ru24.net
Evropaelire.org
Май
2022

Новости за 18.05.2022

Edi Rama i kundërvihet Gjukanoviqit dhe Osmanit për “Ballkanin e Hapur”

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është vënë kundër presidenitit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani të mërkurën pas deklaratës së tyre të përbashkët kundër “Ballkanit të Hapur,” iniciativës për bashkëpunim rajonal që zyrtarisht përkrahet nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por refuzohet nga Kosova, Bosnja Herzegovina dhe Mali i Zi. Rama ka vënë sërish peshën e tij politike prapa kësaj iniciative rajonale përkundër kundërshtimit të vazhdueshëm të saj nga akterët politikë në rajon. Читать дальше...

Nëndetësja sovjetike e Shqipërisë që refuzon të fundoset

Evropaelire.org 

E stampuar me numrin 105, “Stuhia” është nëndetësja e fundit e mbijetuar nga “Projekti 6032” i Bashkimit Sovjetik, i cili u braktis nga Moska në ujërat shqiptare, pasi diktatori komunist, Enver Hoxha, shkëputi marrëdhëniet me rusët. Një ish-marinar që e ka mirëmbajtur këtë nëndetëse, duke kryer renovime në brendësinë e saj, tha se nëndetësja ishte plaçkitur në revoltën e vitit 1997. Por, se çfarë do të ndodhë me fatin e nëndetëses, është ende e paqartë. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)

Zyra e Prokurorit të Specializuar mirëpret vendimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Evropaelire.org 

Pas dhënies së vendimit të sotëm në gjykimin kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, Prokurori i Specializuar, Jack Smith, shprehu angazhimin e tij për të hetuar dhe ndjekur penalisht me vigjilencë të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë. Në njoftim thuhet se Smith deklaroi se sot është vendosur drejtësi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, pasi janë shpallur fajtorë. “Sot është vendosur drejtësi. Z. Gucati dhe Z. Haradinaj janë shpallur fajtorë për krimet e tyre... Читать дальше...

Qeveria "nuk përfill" sindikatat

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe sindikatat duket se e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët.     Sindikalistët thonë se Qeveria as që i merr parasysh kërkesat e tyre, që lidhen me kushtet e punës; Qeveria hesht përballë kritikave.  Radio Evropa e Lirë, më 16 dhe 18 maj, ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të Qeverisë se Kosovës, Përparim Kryeziu, për raportet e ekzekutivit me sindikatat, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë asnjë përgjigje.  Javëve të fundit... Читать дальше...

Apeli kthen tarifat e vjetra të rrymës në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë pritet të rikthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasi Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetoi një vendim të Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për tarifat e reja. Apeli ka vendosur pas ankesës së ZRRE-së, duke thënë se ishte e pabazuar. “Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit... Читать дальше...

Osmani: Disa individë në Sofje duan provokime, jo marrëveshje

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut i ka quajtur provokime deklaratat e zyrtarëve bullgarë se nuk duhet të lejohet “maqedonizimi i Bashkimit Evropian”. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pa apostrofuar presidentin bullgar, Rumen Radev, i cili e kishte dhënë një deklaratë të tillë, më 16 maj, në Berlin, tha të mërkurën se në Sofje ka të tillë që duan të provokojnë dhe fajin për dështimin e procesit të integrimit t’ia hedhin Maqedonisë së Veriut.  Sipas Osmanit, tani topi është në fushën bullgare dhe, sipas tij... Читать дальше...

Haradinaj e Gucati do të apelojnë vendimin e Speciales

Evropaelire.org 

Ekipet mbrojtëse të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit konfirmuan për gazetarët se do të apelojnë aktgjykimin dënues për dy të akuzuarit, shqiptuar më 18 maj nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës Nasim Haradinaj, u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. “Ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe... Читать дальше...

Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij në Prishtinë tha se e mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjukanoviq po qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ai është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentët e dyja shteteve fqinje kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë theksuar përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, siç është thënë, për të siguruar më shumë stabilitet, paqe dhe zhvillim në rajon. Читать дальше...



Hovenier: Duhet punë sistemore për të luftuar dhunën në familje

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se institucionet në Kosovë duhet të bëjnë më shumë për të siguruar parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje brenda vendit. “Testi i çdo demokracie është mënyra se si trajtohen njerëzit më të pambrojtur”, tha ambasadori gjatë një diskutimi të organizuar nga Lëvizja FOL, ku u prezantua raporti statistikor në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Hovenier përmendi rastin e vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani, në gusht të vitit 2021 në Ferizaj. Читать дальше...

Alarm i rrejshëm për mjete shpërthyese në shkollën “Xhevdet Doda”

Evropaelire.org 

Drejtuesi i Shkollës së Mesme "Xhevdet Doda" në Prishtinë, tha se kërcënimi për shpërthime në këtë shkollë, ka rezultuar të jetë i rrejshëm. Drejtori i "Xhevdet Dodës", Azem Jaha, tha për Radion Evropa e Lirë se policia i kishte njoftuar më herët gjatë 18 majit, që të largohen nga objekti i shkollës.  “Policia ka ardhur në shkollë dhe na ka urdhëruar që për pesë minuta ta lirojmë shkollën. Gjithçka ka shkuar në rregull, nuk ka kurfarë telashe”, tha Jaha. Ai shtoi se nesër mësimi do të vazhdojë normalisht. Читать дальше...

Bërnabiq-Kovaçevski: Bashkëpunimi dhe stabiliteti, me rëndësi për të ardhmen e Ballkanit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerësojnë se bashkëpunimi dhe stabiliteti mes shteteve ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Ballkanit. Në Samitin Ekonomik “Maqedonia 2005” në Shkup, të mërkurën më 18 maj, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në kohën e krizës së madhe ekonomike, me të cilën për përballet bota, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi, paqja dhe stabiliteti janë prioritetet kryesore të Serbisë. Читать дальше...

Klinaku: Aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, vendim politik

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se aktgjykimi dënues ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara ishte “politik” dhe e quajti këtë institucion “gjykatë politike". Më 18 maj, trupi gjykues shpalli fajtorë drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajt, për akuzat e pengimit të administrimit të drejtësisë dhe i dënoi me nga katër vjet e gjysmë burgim.... Читать дальше...

Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë që nga viti 1982

Evropaelire.org 

Inflacioni në Britani muajin e kaluar është rritur në nivelin më të lartë vjetor që nga viti 1982, duke rritur presionin ndaj ministrit të Financave, Rishi Sunak, që të shtojë ndihmën për amvisëritë, të cilat po përballen me krizën më të rëndë të rritjes së çmimeve të jetesës. Në prill, inflacioni për çmimet e konsumit arriti në 9 për qind, tha Zyra Kombëtare e Statistikave, duke tejkaluar nivelin më të lartë të recesionit, që ishte regjistruar në vitet ’90. Ndërkaq, funta britanike ka rënë për... Читать дальше...

Koreja e Veriut pretendon se mbi 1 milion persona janë shëruar nga COVID-19

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut tha më 18 maj se mbi 1 milion persona veçse janë shëruar nga sëmundja COVID-19, vetëm një javë pasi njoftoi për shpërthimin e koronavirusit, teksa duket se ky shtet po tenton që ta menaxhojë situatën në izolim, pasi ekspertët botërorë shprehën shqetësim për kërcënimin ndaj shëndetit publik. Të mërkurën, selia kundër virusit njoftoi për 232,880 raste të reja me temperaturë dhe gjashtë vdekje, tha media shtetërore. Këto shifra sjellin në 62 numrin e përgjithshëm të vdekjeve dhe mbi... Читать дальше...

Gucati dhe Haradinaj dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020. "Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall fajtorë për: pengim të personave zyrtarë në kryerjen e veprimeve zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim të personave... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Полина Кудерметова проиграла Плишковой в первом круге турнира WTA в Руане






В России научились остановить кровь за 15 секунд

Наталья Сергунина: Востребованность ...

Шторм в Москве опрокинул остановки и деревья

В Москве мигрант попытался выкинуть школьника с третьего этажа, но мальчику удалось вырваться