Добавить новость
ru24.net
World News
Март
2018

SHBA-ja dhe Britania kërkojnë shpjegime nga Moska për rastin Skripal

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u pajtua me kryeministren britanike, Theresa May, se Moska duhet të ofrojë "përgjigje të qarta" rreth përdorimit të një agjenti nervor, prodhim rus, për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, më 4 mars në Britani.


"Presidenti Trump u dakordua me kryeministren May se Qeveria e Federatës Ruse duhet të ofrojë përgjigje të qarta sa i përket asaj se si kjo armë kimike, e zhvilluar në Rusi, është përdorur në Mbretërinë e Bashkuar", tha Shtëpia e Bardhë pas bisedës telefonike midis Trumpit dhe Mayt.


"Dy udhëheqësit janë pajtuar edhe për nevojën e pasojave për ata që i përdorin këto armë të tmerrshme, duke i shkelur në mënyrë flagrante normat ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.


Më herët, Trump u ka thënë gazetarëve se Uashingtoni do të dënojë "Rusinë ose këdo" që qëndron pas helmimit të Skripalit dhe të vajzës së tij në qytetin Sallsbëri.


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa këtij rasti dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса