Добавить новость
ru24.net
World News
Август
2018

Serbia pranon dy avionët e tipit MiG-29 të blerë nga Rusia

0
Serbia ka pranuar dërgesën e dy avionëve luftarakë rusë të tipit MiG-29. Kjo dërgesë është e para, pasi Beogradi ka arritur një marrëveshjen me Moskën për të blerë gjashtë avionë.


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit të këtyre avionëve, që u mbajtë në aeroportin ushtrak në Beograd.


Rusia i ka dhuruar Serbisë gjashtë avionë MiG të përdorur dhe dy avionët që sot erdhën në Serbi, i janë nënshtruar riparimeve nga autoritetet ruse, pasi kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes.


Në total, Beogradi do t’i paguajë Moskës për riparim dhe mirëmbajtjen e gjashtë avionëve rreth 185 milionë euro.


Të prodhuar më 1989 dhe 1991, avionët e blerë nga Rusia janë më të rinj se MiG-ët që ka aktualisht Serbia, të cilat i ka blerë më 1987.


Serbia pretendon neutralitet ushtarak dhe formalisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por, po ashtu, Beogradi po negocion për blerjen e armëve shtesë nga Rusia, përfshirë këtu edhe helikopter sulmues dhe të transportit, sistemet raketore Buk-M1 dhe Buk-M2 si dhe sistemet anti-raketore Tunguska.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса