ru24.net
Evropaelire.org
Май
2022

Новости за 04.05.2022

Lajçak priti në darkë joformale Kurtin e Vuçiqin

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi u realizua në Berlin, ku Kurti dhe Vuçiq takuan të mërkurën edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. “Mirëpresim mundësinë për diskutime rreth dialogut, në një darkë joformale, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Berlin. Faleminderit Qeverisë gjermane për pritjen. Читать дальше...

Kurti paralajmëron aplikimin e Kosovës në KE dhe Partneritet për Paqe 

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpejti, do të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.  Kurti i bëri komentet në Berlin, pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.  Scholz priti të mërkurën në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Ky i fundit reagoi ndaj paralajmërimeve të Kosovës se do të bëjë përpjekje të anëtarësohet në organizata të reja ndërkombëtare.  “Nëse dikush nuk dëshiron të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit... Читать дальше...

Parlamentarët britanikë i kërkojnë raportim Elon Muskut

Evropaelire.org 

Një komitet parlamentar britanik që shqyrton draft-legjislacionin e sigurisë në internet ka ftuar Elon Musk të diskutojë planet e tij për të blerë Twitter dhe ndryshimet që ai po propozon për platformën e mediave sociale. Komiteti dixhital i Parlamentit i kërkoi pronarit të Teslas të mërkurën më 4 prill,  të jepte dëshmi më të hollësishme në lidhje me propozimet e tij. Musk tha se është shumë herët për të dhënë një përgjigje. “Jam i nderuar dhe falënderoj Parlamentin për ftesën e tyre, por do... Читать дальше...

Opozita maqedonase paralajmëron bllokimin e Kuvendit

Evropaelire.org 

VMRO DPMNE-ja ka paralajmëruar se do të bllokojë punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nëse shumica parlamentare refuzon kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i kësaj partie opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, ka thënë se zgjedhjet janë zgjidhje e vetme për nxjerrjen e vendit, sipas tij, nga kriza e thellë ekonomike, sociale e politike. “Ne, në organet e partisë, do të propozojmë format për ta detyruar pushtetin të pranojë kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Читать дальше...

Çfarë ndodh nëse “Roe v Wade” përmbyset? 

Evropaelire.org 

BBC  Gratë që jetojnë në rreth gjysmën e shteteve të SHBA-së së shpejti mund të humbasin qasjen në abort, sugjeron një dokument që ka rrjedhur nga Gjykata Supreme e këtij vendi.  Draft-opinioni i gjyqtarit Samuel Alito thotë se shumica e gjyqtarëve të Supremes favorizojnë përmbysjen e vendimit të vitit 1973, i njohur si “Roe v Wade”, i cili u ka dhënë grave të drejtën për abort.  Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale... Читать дальше...

Bosnja do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor 

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pavarësisht se politikanët e këtij vendi kanë dështuar që të pajtohen për reformën zgjedhore dhe për buxhetin e vitit 2022, që do të duhej ta financonte mbajtjen e zgjedhjeve. Komisioni tha më 4 maj se gjashtë nga shtatë anëtarët e tij kanë votuar në favor të caktimit të 2 tetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Qytetarët do të votojnë për anëtarin boshnjak, atë serb dhe kroat të Presidencës trepalëshe... Читать дальше...

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Evropaelire.org 

Qeveria e Gjermanisë konfirmoi se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Deputeti gjerman, Knut Abraham, tha se ka pyetur ekzekutivin e tij nëse do ta mbështeste aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm dhe se përgjigjja ka qenë pozitive. Abraham publikoi një letër, ku, mes tjerash, thuhet se Qeveria Federale e Gjermanisë “mbështet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”. “Është e rëndësishme të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me partnerët... Читать дальше...

Pekini mbyll disa metro për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Evropaelire.org 

Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të tij të metrosë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit. Autoritetet e metrosë përmes një mesazhi të shkurtër thanë më 4 maj se vendimi për mbylljen e 40 stacioneve, që kryesisht gjenden në qendër të qytetit, është në kuadër të masave për kontrollin e epidemisë, teksa nuk u dha ndonjë datë se kur do të rihapen të njëjtat. Pekini ka ndërmarrë një sërë masash kundër COVID-19, duke lejuar vetëm shërbimin ‘merre me vete’ nga restorantet dhe baret. Читать дальше...

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë, thanë më 4 maj zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Ky njoftim vjen disa ditë pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, u zotua se do të forcojë arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm” dhe kërcënoi se mund të përdorë armë bërthamore kundër rivalëve. Ky është rundi i 14-të i lëshimeve të raketave gjatë këtij viti në Korenë e Veriut dhe po ashtu vjen gjashtë ditë pasi presidenti i ri i Koresë së Jugut të marrë mandatin pesëvjeçar. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова победила Самсонову в первом круге турнира WTA в Штутгарте






«Вечное. Живое. Личное»: персональная выставка Василия Вдовина в зале «Лаврушинский`15»

14 направлений из оренбургского аэропорта будут доступны в майские праздники

Жители Ростова в очередной раз высказались против застройки Левобережной рощи: там нужен экопарк

В России представили первые наушники с аппаратным улучшением настроения