Добавить новость
ru24.net
World News
Июнь
2018

Kosovë: Aktakuzë për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

0
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ngriti aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.Sh. për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të pandehurit E.D. për veprën penale mashtrim i mbetur në tentativë.


“I pandehuri B.Sh. si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe tejkaluar kompetencat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dhe i pandehuri E.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, kanë përmbushur elementet e veprës penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatën për media të dërguar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.


Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса