Добавить новость
ru24.net
World News
Март
2018

Apostolova: Gazi lotsjellës në Kuvend është kundër parimeve të BE-së

0
Jam e tronditur me atë që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova. Këto komente ajo i bëri në ambientet e Kuvendit të Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes, në përpjekje të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.


Apostolova tha se e ka takuar edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, të cilit i ka prezantuar qëndrimin e BE-së se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme për parimet e politikave evropiane.


“Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, vendin e demokracisë së një populli dhe vendi, është kundër parimeve të BE-së dhe e kthen prapa Kosovën në rrugën e saj për zhvillimin demokratik dhe kjo me të vërtetë është e rrezikshme”, tha Apostolova.


Ajo ka inkurajuar deputetët që të kthehen dhe të votojnë ratifikimin e demarkacionit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса