Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29
30
31

Hovenier: SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën

0
Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses dhe të avancojë, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën.


Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit lamtumirës që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën, vendosën kurora lulesh pranë shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.


“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë puna ime e ëndrrave që të shërbej si ambasador amerikan në këto tre vjet dhe të kem mundësinë që të punoj me popullin e Kosovës dhe të ndihmoj shtetin që të përparojë. SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam ta shohim Kosovën që të ketë sukses, të avancojë”, tha Hovenier.


Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit.


Presidentja Osmani e falënderoi Hovenierin për bashkëpunimin në këto tre vjet dhe punën, siç tha ajo, “në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë”.


Ajo përmendi se Hovenieri është angazhuar për çështjen e Kosovës që një çerek shekulli, pasi tha se ai ishte pjesë e ekipit të presidentit Marti Ahtisaari, i cili hartoi planin që çoi në pavarësinë e Kosovës.


Hovenier tha se nëse krahasohet Kosova nga vitet ’90 me sot, “s’ka dyshim” që shteti ka shënuar progres.


“Po largohem si një mik më i madh i Kosovës sesa kur arrita”, përfundoi ai.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Юлия Путинцева

Путинцева откровенно высказалась о России






В ХАМАСе оценили заявление Путина о действиях Израиля в секторе Газа

Умер российский композитор Михаил Чекалин

Останки 24 человек, погибших в катастрофе самолета у Актау, доставили в Баку

Тибетское убежище звездного бога. Продолжение рассказа о немецкой экспедиции на Тибет.