Добавить новость
ru24.net
World News
Ноябрь
2018

Thaçi dhe Merkel bisedojnë për marrëveshjen me Serbinë

0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.


Përmes një postimi në Twitter, Thaçi thotë se me kancelaren Merkel ka biseduar për arritjen “e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.


“Të dy jemi pajtuar se mbështetja e Gjermanisë është qenësore për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian”, shkruan Thaçi.




Thaçi dhe Merkel janë në mesin e 70 udhëheqësve botërorë, të cilët gjenden në Paris, për të marrë pjesë në ceremonitë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.


Merkel më herët gjatë ditës është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar po ashtu për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.


Presidenti Thaçi përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ai kohëve të fundit ka proklamuar idenë e ndryshimit të kufirit mes dy shteteve, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij. Sipas Thaçit, korrigjimi i kufirit me Serbinë nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.


Kancelarja Merkel më herët është shprehur kundër një ideje të tillë.


*Video nga arkivi: Merkel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan







 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Australian Open

Мэдисон Киз победила Арину Соболенко и впервые в карьере выиграла Открытый чемпионат Австралии по теннису






Назван оптимальный рыбный рацион для пожилых людей

Эксперт назвала причины слежки за бывшими партнерами в социальных сетях

12-летний сын Плющенко выиграл турнир, в котором был единственным участником

Британский турист осужден в Москве: арест за нецензурную речь на пять суток