Qeveria ndan gjysmë milion euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll
Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0.
Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.
