Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2017

Guatemala ndjek shembullin e SHBA-së për Jerusalemin

0
Presidenti i Guatelamës, Jimmy Morales, ka thënë se vendi i tij do të bart ambasadën në Jerusalem, duke ndjekur hapin e njëjtë sikur Shtetet e Bashkuara.


Morales ka thënë se ka vendosur për ndërrimin e lokacionit nga Tel Avivi në Jerusalem, pasi ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.


Presidenti amerikan, Donald Trump ka zemrëruar botën arbane dhe aleatët e tij kudo në botë kur njoftoi gjatë këtij muaji, se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 129 vota në favor të një draft rezoulte, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i Uashingtonit për Jerusalemin.


Guatemala, ishte vetëm një nga shtatë shtetet që e përkrahën SHBA-në, për të votuar kundër rezolutës.


Trump ka kërcënuar se mund të ndërpresë ndihmën financiare për shtetet që kanë votuar në favor të rezolutës së OKB-së.


Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса