Добавить новость
ru24.net
World News
Январь
2018

Dy persona të vdekur nga zjarri në një hotel në Pragë

0
Një zjarr në një hotel në qendër të Pragës ka lënë të vdekur dy persona dhe shumë të tjerë të lënduar, kanë njoftuar shpëtimtarët.


Zëdhënësja e ambulancës në kryeqytetin çek, Jana Postova, ka thënë se dy persona kanë vdekur si shkak i zjarrit gjatë ditës së djeshme në hotelin Eurostars David Hotel.


Nacionalitetet e personave të vdekur ende nuk janë bërë të ditura.


“Jemi duke trajtuar shtatë persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”, është cituar të ketë thënë Posotova, sipas AFP.


Ajo ka shtuar se 40 persona është dashur të largohen nga hoteli, që gjendet afër Teatrit Kombëtar dhe vetëm disa blloqe larg Lumit Vltava në Pragë.


Zyrtarët kanë thënë se korridoret dhe shkallët e hotelit kanë vështirësuar punën.


Dy zjarrfikës janë lënduar në korridoret e errëta.


Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса