijimit të një “bote serbe”, të cilin në mjaft raste e përmend Ministri i Brendshëm i Serbisë, Allekasandar Vullin,  sipas analistëve të Qendrës digjitale të mjekësisë ligjore, është një nga mjetet kryesore për përhapjen e ndikimit rus, që synon minimin e vlerave perëndimore dhe integrimin euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.

“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Agjencia Kroate e Inteligjencës Civile SOA, poashtu në muajin shator, në raportin publik ka theksuar që “Dështimi për të arritur një marrëveshje serbo-shqiptare për Kosovën vazhdon të kontribuojë në jostabilitetin në rajon, dhe pasiguria e veçantë në Ballkanin Perëndimor është shkaktuar nga një ndarje sociale në Mal të Zi, ku partitë anti-NATO, pro-serbe dhe proruse kundërshtojnë një i ashtuquajturi opsion sovranist properëndimor”.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus



Студенты ХГУ пополнят ряды реестра инклюзивных волонтёров

Удалось спасти: Москва не потеряла в больницах ни одного человека после теракта, сообщил Собянин

Проект развития малой авиации в Сибири оценили в 8 млрд рублей

Строительство Северо-Сибирской магистрали оценили в 8 трлн рублей


Весна идёт, весне дорогу, уже расстаяли снега????

"Яндекс.Маркет" начнет выпускать одежду под своими брендами

Признаки интернет-зависимости

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию


Top 5 Websites to Watch FREE Movies - TV Shows (No Sign up!)

I was diagnosed with cancer aged 39… you are never too rich, too famous or too young, says Dr Philippa Kaye

The 10 Intense New Action Movies on Netflix That Left Me on the Edge of My Seat!

Top 10 Emmanuelle Seigner Movies


Система управления доступом RooX UIDM совместима с ОС Astra Linux

Федеральный девелопер: ЦФА позволят легко и просто накопить квадратные метры и "обернуть" их в квартиру

Летний Петербург. Исаакиевский собор

По нацпроекту в Ивановской области в этом году отремонтируют более 120 км региональных дорог


Пробный запуск God Wars: Cross Worlds — idle-RPG с богами и путешествиями во времени

Пробный запуск вампирского градостроя Vampire Legacy: City Builder

Cyberpunk 2077 станет временно бесплатной для PlayStation и Xbox

Destiny 2 is bringing back 12 fan favorite guns, including monsters like The Recluse and Luna's Howl, and a meme that could now be OP


Хризантема - вродлива квітка, що вимагає особливого догляду


«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»

Эксперты КА «Главный Советник» приняли участие в форуме «Тренды и антитренды корпоративного видео сегодня»

Топливному компромиссу между Украиной и Азербайджаном пришел конец?

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию




Заказать недорогой ремонт кухонной мебели в районе в Москве и Московской области

Судья соревнований в Crocus Expo подала в суд из-за травли после теракта

В Москве пройдут показы музыкальной драмы «Le prince André. Князь Андрей Болконский»

Metaratings: "Спартак" может уволить Абаскаля по ходу сезона, клуб ищет тренера


Путин уточнил у Беглова причины снижения популярности Петербурга у туристов

ЦППК назначит компенсационные автобусы по будням в апреле

Три школьницы из Жуковского выиграли на всероссийской олимпиаде по МХК

В Подмосковье пьяная женщина устроила массовое ДТП с участием восьми машин


Янник Синнер поделился впечатлениями от общения с игроками сборной Италии по футболу

Россиянка Александрова обыграла первую ракетку мира Свентек

Теннисистка Александрова оказалась сильнее полячки Швентек на турнире WTA в США

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP


Атомная взятка потребовала ареста // Топ-менеджер «Росатома» Геннадий Сахаров отправлен в СИЗО на два месяца

Избившего контролера-ревизора мужчину осудили на 3,5 года

Капитальный ремонт сетей водоснабжения стартовал в Шатуре

Опасен для себя и окружающих: почему нельзя пить антидепрессанты без назначения врача


Музыкальные новости

Певица Диана Арбенина опубликовала редкое фото матери

Тимати посетил акцию в память о жертвах теракта в «Крокусе»

В Курской области выступил Национальный оркестр России под управлением Владимира Спивакова

Кто из российских звезд перевел миллионы рублей жертвам «Крокуса»: сколько пожертвовали SHAMAN, Моргенштерн*, Бузова, Крид, INSTASAMKA, «Пикник» и другие



Топливному компромиссу между Украиной и Азербайджаном пришел конец?

МЧС предупредило о рисках подтоплений в 47 регионах России

Заказать недорогой ремонт кухонной мебели в районе в Москве и Московской области

Эксперты КА «Главный Советник» приняли участие в форуме «Тренды и антитренды корпоративного видео сегодня»


Всем по местам: в России назвали топ благополучных регионов

США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN

Миллиарды Абрамовича не помогли: либерал глумился над ЧП в "Крокусе"

Финал всероссийского студенческого трека Олимпиады Кружкового движения НТО «Летающая робототехника» 2024


Раньше срока. Собянин: новая развязка улучшит движение для 600 тыс. человек

Актуализированы своды правил, регулирующие вопросы прокладки наружных сетей и развития автодорог

Энергетические поля компенсируют растущие потребности в электроэнергии

Отставка Кудашова и уход Гусева и Уила: кого «Динамо» рискует потерять после вылета из Кубка Гагарина


Мособлдума выступила за присвоение Красноармейску высокого звания

Путин уточнил у Беглова причины снижения популярности Петербурга у туристов

Путин оценил перспективы строительства ВСМ Москва — Санкт-Петербург

Путин оценил перспективы строительства ВСМ «Москва — Санкт-Петербург»


Марио Митай: «Фанаты орали: «Вы играете как девочки! Если так продолжится, переломаем вам ноги!»



Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном

СМИ: Байден и Шольц не успели предложить Москве обменять Навального


Узкое горлышко: зачем даже маленькой компании регламенты

ЗАМЕСТИТЕЛЬ ДИРЕКТОРА РОСГВАРДИИ ГЕНЕРАЛ-ПОЛКОВНИК АЛЕКСЕЙ ВОРОБЬЕВ ВРУЧИЛ НАГРАДЫ ВОЕННЫМ ВРАЧАМ ГЛАВНОГО ГОСПИТАЛЯ ВЕДОМСТВА И НАВЕСТИЛ РАНЕНЫХ РОСГВАРДЕЙЦЕВ

Сотрудники СберСтрахования жизни приняли участие в донорстве крови

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Пилотный проект Социального фонда по профилактике профзаболеваний показал улучшение состояния здоровья работников


Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»

Отставка Кудашова и уход Гусева и Уила: кого «Динамо» рискует потерять после вылета из Кубка Гагарина

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве

GeekVape в сотрудничестве с Absolute Racing выиграла чемпионат в категории GT3




Собянин: Начался прием заявок на участие в программе «Твой старт в туризме»

Собянин рассказал о строительстве станции «Корниловская» Троицкой линии метро

Собянин открыл движение по путепроводу через МЦД-3 и будущий ВСМ

Раньше срока. Собянин: новая развязка улучшит движение для 600 тыс. человек


США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World

Энергетические поля компенсируют растущие потребности в электроэнергии


Опасен для себя и окружающих: почему нельзя пить антидепрессанты без назначения врача

"Металлург" обыграл "Спартак" в пятом матче серии 1/4 финала плей-офф КХЛ

Ким Чен Ын - наш: Россия заблокировала в СБ ООН резолюцию США о работе комитета по КНДР

ТАСС: в Москве задержали директора "Росатома" Сахарова по делу о крупной взятке


В Архангельске прошел Всероссийский турнир по теннису

В Архангельске завершился всероссийский турнир по теннису

В Архангельске состоится II Межрегиональный симпозиум «Региональные аспекты рыбного хозяйства»

Архангельск вышел в финал премии "Туристические города"


Книжная выставка "Необъятен и велик мир чудесных детских книг", открытие Недели детской книги

Выставка-экскурс «Художественный мир Гоголя»

Творческая встреча с искателем приключений состоится в Симферополе

Военные следователи провели в Симферопольском районе очередное мероприятие по обеспечению соблюдения законодательства о воинском учете


Что произошло с Константином Хабенским: откуда появилась новость о том, что актер застрелил управляющего «Крокусом» — был ли его сын в здании во время теракта

Диетолог Джервасио назвала продукты, которые стоит убрать для разгона метаболизма

ЦППК назначит компенсационные автобусы по будням в апреле

Три школьницы из Жуковского выиграли на всероссийской олимпиаде по МХК












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»






В ЦФО объем выдач ипотеки вырос в два раза

Три школьницы из Жуковского выиграли на всероссийской олимпиаде по МХК

Путин уточнил у Беглова причины снижения популярности Петербурга у туристов

Родителям будущих школьников в Ступине напомнили о записи в первый класс с 1 апреля