Britania hap hetime të reja ndaj televizionit rus RT
Këto iu shtohen shtatë hetimeve të nisura muajin e kaluar, për të parë nëse kanali i ka shkelur rregullat e paanshmërisë pas helmimit të një ish-agjenti rus në Britani, në muajin mars.
Ofcom tha në atë kohë se ka pasur "rritje të konsiderueshme" në numrin e transmetimeve të RT-së që kanë shkaktuar shqetësime që nga sulmi me agjent nervor ndaj Sergei Skripalit dhe vajzës së tij.
"Transmetimet tona janë një burim i pafund i hetimeve të Ofcom-it. Pa marrë parasysh se çfarë zgjedhin, ata nuk mund të gjejnë asgjë, por nuk heqin dorë nga shpresa", tha në Twitter kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.
Britania e fajëson qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, për sulmin ndaj Skripalit në qytetin Sallsbëri të Anglisë.
Moska e mohon përfshirjen.
