ru24.net
Evropaelire.org
Май
2022

Новости за 20.05.2022

Spanja me 30 raste të lisë së majmunëve, të lidhura me saunën

Evropaelire.org 

Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të reja të lisë së majmunëve, kryesisht në rajonin e Madridit, ku shumica e rasteve të reja të infeksionit lidhen me përhapjen në sauna. Me këtë, numri i përgjithshëm në Spanjë tani ka arritur në 30, ndërsa 23 raste të konfirmuara tani janë identifikuar në Portugalinë fqinje, ku të premten u zbuluan nëntë raste të reja. Autoritetet e Madridit po punojnë për të mbikëqyrur rastet që rrjedhin kryesisht nga një epidemi e vetme në sauna, tha të premten shefi rajonal i shëndetësisë Enrique Ruiz Escudero. Читать дальше...

Punëtorët, të papaguar për orët shtesë

Evropaelire.org 

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut ankohen se është bërë dukuri e zakonshme që të mos u paguhet puna shtesë, përkatësisht orët e punës që realizojnë jashtë orarit të punës, edhe pse kjo e drejtë u garantohet me ligj. “Tashmë 20 vjet punoj në kompaninë e njëjtë. Në përgjithësi punoja shumë orë më shumë nga ajo që parashihet me ligj, megjithëse asnjëherë nuk jam paguar për angazhimin tim jashtë orarit të punës. Në vend se të më paguheshin orët e punës jashtë orarit, pronari më detyronte të dilja më herët nga puna në ditët që s’kishte punë". Читать дальше...

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon të dijë origjinën e materialeve shfajësuese

Evropaelire.org 

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që të dijë nëse materialet shfajësuese që po nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë burimin te shërbimet sekrete apo te prokuroritë serbe. Më 20 maj në Dhomat e Specializuara po mbahet seanca e 12-të statusore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga ZPS-ja. Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit... Читать дальше...

Shkaqet që çojnë në aksidentimin e autobusëve 

Evropaelire.org 

Në dy dekadat e fundit kanë ndodhur disa aksidente të rënda që kanë përfshirë autobusë nga Kosova drejt destinacioneve të largëta. Më 19 maj, tetë udhëtarë kanë mbetur të plagosur, kur autobusi me targa të Kosovës, me të cilin udhëtonin, është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Armend Tours”, së cilës i përkiste autobusi, por ajo nuk është përgjigjur. REL-it nuk i është përgjigjur për informacione shtesë as Ministria e Jashtme e Kosovës. Читать дальше...

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski dënohet me nëntë vjet burgim

Evropaelire.org 

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës dhe të autoritetit zyrtar, në vitin 2011 dhe 2012. Gruevski, i cili është arratisur në Hungari, së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski. Nga trupi gjykues, vepra ekryer... Читать дальше...

Protestë për rritje të pagave

Evropaelire.org 

Pagesa prej 100 eurosh në muaj, derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale, ishin kërkesat kryesore të punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë. Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim... Читать дальше...

Të shtunën Rusia pezullon gazin për Finlandën

Evropaelire.org 

Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndërpresë furnizimet e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, më 21 maj, njoftoi të premten shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum. Gasum refuzoi t’i paguante Gazprom-it në rubla, të cilat Rusia ua ka kërkuar vendeve evropiane.  “Është për të ardhur shumë keq që furnizimet e gazit natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të pezullohen”, tha drejtori ekzekutiv i Gasumit, Mika Vilanen. “Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për... Читать дальше...

Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 

Evropaelire.org 

Reuters Disa raste të lisë së majmunëve janë raportuar ose dyshohen në Britani, Portugali, Spanjë dhe Shtete të Bashkuara. Përhapja ka ndezur alarmin, sepse sëmundja virale, e cila bartet përmes kontakteve të ngushta dhe është zbuluar për herë të parë në majmunë, shfaqet kryesisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të Afrikës, ndërsa vetëm herë pas here diku tjetër. “Shumë e pazakonshme” Lia e majmunëve është një virus që shkakton simptoma të temperaturës dhe puçrra të kuqe. Zakonisht është e lehtë... Читать дальше...

QUINT-i sërish i bën thirrje Qeverisë të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Evropaelire.org 

Shtetet e QUINT-it sërish i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Më 20 maj mbushen gjashtë vjet qëkur Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Ky vendim nuk është zbatuar, pavarësisht se vendimet e Kushtetueses janë të obligueshme. Читать дальше...

Katër të plagosur pas një sulmi në Norvegji

Evropaelire.org 

Të paktën katër persona janë therur me thikë në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë, tha policia lokale. Një prej viktimave raportohet se është në gjendje kritike. I dyshuari më pas është arrestuar, thanë zyrtarët. “Mund të konfirmoj se e kemi të dyshuarin nën kontroll”, tha për Reuters një zëdhënës i Policisë. Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë motive dyshojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe policia tha se qytetarët kanë treguar se sulmuesi “rastësisht” ka zgjedhur viktimat që i ka sulmuar. Читать дальше...

Kanadaja ndalon kompaninë kineze Huawei nga rrjeti 5G

Evropaelire.org 

Kompanitë që shpërndajnë rrjetin nuk do të lejohen që të instalojnë pajisje të kompanisë Huawei në rrjetet e tyre me shpejtësi të lartë 5G, tha Qeveria kanadeze, duke iu bashkuar aleatëve të tjerë në ndalimin e kësaj kompanie kineze të teknologjisë. Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia, Zelanda e Re dhe shtete të tjera më herët kanë ndaluar apo kufizuar pajisjet nga Huawei në rrjetet e tyre 5G. “Ne po njoftojmë për qëllimin tonë që të ndalojmë përfshirjen e produkteve dhe shërbimeve të Huawei dhe ZTE në sistemet e telekomunikacionit”... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри






«Надо заканчивать на хорошей ноте»: Гараничев стал чемпионом России в сингл-миксте перед завершением карьеры

Избитой в Подмосковье глухонемой таксистке помогли отремонтировать машину

В Подмосковье пьяная женщина устроила массовое ДТП с участием восьми машин

В списках погибших во время теракта оказался переехавший из Брянска в Москву  Дмитрий Башлыков