Добавить новость
ru24.net
World News
Июнь
2018

Agjencia për migrim e OKB-së e refuzon kandidatin e Trumpit

0
Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara e refuzoi kandidatin për udhëheqës, të emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.


Ky post është mbajtur nga amerikanët qysh në vitin 1951.


Diplomatët që morën pjesë në tri raunde votimi në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim u thanë mediave se Ken Isaacs, nga organizata humanitare e krishterë, Samaritan's Purse, u eliminua dhe se konkursi vazhdon.


Gara tani zhvillohet në mes të Antonio Vitorinos, ish-komisionar i Bashkimit Evropian nga Portugalia, dhe Laura Thompsonit nga Kosta Rika.


Kandidatura e Isaacit u dëmtua nga vendimet e administratës Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane dhe për ndarjet e familjeve imigrante.


Sipas disa njoftimeve, kandidatura e tij u përball edhe me akuzat për komente anti-myslimane.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса