Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

0

Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga viti 2022, njoftoi gjyqësori iranian.

“Babak Shahbazi... u ekzekutua me varje mëngjesin e sotëm, pas një procesi të drejtë gjyqësor dhe pas konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme”, njoftoi portali i gjyqësorit, Mizan Online.

Nuk është menjëherë e qartë kur Shahbazi u arrestua, por Mizan tha se ai u dënua me vdekje për akuzat të “korrupsionit në tokë” – term që shpesh përdoret për aktivitete që shihen si kërcënim për sigurinë kombëtare të Iranit – dhe “luftës kundër Zotit”.

Mizan raportoi se ai ishte përfshirë në projektimin dhe instalimin e sistemeve industriale të ftohjes për kompani të lidhura me objekte ushtarake dhe të organizatave të sigurisë dhe telekomunikacionit.

Ai kishte qasje në këto objekte dhe kjo i mundësoi “t’i ofronte informacione Mossad-it në këmbim të parave dhe qëndrimit në një shtet të huaj”, shtoi Mizan.

Që nga lufta 12-ditore me Izraelin në qershor, Irani është zotuar se do të ketë drejtësi të shpejtë për personat e akuzuar për bashkëpunim me armikun e tij të përbetuar.

Në gusht, autoritetet ekzekutuan Roozbeh Vadi – që punonte në një degë të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit – pasi e dënuan për dhënie të informacionit për shkencëtarët dhe objektet bërthamore të Iranit.

Në fund të korrikut, agjencia për inteligjencë e Iranit njoftoi se ishin arrestuar “20 spiunë, agjentë operativë dhe mbështetës të Mossad-it, si dhe elementë të lidhur me oficerët e inteligjencës [së Izraelit] në Teheran” si dhe në disa provinca të tjera.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani është shteti i dytë me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë, pas Kinës.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса