ru24.net
Evropaelire.org
Май
2022

Новости за 01.05.2022

Shkup: Punëtorët kërkojnë rritjen e pagave

Evropaelire.org 

Nën tingujt e këngës “Bella Ciao”, mijëra punonjës të dielën protestuan në Shkup për rritjen e pagave dhe kushte më të mira në punë, duke shënuar kështu 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. “Ne iu kemi ndërtuar shtet, ju na keni lënë pa rrogë”, “Luksi juaj është nga puna jonë”, “Paga të rritet, të rinjtë të qëndrojnë”, “Gjithçka duhet të ndërpritet që punëtori të mbijetojë”, Pa fajdexhinj, shefa dhe bankierë mundemi, pa punëtorë nuk mundemi”,  “Nuk ka punë pa para”, këto ishin vetëm disa... Читать дальше...

Si arriti Finlanda të bëhet “mrekulli e edukimit”?

Evropaelire.org 

Sistemi i edukimit në Finlandë konsiderohet si ndër më të përsosurit në botë. Atmosfera në klasa është shumë e mirë, nxënësit janë shumë kuriozë për shkollën, kanë pak ose aspak detyra dhe ndihen të motivuar. Në këtë edicion të rubrikës Të flasim, profesorët finlandezë tregojnë se si kanë arritur deri në këtë nivel.

Punëtorët kërkojnë që Qeveria të plotësojë kërkesat e tyre

Evropaelire.org 

"Qeveri zbato ligjet për punëtorët e sektorit privat të cilat vetë i ke miratuar, Qeveri vlerëso punën dhe mundin, Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive, krijo fondin social, themelo gjykatën e punës, Qeveri fillo sa më parë aplikimin e sigurimeve shëndetësore" – këto ishin kërkesat e sindikalistëve të punëtorëve në sektorin privat, të cilët protestuan në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë ditë u organizua edhe një protestë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Читать дальше...

Punëtorët kërkojnë t'iu vlerësohet mundi

Evropaelire.org 

Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës nuk kërkojnë lëmoshë, por “kërkojmë që djersa jonë të paguhet”. Në Prishtinë u mbajt edhe një protestë tjetër, ku u kërkua barazi në shoqëri. Protesta punëtorët kanë mbajtur edhe në Shkup, Beograd dhe Sarajevë.

Myftiu Tërnava ua uron besimtarëve Fitër Bajramin

Evropaelire.org 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, teksa ka thënë se kjo festë ka në thelb solidaritetin. Myslimanët në mbarë botën më 1 maj përfundojnë Muajin e Ramazanit. Në mesazhin e tij në prag të Fitër Bajramit, myftiu Tërnava, bëri thirrje për paqe në mbarë botën. Ai tha se në shumë vende të botës ka konflikte, prej të cilave po pësojnë qytetarët e pafajshëm. “Edhe në këtë natë të madhe në prag të Fitër Bajramit lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira... Читать дальше...

IS merr përgjegjësinë për sulmin me bombë në Afganistan

Evropaelire.org 

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Kabul të Afganistanit, që ndodhi më 30 prill. Një grua u vra dhe tre persona u plagosën në sulmin me bombë, tha policia në Kabul. Megjithatë, deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në xhaminë Khalifa Sahib të Kabulit, që la të vrarë të paktën dhjetë persona dhe 30 të plagosur. Kreu i kësaj xhamie ka pretenduar se mbi 50 persona janë vrarë gjatë sulmit. ... Читать дальше...

"Nuk kam para as për shërim"

Evropaelire.org 

Sedat Damka (61) nga Prizreni ka 18 vjet që merret me të gjitha llojet e punëve të përditshme, në mënyrë që të mbajë familjen e tij pesëanëtarëshe. Ai çdo ditë pret në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit dhe si punëtor krahu kërkon që të gjejë punën e radhës. Sipas autoriteteve lokale, “tregu i rrugës” ekziston me dekada në këtë qytet në jugperëndim të Kosovës. Më herët, në të njëjtin vend mblidheshin dhjetëra persona të papunë, ndërsa në fundjavë, punë të rregullt në rrugë kërkonin edhe ata që kishin një vend pune gjatë javës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова обыграла первую ракетку мира на турнире WTA






В городской гимназии № 7 Брянска состоялась акция «Сдаём вместе.День сдачи ЕГЭ родителями»

Замглавврача Видновской больницы Асанов: диспансеризацию проходят за два часа

Синюю плесень обнаружили в БАДе, которым отравились сотни человек в Японии

Жители Калмыкии могут бесплатно отправить посылку в зону СВО