Добавить новость
ru24.net
World News
Сентябрь
2018

Guterres i kërkon Mianmarit të lirojë gazetarët e Reutersit

0
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Qeverisë së Mianmarit që t'i falë dy gazetarët e Reutersit, që janë dënuar me nga shtatë vjet burgim, pasi kanë raportuar për masakrat në shtetin Rakhine.


Guterres tha se "është e papranueshme që gazetarët e Reutersit të mbahen në burg për atë që kanë bërë".


"Shpresoj se qeveria do t'i falë dhe do t'i lirojë ata sa më shpejt që është e mundur", tha Guterres.


Gazetarët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë dënuar me nga shtatë vjet burgim më 3 shtator, për, siç është thënë, posedim të sekreteve shtetërore.


Ata kanë raportuar për dhunën e ushtrisë së Mianmarit që ka çuar në largimin e rreth 700,000 mysimanëve Rohingya drejt Bangladeshit.


Aung San Suu Kyi, udhëheqësja de facto e Birmanisë, ka thënë se gazetarët janë dënuar sepse kanë thyer ligjin dhe jo për shkak të punës si gazetarë.


Gazetarët e Reutersit i kanë mohuar akuzat.


Mianmari, i njohur edhe si Birmani, ka qenë në shënjestër të kritikave ndërkombëtare për shkak të trajtimit të myslimanëve Rohingya, sidomos në shtetin Rakhine.


Autoritetet e Mianmarit thonë se veprimet e tyre janë të drejtuara kundër militantëve të dhunshëm dhe jo kundër civilëve. 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса