Добавить новость
ru24.net
World News
Июль
2018

Trump: Plani për Brexit “mund ta vrasë” marrëveshjen tregtare me SHBA-në

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit ec përpara


Në një intervistë për gazetën britanike The Sun, Trump tha se plani i Theresa May “do ta vriste ndoshta marrëveshjen”, pasi me atë plan, “SHBA do të duhej të merrej me Bashkimin Evropian dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar”.


May dëshiron të flasë për një marrëveshje të tregtisë me Trumpin, i cili ndodhet për vizitë në Britani.


May ka thënë se Brexit-i, apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.


Plani i saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it ka shkaktuar pakënaqësi edhe në kabinetin e saj, duke çuar në dorëheqjen e dy ministrave.


Në intervistën për The Sun, Trump përsëriti kritikat e tij për kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, për shkak të sulmeve terroriste gjatë vitit të kaluar në kryeqytetin britanik, duke thënë se ai “ka bërë një punë të tmerrshme”.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса