Shtatë persona të arrestuar pas rrahjes së gruas afgane
Zyrtarët afganë kanë thënë se shtatë burra janë arrestuar, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në rrahjen e një gruaje, në një incident të publikuar në rrjetet sociale javën e kaluar.
Të arrestuarit janë të afërm të viktimës, ka thënë një zëdhënës i provincës Takhar për Shërbimin e Afganistanit të Radios Evropa e Lirë.
Rrahja është raportuar të ketë ndodhur në dhjetor në distriktin Chah Aab në verilindje të provincës.
Në video shihet një grua e mbuluar në një burka të kaltër e cila rrahet brutalisht nga një turmë burrash.
“Burrat e arrestuar janë të afër të gruas”, e cila tani është në një shtëpi të sigurtë në qendër të provincës”, ka thënë zëdhënësi i guvernatorit, Sunatullah Temor.
Dëshmitarët kanë thënë se gruaja 22 vjeçare është ndëshkuar pas një urdhëri të klerikëve lokalë, të cilat e kishin cilësuar atë të fajshme për lidhje jashtëmartesore, derisa burri i saj ishte në Iran.
Këto përvoja nuk janë të pazakonshme në Afganistan. Në vitet e fundit është raportuar edhe për shumë gra të tjera që janë përballur me ndëshkim publik për krime të supozuara morale.
Një nga rastet më të përmendura ka qenë vrasja e dhunshme e 27 vjeçares, Farkhunda Malikzada, e cila është rrahur për vdekje nga turma në Kabul, e cila është akuzuar rrejshëm për djegie të kopjes së Kuranit.
Vdekja e saj më 2015 kishte ngjallur protesta kombëtare dhe zemërim brenda shtetit.